Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ka momente në historinë e një vendi kur ligjet nuk janë më shprehje e vullnetit popullor, por instrument i një vullneti politik që synon të riformatojë vetë njeriun. Pikërisht këtij realiteti i jemi nënshtruar sot: ligji për “Barazinë Gjinore”, tashmë i dekretuar nga heshtja e Presidentit dhe i botuar në Fletoren Zyrtare, shënon jo thjesht miratimin e një norme, por hyrjen zyrtare të Shqipërisë në orbitën ideologjike të ekstremit të majtë globalist.
Në artikullin që shkrova përpara dekretimit, paralajmërova për rrezikun e mosveprimit presidencial. Sot, pas factum-it, kuptojmë se ky paralajmërim nuk ishte retorikë, por realitet: ligji është më shumë se një dokument juridik; ai është një manifest ideologjik, i cili përdor gjuhën e barazisë për të zhbërë vetë nocionin e njeriut.
Filozofi gjerman, Jürgen Habermas, ka theksuar se legjitimiteti i ligjit qëndron te ndërthurja mes arsyes, konsensusit dhe realitetit social.
Por kur ligji shkëputet nga realiteti, ai nuk është më mjet drejtësie. Ai bëhet instrument inxhinierie sociale.
Ky është rasti i ligjit të barazisë gjinore në formën e tij aktuale.
Ligjet wokiste, që relativizojnë natyrën biologjike dhe e zëvendësojnë atë me fluiditet subjektiv, nuk ndërtojnë drejtësi, ato ndërtojnë antropologji artificiale. Në thelb, këto ligje:
• mohojnë ekzistencën e esencës njerëzore;
• mbështeten në filozofinë postmoderne sipas së cilës e vërteta është konstrukt;
• transformojnë politikën në mision moral të botës së re;
• imponojnë një etikë të re kundër atyre që nuk pajtohen me ligjet e reja…
Roger Scruton, të cilin e citova edhe më parë, kishte të drejtë:
“Kur e vërteta bëhet relative, ideologjia zë vendin e realitetit.”
Sot, me botimin e ligjit, ideologjia është bërë e drejtë pozitive.
E keqja në shekullin XXI nuk paraqitet më me fytyrën e ashpër të tiranisë. Ajo vjen me fjalor të ëmbël, me terminologji teknike, me referenca liberale dhe me fjalën magjike: BARAZI.
Por një ligj që fut përçarje antropologjike mes seksit biologjik dhe identitetit, që relativizon të vërtetën natyrore, që krijon presion kulturor ndaj shumicës për t’u nënshtruar, është një ligj i keq i veshur me gjuhë të mirë.
“Totalitarizmi i ri nuk vjen si dhunë, por si moralizim,” ishte paralajmërimi i filozofit francez Pascal Bruckner.
Sot, moralizimi është futur në Fletoren Zyrtare.
Metafora e Ponc Pilatit për mosveprimin e njerëzve në pushtet është bërë realitet.
Presidenti nuk e ktheu ligjin; nuk e shpjegoi; nuk u përball; nuk ndërhyri.
Ai heshti!
Heshtja presidenciale veproi më shumë se një firmë: ajo është pjesëmarrje pasive në legjitimimin e së keqes.
Bonhoeffer e përshkruan këtë mekanizëm me një saktësi profetike duke thënë; “Heshtja përballë së keqes është vetë e keqe.”
Heshtja e Presidentit:
• nuk ishte neutrale,
• nuk ishte teknike,
• nuk ishte institucionale.
Ajo ishte politike dhe morale.
Në teorinë e shkencave politike kjo quhet omissio criminis, dërguar në dimension normativ: dëmi nuk është në veprimin që bën, por në atë që nuk guxon të bësh.
Hannah Arendt e përshkroi totalitarizmin si një proces ku njeriu nuk shtypet vetëm me dhunë, por me normalizim të së keqes përmes procedurave burokratike.
Miratimi i ligjit, me arrogancë politike, pa konsultim real me shoqërinë, dhe mbi të gjitha me dekretim të heshtur, është skema e përkryer e këtij banaliteti.
Arendt shkruan:
“E keqja bëhet e rrezikshme kur bëhet e zakonshme.”
Me futjen e ligjit në Fletoren Zyrtare, një gjë u bë e zakonshme: ndryshimi i njeriut përmes ligjit.
Ky është kufiri ku një shoqëri fillon të rrëshqasë drejt postdemokracisë.
Mazhoranca parlamentare është instrument i popullit, jo zëvendësuese e tij.
Mazhorancë nuk do të thotë shumicë morale, por shumicë numerike.
Kur politika:
• injoron protestat,
• fyen qytetarët (“qentë le të lehin…”),
• përdor arrogancë në vend të argumentit,
• e sheh popullin si pengesë e jo si burim të sovranitetit, atëherë ne kemi fenomenin e njohur në filozofinë politike si despotizëm demokratik (Tocqueville).
