Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë në pah një situatë shqetësuese në Laboratorin e Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ku gjatë viteve 2021, 2023 dhe 2024 nuk është kryer asnjë analizë laboratorike mbi barnat për trajtimin e sëmundjeve tumorale, përveç 8 analizave të evidentuara gjatë vitit 2023. Ndërsa gjatë periudhës janar-mars 2025 është kryer vetëm një analizë laboratorike.
“Nga auditimi i të dhënave të vëna në dispozicion, rezulton se gjatë viteve 2021, 2023 dhe 2024, Laboratori i Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) nuk ka kryer asnjë analizë laboratorike mbi mostrat e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale, të dorëzuara në kuadër të autorizimeve për tregtim. Vetëm gjatë vitit 2023 janë realizuar 8 analiza të tilla, nga të cilat 4 për barna të destinuara për përdorim spitalor, ndërsa në periudhën janar-mars 2025 është evidentuar kryerja e vetëm një analize. Këto të dhëna tregojnë për një nivel minimal dhe jo të qëndrueshëm të kontrollit laboratorik mbi barnat antitumorale, duke ngritur shqetësime serioze për cilësinë dhe sigurinë e këtyre produkteve farmaceutike që qarkullojnë në treg,”- nënvizon raporti i KLSH-së.

Auditimi thekson se Laboratori i Kontrollit nuk ka analizuar mostrat që shoqërojnë dokumentacionin për dhënie autorizimi për tregtim, në përputhje me kërkesat farmaceutike ose metodat analitike të përcaktuara nga prodhuesi, duke e bërë këtë veprim në kundërshtim me Rregulloren e Brendshme të Agjencisë.
Sipas raportit:
“Për periudhën 2021–2024, sektori i laboratorit nuk ka të përcaktuara afate zyrtare për realizimin e analizave, dhe procesi i punës nuk është i dokumentuar në mënyrë të strukturuar, që nga marrja në dorëzim e mostrës deri në nxjerrjen dhe raportimin e rezultatit”.

Mungon gjithashtu një metodologji për përzgjedhjen e mostrave nga lista e barnave të importuara dhe nuk evidentohet ndarja e qartë e përgjegjësive ndërmjet stafit teknik apo procedurat standarde të punës që do të duhej të ndiqeshin.
Situata bëhet edhe më kritike duke marrë parasysh qarkullimin e gjerë të barnave të importuara nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe botës, të cilat pajisen me autorizim importi pa u shoqëruar me një kontroll të detyrueshëm laboratorik mbi përbërjen dhe cilësinë e tyre.
Raporti i KLSH-së thekson se:
“Mungesa e analizave laboratorike dhe e standardizimit të procesit të kontrollit cënon drejtpërdrejt misionin funksional të Laboratorit të Kontrollit në AKBPM, duke krijuar boshllëqe serioze në garantimin e një tregu farmaceutik të sigurt, cilësor dhe që i përgjigjet nevojave të shëndetit publik.”

Nisur nga gjetjet e auditmit KLSH rekomandon që:
“AKBPM të sigurojë kryerjen e analizave laboratorike për barnat e dorëzuara për autorizim tregtimi, me fokus të veçantë te barnat antitumorale, duke zbatuar procedura standarde pune dhe metodologji të qarta për përzgjedhjen dhe kontrollin e mostrave.
Sektori i Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të rishikojë dhe forcojë mekanizmat rregullatorë, në mënyrë që çdo bar i autorizuar për tregtim të shoqërohet me kontrolle laboratorike dhe të garantohet akses i sigurt dhe i drejtë i pacientëve te barnat jetike.”

Raporti i KLSH-së nxjerr në pah një tjetër problem serioz që prek drejtpërdrejt jetën e pacientëve që përdorin barna antitumorale, duke rrezikuar cilësinë dhe sigurinë e trajtimit mjekësor në vend./ CNA
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më sh...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA ngre dyshi...
Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i ...
Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e m...
Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc H...
Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar...
Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor...
Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë ...
Linjat urbane të Tiranës jashtë kontrollit të bashkisë në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...