web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër skandal në shëndetësi/ Regjistri i Kancerit pa të dhëna, pacientët pa siguri

10 Shkurt 2026, 10:48, Denoncim CNA

Tjetër skandal në shëndetësi/ Regjistri i Kancerit pa

Një tjetër skandal i rëndë del në dritë në sistemin shëndetësor shqiptar. Pavarësisht se prej vitit 2014 ekziston një vendim i Këshillit të Ministrave për funksionimin e Regjistrit Kombëtar të Kancerit, sot, pas më shumë se një dekade, mungojnë raportet e monitorimit dhe vlerësimit për sëmundjet tumorale në Shqipëri.

CNA, prej kohësh ka sjell raportime dhe skandale të dala nga monitorimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për sëmundejt tumorale dhe barnat e përdorura për pacientët e onkologjikut, por sot po ndalemi te një tjetër fakt.

Sipas VKM nr. 327, Regjistri Kombëtar i Kancerit duhet të mbledhë, analizojë dhe publikojë të dhëna mbi incidencën, vdekshmërinë dhe mbijetesën nga kanceri. Por sipas KLSH-së, institucioni përgjegjës për këtë proces që është Instituti i Shëndetit Publik, nuk ka të dhëna për rastet e reja, ecurinë e sëmundjes apo vdekshmërinë.

"Mbi masat e marra në kuadër të monitorimit të kancerit në Shqipëri Këshilli i Ministrave me VKM nr. 327, datë 28.05.2014 “Për përcaktimin e formatit dhe mënyrës së mbledhjes e të raportimit të dhënave nga ofruesit e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, publik ose privat”, ka miratuar sistemin e raportimit të dhënave për funksionimin e Regjistrit Kombëtar të Kancerit. Funksioni i Regjistrit të Kancerit është të grumbullojë, të krahasojë, të analizojë dhe të interpretojë të dhënat e incidencës së kancerit, vdekshmërisë dhe mbijetesës", thuhet në raport.

Tjetër skandal në shëndetësi/ Regjistri i Kancerit pa

 

Nga verifikimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

-nuk disponon raporte monitorimi dhe vlerësimi për Programin Kombëtar të Kontrollit të Tumorit;

-nuk ka marrë masa për funksionimin real dhe të përditësuar të Regjistrit Kombëtar të Kancerit;

-nuk ka përcaktuar objektiva të qartë për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës në Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030.

"Konstatohet se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
a. nuk disponon raporte monitorimi, vlerësimi për ecurinë e tumorit.
b. nuk ka marrë masa që Regjistri Kombëtar i Kancerit të ketë të dhëna në kohë reale të
rasteve të reja për ecurinë e sëmundjeve tumorale si dhe mortalitetin e shkaktuar nga kanceri.
c. nuk ka përcaktuar qartë objektivat në lidhje me numrin e depistimeve të kancerit të gjirit
dhe qafës së mitrës në Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030", thuhet në raport.

 

Tjetër skandal në shëndetësi/ Regjistri i Kancerit pa

Këto mangësi kanë pasoja serioze, pasi pa të dhëna, nuk mund të planifikohet. Nuk dihet nëse politikat kanë funksionuar apo kanë dështuar, gjë që ngre një pikëpyetje të madhe për korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve, edhe kur bëhet fjalë për njerëz që luftojnë për jetën.

Në qendër të këtij problemi qëndron edhe planifikimi buxhetor. Fondet për QSUT “Nënë Tereza” planifikohen në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm, por pa tregues performance dhe pa të dhëna reale mbi ngarkesën onkologjike, buxheti nuk lidhet me nevojat reale të pacientëve.

Tjetër skandal në shëndetësi/ Regjistri i Kancerit pa

Mungesa e statistikave të sakta e bën të pamundur parashikimin e nevojave për shërbime shëndetësore, barna onkologjike dhe investime në kohë.

Mungesa e depistimeve çon në diagnostikim të vonuar të kancerit, ulje të shanseve për mbijetesë dhe rritje të kostove të trajtimit. Ndërkohë, pa objektiva të matshëm, askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e programeve parandaluese.

Në mungesë të një databaze funksionale dhe transparente, Shqipëria po lufton kancerin pa statistikë, pa strategji dhe pa kontroll, ndërsa qytetarët paguajnë çmimin më të lartë: shëndetin dhe jetën e tyre./CNA

 

 





13:41 Denoncim

Mjerë spitalet tona!

CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...

Lajmet e fundit nga