Ligjet e këqija sjellin pasoja të menjëhershme.
Së pari, shkaktohet: Frakturë sociale. Përçarje mes popullit dhe pushtetit; mes vlerave tradicionale dhe vlerave ideologjike.
Së dyti: Ndryshim i edukimit. Shkolla shndërrohet në terren eksperimental ku ideologjia futet si e vërtetë shkencore.
Së treti: Presion kulturor.
Shumica hesht sepse mospranimi i ideologjisë etiketohet si “urrejtje” ose “prapambetje”.
Së katërti: Ndryshim i antropologjisë së brezave.
Në emër të progresit shembet struktura e identitetit njerëzor: mashkull–femër, familje, rol prindëror, përgjegjësi.
Së pesti: Dobësim i demokracisë.
Demokracia nuk është vetëm procedurë votimi, është kulturë. Kur kultura demokratike shkelet nga arroganca, atëherë fillon autokracia me fytyrë liberale.
Çdo ligj, i mirë apo i keq, nuk qëndron në letër. Ai përshkon institucione, programe shkollore, media, kulturë! Pastaj, më vonë, përshkon ndërgjegjen e brezave.
Ligje të tilla:
• riformojnë fjalorin publik,
• imponojnë terminologji (identitet gjinor, fluiditet, përkatësi e vetëpërcaktuar),
• kriminalizojnë kundërshtimin moral,
• krijojnë një etikë të re përmes presionit social.
Në këtë pikë, ligji nuk është më mjet rregullimi, por mjet transformimi i realitetit. Kjo është forma moderne e tiranisë kulturore.
Çfarë humbi Shqipëria me heshtjen presidenciale?
Shqipëria humbi një moment të artë për të mbrojtur rendin moral. Presidenti kishte rastin të bëhej zëri i shumicës, por u bë zëri i askujt dhe çelës i kundërkulturës. Shqipëria humbi instrumentin e fundit të balancës institucionale. Kujtojmë që Presidenti s’është noter, por frena e fundit kundër teprisë së maxhorancës. Shqipëria humbi besimin se politika mund të mbrojë familjen dhe natyrën njerëzore. Kur politika dorëzohet, fillon kultura e frikës. Shqipëria humbi mundësinë për precedent moral pozitiv.
Sot është vendosur një precedent i rrezikshëm: ligjet mund të kalojnë pa asnjë kundërshtim institucional.
Çfarë mbetet përpara? Një betejë kulturore, jo thjesht politike.
Tani që ligji është botuar, beteja nuk ka mbaruar.
Ajo sapo ka filluar, por jo në parlament. Ka nisur në:
• shkolla,
• universitete,
• familje,
• media,
• diskutime publike,
• kulturë,
• ndërgjegjen e brezave të rinj.
Një shoqëri e lirë është ajo që refuzon t’i nënshtrohet ideologjisë, edhe kur ajo vjen si ligj. Ligjet ndryshohen. Por kur ndryshohet natyra njerëzore, kthimi është më i vështirë. Miratimi i ligjit me heshtje dhe botimi i tij nuk është fundi i rrëfimit, por kapitulli i parë i një epoke të re ku:
• e vërteta relative zëvendëson realitetin;
• ideologjia zëvendëson natyrën;
• frika zëvendëson detyrën;
• burokracia zëvendëson moralin.
Historia e Pilatit nuk përsëritet verbërisht, por parimi i saj po! E keqja nuk triumfon sepse njerëzit e këqij veprojnë, por sepse njerëzit që duhet të vepronin – heshtën.
Presidenti do të gjykohet jo për ligjin që firmosi, por për ligjin që nuk pati guxim ta kthente mbrapsht.
Bonhoeffer do ta mbyllte këtë artikull në mënyrën më të saktë të mundshme:
“Mosveprimi është veprim.”
Dhe në rastin tonë, mosveprimi u bë ligj./ CNA
Miti i dytë: KARANTINA Miti: Karantina u "shpik" për të k...
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...
Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, doli moda e fustaneve...
Edhe njëherë për heroizmat dhe shembjen e diktaturës. Në ...
Shqipëria shënon sot 35-vjetorin e fillimit të lëvizjes st...
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqer...
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Më të votuarit e pavotuar... Kjo është një ide e dëmshme m...
Për Salianjin, mendimin tim e kam pasur gjithmonë të qartë...
S’ka ca ditë që në Korçë u përurua busti i Zai Fundos. Bas...
Harta e mëposhtme vjen nga arkivi amerikan i Luftës së Dyt...
Shumë zhurmë u bë këto ditë për rastin "Salianji", i c...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Rajonin e...
Pavarësia është akti më i madh i vetëvendosjes që një komb...
Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy f...
*Shkruar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë S...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...