Ka një fill shumë interesant që e lidh shpesh Gaz Bardhin me beteja private për llogari të eksponentëve politikë të majtë deri edhe të Erion Veliajt.
Gazment Bardhi nuk është politikan!
Politikani mbahet pas fjalës e Gazi me fjalën nuk është mik.
Gaz Bardhi për shembull nuk lexon dot sot pothuajse asgjë nga ato që ka thënë dje, sepse nëse e bën, thjesht përgënjeshtron vetveten.
Por Gazi ka namin që përdoret!
Dhe kur të del ky nam, vërsulen të gjithë kush e kush të të përdorë më fort. Dhe nëse qëllon në usta, do të të kërkojë të të përdorë edhe sa më shpesh!
Gaz Bardhi për shembull u përdor hapur nga të zemëruar me listën e Fierit, në një linjë aleancash private jo dhe aq të fshehta, që kalonin nga Braçja te Tabaku e në fund te Gazi.
Gazi ynë nuk lidhet dot pas fjale!
Nëse lexon sot se ç'thotë Gazi, të duhet të shpërthesh në gaz të nesërmen kur pret të lexosh vazhdimin dhe lexon një Gaz tjetër, që as përgënjeshtron, as kërkon ndjesë e as nuk skuqet.
Gazi ynë është Gaz i veçantë!
Gazin tonë e përdor ai që ka hallin e radhës dhe të cilit Gazi i shërben me të njëjtin nerv. Por asfare me besnikëri. Sapo kalon halli, kalon edhe Gazi!
Gazi nuk ka miq, ndaj ky shërbimi ndaj përdorësit të radhës nuk shpjegohet me borxhe shoqërie.
Por nëse nuk është thjesht një i lajthitur, pse Gazi është i hapur për çdo përdorim?
Gazi ishte i hapur që në betejën personale të Erion Veliajt, të përdorej kundër kujtdo që Veliaj besonte se mund t’i bëhej pengesë.
Në planin njerëzor nuk mund të akuzosh Erion Veliajn në luftën e tij për jetë a vdekje politike.
Po Gazi ku hyn te halli personal i Veliajt?
Demokratët e donin Veliajn jashtë zyrës kurse Gazi e do në zyrë. Dhe për ta kthyer Veliajn në zyrë, sulmoi e gjurmoi me tekstet e Veliajt, çdokënd që Veliaj nuk e sulmonte dot vetë.
I tillë ishte për shembull sulmi kundër Presidentit të Republikës. Gazi nuk ka kolegë, sepse Gazin edhe kolegët e duan sa herë e përdorin, aq kohë sa vazhdon përdorimi. Por nëse mes kolegësh ca gjëra edhe tejkalohen, me përdorës të kahut tjetër politik, i vetmi argument bindës mbetet pagesa.
Se nuk e besojmë dot që është thjesht ves! Pastaj qëllon që kur përdorësi mbetet shumë i kënaqur, të merr edhe në mbrojtje në portale ku ka të parapaguar një përqindje të mirë hapësire.
Quhet liri editoriale e kohës së Gazëve! Të paguaj rregullisht që të fus aq shkrime sa dua, kur të më duhet dhe kundër e pro kujt të dua. Por paguhet!
S’ka Gaz te daja veresie./CNA
Talljet ndaj Braverman nuk kanë mjaftuar që sekretarja e B...
Në librin e saj, "Brenga e Ballkanit" Edith Durham bën një...
Në Shqipëri po bie shi!Mediat, një javë rresht, lajmëronin...
Në çdo shtet të së drejtës, ligjet ekzistojnë për të mbroj...
Ka ligje që kalojnë pa u ndier; qetë, pa debat, pa tension...
Po përjetojmë një degradim total të situatës politike dhe,...
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Elez Biberaj, në datën e lindjes Qashtu siç e patën ndarë...
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? ...
U bënë zgjedhjet. U numëruan kutitë, u dhanë rezultatet, u...
Ndoqa fjalën e Z.Berisha sot në mbledhjen me kryetarët e deg...
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njëra-t...
Dje në mbrëmje, si çdokush që jeton në këtë vend, po ndiqj...
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme ve...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...