Fajin e kanë të tjerët, jo ne që firmosëm
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...

Miti i dytë: KARANTINA
Miti: Karantina u "shpik" për të kontrolluar njerëzimin dhe u vendos në të gjitha vendet në mënyrë të koordinuar si pjesë e një plani të fshehtë global.
Shqiptarët harrojnë lehtë. Sidoqoftë, është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të harrohet vera e vitit 2020, kur qytetarët nuk lejoheshin të bënin plazh dhe u kërkohej në kulmin e vapës të qëndronin në kushte karantine.
Ekzagjerim?
Po!
E padobishme?
Sigurisht!
Karantina është e vjetër sa vetë historia e mjekësisë. Prej shumë shekujsh ajo është përdorur si masa e parë mbrojtëse kur shfaqej një sëmundje infektive. Vetë termi karantinë vjen nga italishtja, quaranta = dyzet, dhe nënkupton kohën në ditë që duhet të kalonte në izolim një anije gjatë epidemisë së murtajës.
Në këtë kuptim, vendosja e karantinës në javët e para të pandemisë së COVID-19 ishte masa më e arsyeshme. Përballë një rreziku të ri, duhen disa javë për të kuptuar natyrën e kërcënimit, për të ndërtuar një strategji fituese dhe për të riorganizuar sistemin shëndetësor. Këtë fazë të karantinës në muajt mars-prill 2020 e kam mbështetur plotësisht, madje edhe publikisht me dalje mediatike.
Më vonë më është përmendur si "lajthitje" duke më akuzuar se kam qenë pro karantinës.
Edhe sot i qëndroj të njëjtit mendim: "Nëse do të shfaqet një virus i ri, përsëri do të jem pro karantinës disajavore."
Problemi me karantinën filloi kur kjo masë e justifikuar u kthye në instrument force dhe, në Shqipëri, kohëzgjatja e saj u tejkalua përtej çdo proporcionaliteti.
Përkundrejt një qasjeje të matur e të udhëhequr nga ekspertiza mjekësore, u shfaq Borati me arrogancën e vet të njohur dhe u shndërrua në figurën kërcënuese që u fanepsej natën si lugat shqiptarëve në çdo televizion të mundshëm.
Në vend që koha e karantinës të shfrytëzohej për të marrë masa, për të riorganizuar sistemin shëndetësor, për të ngritur rrjetat e sigurisë për popullatën, për të riorientuar ekonominë, e sa e sa masa të tjera të nevojshme, ajo u shfrytëzua për propagandë dhe nga ana tjetër edhe për krime shtetërore, siç ishte prishja e Teatrit Kombëtar.
-Aty ku lipsej planifikim, pati moralizma patetike, ku Borati madje e paraqiti veten edhe si "baba të rreptë" të shqiptarëve.
-Aty ku duhej organizim i shërbimeve shëndetësore, pati tanke e autoblinda në rrugë.
-Aty ku duhej të ishin mjekët, epidemiologët dhe specialistët e shëndetit publik që të flisnin, ishin patrullat e policisë që ndiqnin "shkelësit" e karantinës për t'i burgosur.
Ekzagjerime të tilla nuk pati askund tjetër në Europë. Krahasimet më të afërta janë Kina dhe Koreja e Veriut.
Në pjesën e dytë të vitit 2020, ndodhi kthesa e menjëhershme. Sapo nisi të ziente pakënaqësia popullore dhe u afrua fushata për zgjedhjet e vitit 2021, u braktisën pothuajse të gjitha masat. Nga një ekstrem kaluam te tjetri. Hapja e papritur, pa një strategji të qartë tranzicioni, pati pasoja të rënda. Shqipëria u rendit ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve për banor në botë.
-Ndërkohë që Europa vazhdonte masa të përshtatshme si distancimi fizik, politikanët e Boratit bënin takime elektorale në salla të mbyllura.
-Ndërkohë që në transportin publik në Gjermani vazhdoi disa vjet mbajtja e maskave, në Shqipëri maskat u harruan.
-Ndërkohë që Europa praktikonte vetëtestimin dhe testet, ose jepeshin falas, ose shiteshin për 50 cent në supermarket, në Shqipëri një test ofrohej për 120 euro duke pasuruar klinikat dhe mjekët puthadorë të pushtetit.
Pra, në kohën kur Europa praktikonte masat inteligjente, Shqipëria luhatej nga kufizimet e pajustifikuara te hapja e rrezikshme.
Si përfundim, dua të sqaroj se karantina është një mjet i vlefshëm dhe një masë e efektshme e shëndetit publik, vetëm kur përdoret me kriter dhe kur zgjat për aq kohë sa e kërkon shkenca.
Në momentin që kthehet në armë politike, ajo humb efektin dhe dëmton shoqërinë. Pikërisht kjo e fundit ndodhi në Shqipëri, Kinë dhe Korenë e Veriut.
Ndërkohë, Europa, SHBA-ja dhe vende të tjera ku udhëhiqte shkenca morën pas muajve të parë të pandemisë masa inteligjente, të cilat ishin komplekse, të arsyeshme dhe që plotësonin njëra-tjetrën.
Mbi të gjitha ishin mjekët dhe ekipet mjekësore ata, të cilët ua komunikuan qytetarëve këto masa. P.sh., në Gjermani ishte Prof. Lauterbach dhe ekspertët e Institutit Robert Koch ata që flisnin dhe jo kancelarja Merkel apo politikanë të tjerë.
Rrjedhimisht, publiku i këtyre vendeve i respektoi përgjithësisht masat, duke bërë që edhe efekti i pandemisë të kufizohej deri në disponueshmërinë e vaksinave.
Mesazhi: shqiptarët nuk duhet të përdorin kutin e Boratit për t'i vendosur vulën e konspiracionit gjithë kufizimeve që u përdorën gjatë pandemisë.
Nuk ka asnjë paralelizëm midis halldupërisë boratase dhe masave inteligjente, të udhëhequra nga shkenca, të cilat u zbatuan në botën e qytetëruar.
Së shpejti, me mitet e tjera të COVID-it./ CNA
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...
Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, doli moda e fustaneve...
Edhe njëherë për heroizmat dhe shembjen e diktaturës. Në ...
Shqipëria shënon sot 35-vjetorin e fillimit të lëvizjes st...
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqer...
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Më të votuarit e pavotuar... Kjo është një ide e dëmshme m...
Për Salianjin, mendimin tim e kam pasur gjithmonë të qartë...
S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dyt...
Shumë zhurmë u bë këto ditë për rastin "Salianji", i c...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Pavarësia është akti më i madh i vetëvendosjes që një komb...
Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy f...
*Shkruar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë S...
I. Po, ne shqiptarët kemi 500 vite që po e kërkojmë dhe ende...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...