Busulla e humbur e PD-së
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...

Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Popullit paraqitet me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë. Në momentin kur kandidatura dorëzohet me ato firma dhe afati mbyllet, akti është i kryer. Nuk ka asnjë dispozitë që lejon tërheqjen retroaktive të firmave, ashtu si nuk ka asnjë normë që lejon të zhbëhet fakti që një deputet e ka sponsorizuar publikisht kandidatët. Çfarë po shohim sot është një përpjekje e dëshpëruar për të bërë politikë me instrumente juridike: të pretendohet se me një deklaratë të vonuar mund të fshihen firmat, të fshihet mungesa e koherencës dhe të shpëtohet fytyra e një partie që, në vend të llogarisë hapur zgjedhjen e saj, përpiqet të zhbëjë gjurmët e veta. A kishin kolegët e opozitës ndonjë presion nga PS kur hidhnin firmat për kandidatët???
Duket tragjiko-komike që opozita që ka hedhur firma për mbështetjen e kandidaturës së Endri Shabanit na kërkon ne llogari pse ka ardhur edhe emri i tij me 5 emrat e kandidatëve të tjerë në seancë. Ndërkohë në një intervistë për Syri TV shihja deputetin e opozitës që thotë se urdhërin për firmat e ka dhënë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Z. Noka, por nuk pranonte të jepte emrin e deputetit të PD që lobonte për Z. Shabani. Dhe ne kemi sërish faj për këtë?
E vërteta është se tërheqja e firmave, në këtë fazë, është një akt politik pa asnjë efekt juridik. Firmat kanë ekzistuar në momentin e depozitimit, janë përdorur për të kualifikuar kandidaturat dhe mbi to ka vepruar Komisioni i Ligjeve. Ajo që mund të ndryshojë sot është vetëm vota dhe qëndrimi politik, jo historia zyrtare e procesit. Për më tepër, në rastin konkret flitet se dokumenti i një prej kandidateve politike, të dalë nga aparati i një partie, ka vetëm 27 firma, pra nuk arrin as minimumin formal që vetë ligji kërkon. Këtu nuk kemi të bëjmë me torturim të interpretimit, por me paaftësi elementare për të respektuar një numër: 28.
Prandaj pyetja themelore nuk është “a na lejon ligji t’i tërheqim firmat?”. Pyetja është: si ka mundësi që një parti që pretendon të përfaqësojë popullin opozitar ka rënë në atë gjendje sa nuk arrin të prodhojë një emër të vetëm, të pastër, të pavarur, mbi palët, dhe të qëndrojë pas tij? Si ka mundësi që, pasi shpërndan nënshkrimet pa kriter, e njëjta parti mundohet t’i marrë mbrapsht me një deklaratë, sikur nënshkrimi i deputetit të ishte kupon fiskal e jo instrument i sovranitetit që kjo sallë përfaqëson?
Pikërisht këtu bëhet domethënëse ajo që tha në intervistë deputeti i PD, Saimir Korreshi. Ai vetë e pranon në thelb që procesi i firmave për kandidaturat e Avokatit të Popullit është bërë pa seriozitet dhe pa filtër politik e profesional, ndërsa përpiqet ta relativizojë si diçka “normale” në kushtet e opozitës së fragmentuar. Korreshi pranon që firmat janë hedhur “shumë lehtë”, “për miqësi” apo “për sport politik”, çka tregon mungesë serioziteti institucional në një proces kushtetues si zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Edhe më problematike është ideja që ai përpiqet të shesë si justifikim: se “firmosja nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje”. Kjo është në vetvete pranimi se deputetët kanë abuzuar me një instrument formal, duke e kthyer në procedurë fiktive. Me këtë logjikë, nënshkrimi i një deputeti për një institucion kushtetues nuk vlen as sa një status në Facebook: e hedh sot, e fshin nesër, sikur po bën humor e jo ligj.
Nëse ka një mesazh që duhet të dalë nga ky debat, ai është i thjeshtë: Kushtetuta dhe ligji nuk janë dekor, por gardianë të pavarësisë së këtij institucioni. Dhe kush sot përpiqet të bëjë lojëra me firmat, me kriteret, me perceptimin e pavarësisë, në fakt po nënshkruan diçka shumë më të rëndë se një formular kandidimi: po nënshkruan krizën e vet politike, paaftësinë për t’u unifikuar rreth një kandidati të vetëm serioz dhe gatishmërinë për ta katandisur opozitën në një instrument taktikash të vogla, që nuk mban dot as fjalën, as firmën, as respektin minimal ndaj institucioneve që pretendon t’i mbrojë.
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...
Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, doli moda e fustaneve...
Edhe njëherë për heroizmat dhe shembjen e diktaturës. Në ...
Shqipëria shënon sot 35-vjetorin e fillimit të lëvizjes st...
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqer...
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Më të votuarit e pavotuar... Kjo është një ide e dëmshme m...
Për Salianjin, mendimin tim e kam pasur gjithmonë të qartë...
S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dyt...
Shumë zhurmë u bë këto ditë për rastin "Salianji", i c...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Pavarësia është akti më i madh i vetëvendosjes që një komb...
Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy f...
*Shkruar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë S...
I. Po, ne shqiptarët kemi 500 vite që po e kërkojmë dhe ende...
Kur ende nuk i është dhënë një përgjigje shteruese pyetjes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...