Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve kombëtare
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Shumë zhurmë u bë këto ditë për rastin "Salianji", i cili mblodhi më të votuarit e primareve dhe të listave të hapura të 11 majit në një kafe “pune” për të diskutuar “problematikat e PD-së”, fatin e partisë dhe aksionin e tyre, në kushtet e një analize të munguar nga Sali Berisha dhe drejtuesit e selisë blu.
Shumë u nxituan dhe u shprehën se po lindte një tjetër rrymë anti-Berishë. Mungesa e një reflektimi nga lidershipi blu, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, por edhe duke mos hyrë me kandidatë politikë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u interpretua si rebelim në radhët e demokratëve.
Deklaratat e mëpasme të z. Berisha, i cili nuk ishte aspak i shqetësuar nga ky takim, por edhe deklaratat e pjesëmarrësve në takimin “Salianji” lënë shkas për dyshime.
Më lejoni të jem skeptik e të mos mashtrohem nga lëvizje të tilla, fjalë të mëdha si “fraksione”, “demokraci e brendshme”, “ringritje”, “hapje”, “forcim dhe riorganizim për një vizion më të mirë politik”. Në Partinë Demokratike, prej më shumë se tri dekadash, çdo gjë ndodh vetëm me bekimin e Berishës. Pa atë, as gjethet e pemëve në oborrin e selisë nuk lëkunden. Dhe çdo “mendim ndryshe” është fasadë për t’i bërë njerëzit të besojnë se në PD ekziston ende fryma e debatit.
Absolutisht jo! Nëse do të guxonin, do të shpalleshin tradhtarë, do të ekzekutoheshin publikisht me gjuhë, me shpifje, do të përfundonin të baltosur, etiketuar, anatemuar deri në “7 breza” njësoj si Basha, i cili pati një mëkat kryesor: guxoi t’i thoshte “jo” Berishës. Që nga ai çast u bë “armik i popullit”, “peng i Sorosit”, “lake i ambasadave”, “horr”, “tradhtar”, “dryn” “bravë”, vetëm se tentoi ta shpëtonte PD-në nga një kult që po e gëlltit prej vitesh.
Ajo që ndodhi pastaj me Bashën dihet: Pas kryqëzimit publik i dorëzoi partinë në pjatë të argjendtë pikërisht atij që i shpalli luftë.
Në PD çdo “kritik i brendshëm” në fakt është opozitar me orar, që flet vetëm aq sa lejohet, vetëm për aq kohë sa nuk i prish punë liderit të përjetshëm. Dhe kur dikush tenton të hapë gojën apo të veprojë më shumë se ç’duhet, fati i tij është i paracaktuar: linçim, baltosje, përjashtim...
PD nuk është një parti e hapur, por një oborr (mbretëror) ku të gjithë lëvizin me sy të ulur, duke matur frymëmarrjen e “liderit historik”. Ata që shfaqen si kritikë, në fakt janë thjesht figurantë që luajnë rolin e opozitës së brendshme brenda kufijve të toleruar nga vetë Berisha.
Le të mos bëjmë sikur s’kemi sy, veshë e mendje për të parë, dëgjuar e kuptuar: “mendimet ndryshe” në PD janë “mendime ndryshme me leje dhe brenda kufijve të lejuar”, aq sa i lejon kryefurnizuesi i konfliktit brendapartiak.
E vërteta është e hidhur: Në PD ka vetëm një mendim: mendimi i Berishës. Të tjerët janë vegla qorre të një skene politike të mbyllur, politikanë të vetëcensuruar, liria e të menduarit, të vepruarit e të folurit të të cilëve mbaron aty ku fillon hija e tij.
Dhe, derisa kjo të ndryshojë, PD-ja do të vazhdojë të jetë ajo që është sot: jo parti, por SHPK familjare; strehë e autoritarizmit të vjetër, që imiton demokracinë; jo opozitë, por reminishencë e një epoke, që nuk lëshon vendin, edhe pse ka dalë prej kohësh nga skena./ CNA
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Pavarësia është akti më i madh i vetëvendosjes që një komb...
Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy f...
*Shkruar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë S...
I. Po, ne shqiptarët kemi 500 vite që po e kërkojmë dhe ende...
Kur ende nuk i është dhënë një përgjigje shteruese pyetjes...
Tek ne, çdo projekt i madh publik ka një fat të paracaktua...
Ishte një herë një mbret që njihej për dhembshurinë dhe bu...
Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mëson...
Nëse ka një mrekulli që ia vlen ta besosh, është mbijetesa...
Shqipëria sot lëviz mes dy botëve, propagandës qeveritare ...
Ka një fill shumë interesant që e lidh shpesh Gaz Bardhin ...
Talljet ndaj Braverman nuk kanë mjaftuar që sekretarja e B...
Në librin e saj, "Brenga e Ballkanit" Edith Durham bën një...
Në Shqipëri po bie shi!Mediat, një javë rresht, lajmëronin...
Në çdo shtet të së drejtës, ligjet ekzistojnë për të mbroj...
Ka ligje që kalojnë pa u ndier; qetë, pa debat, pa tension...
Po përjetojmë një degradim total të situatës politike dhe,...
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...