Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi prej më shumë se një viti, nuk po arrin të takojë djalin e tij 7-vjeçar, pavarësisht një vendimi të formës së prerë të gjykatës, që i njeh të drejtën e takimeve çdo të shtunë dhe komunikim të rregullt me fëmijën.
Sipas Dritanit, ish-bashkëshortja e tij ka penguar në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e vendimit gjyqësor. Ai është drejtuar pranë zyrës përmbarimore në Fier, por nëna ka refuzuar ta zbatojë atë. Për këtë arsye ndaj saj është vendosur një masë administrative, të cilën ajo e ka kundërshtuar në gjykatë. Përmbarimi ka bërë me dije se, në vijim, pritet të ndiqet rruga e kallëzimit penal për moszbatim vendimi gjykate.
“Kam qenë i martuar me zonjën Alseda Zeqiraj nga viti 2018 dhe më pas kemi nisur procedurat për divorc në vitin 2021. Ka marrë formë të prerë në vitin 2024. Vendosëm të ndaheshim pasi kishim konflikte të vazhdueshme, kemi një djalë 7 vjeç nga kjo martesë. Gjykata vendosi që duhet ta takoj fëmijën çdo të ditë të shtune, nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Plus kësaj, pjesë e vendimit të gjykatës është që të kem komunikim të vazhdueshëm, çdo ditë me fëmijën. Si dhe të paguaj një pension të vazhdueshëm për fëmijën në masën 100 mijë lekë. Pensioni është paguar, që nga momenti që është bërë kërkesa e divorcit dhe deri sot që ne flasim pensioni është paguar dhe do të paguhet gjithmonë. Zonja e mban fëmijën si armë dhe si hakmarrje. Kërkon që të nxjerrë të gjithë urrejtjen ndaj meje, pa marrë parasysh se çfarë të keqeje po i bën ajo fëmijës së vet. Nga qershori i vitit 2025 e deri më tani unë nuk e kam takuar fëmijën tim. Kemi realizuar vetëm një takim, në pjesët e tjera zonja ka qenë shumë kundërshtuese dhe nuk është bërë asnjë gjë dhe sot unë nuk arrit dot që ta takoj fëmijën dhe të kem qoftë edhe një komunikim të vetëm në telefon. Unë dua që të takoj djalin tim”, tha denoncuesi.
Vetë Dritani ka siguruar disa video nga takimet me të birin, ku fëmija shprehet, se nuk e le e ëma të takojë babain.
Takimi 1
Djali: Mami më tha mua. Mua më tha mami, që: “Thuaji atij,nuk dua të vij me ty”!
Babai: Prandaj nuk pranove?
Djali: Ëhë!
Babai: Mirë!
Djali: Ti ishe mërzitur?
Babai: Jo, unë kam qejf të të takoj. Kam shumë qejf të të takoj ty. Babi nuk mërzitet me ty kurrë.
Takimi 2
Babai: Thuaji babit, si thotë mami?
Djali: Thotë mami, që do vdesë ai, copë-copë.
Babai: Do vdesë ai? Kush?
Djali: Ti!
Babai: Po pse?
Djali: Se ke bërë gabime.
Takimi 3
Djali: Dua të rri me ty!
Babai: Po tani do ikim te mami.
Babai: Jo, do ikim te mami, se do të të shohë, se mbaroi orari!
Djali: Mua më pëlqen të rri me ty!
Në një bisedë të zhvilluar rreth një vit më parë mes ish-bashkëshortëve, nëna i deklaron hapur Dritanit, se nuk do ta lejojë më të takojë djalin.
Babai: Më thuaj!
Nëna: Çunin nuk ke për ta takuar kurrë më dhe në distancë me çunin dhe me mua!
Babai: Me ty unë në distancë kam qenë dhe ty nuk kam dashur asnjëherë as të të afrohem, as të të takoj, por çunin…!
Nëna: Edhe djalit nuk do t’i afrohesh fare! Në distancë!
Babai: Për çfarë arsye?
Nëna: Do t’i japësh kokërr më kokërr lekët, që i takojnë fëmijës. Muaj për muaj!
Babai: Lekët, ti e di shumë mirë, që lekët unë i kam dhënë dhe do t’i jap gjithmonë…
Nëna: Muaj për muaj! Për ushqimin për rrobat!
Babai: E di!
Nëna: Nuk do ta takosh fëmijën kurrë më!
Babai: Po si domethënë, mos ta takoj fëmijën, domethënë dhe unë duhet të përgjigjem për të gjitha detyrimet? Unë a të kam lënë shtëpinë, a të kam lënë në shtëpi, a e kam braktisur fëmijën, a jam përgjigjur për fëmijën?
Nëna: Shiko, mos i hap probleme vetes! Kaq po të them!
Babai: Po mirë, ca probleme vetes duhet t’i hap unë?
Nëna: Kaq! Mos i hap probleme vetes! Bëhu i zgjuar! Jep detyrimet! Cunin s’ke për ta takuar më kurrë! Do mbash distancë me çunin dhe me mua!
Nga ana e tij, Dritani pretendon, se i ka përmbushur dhe do t’i përmbushë detyrimet ekonomike, por kërkon, që të respektohet e drejta e tij ligjore mbi të birin.
Sipas ankesës së depozituar nga nëna, ajo pretendon, se fëmija nuk dëshiron ta takojë babanë dhe se veprimet e tij janë traumatizuese. Megjithatë, në raportin e psikologut, të përfshirë në rast, thuhet, se fëmija ndikohet nga nëna dhe se janë evidentuar pengesa në realizimin e takimeve me babanë.
Përballë kësaj situate, Dritan Mandro është paraqitur edhe në Komisariatin e Policisë Fier, ku ka bërë kallëzim penal për moszbatim të vendimit të gjykatës. Policia ka deklaruar se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit./ tv klan
Auditimi i KLSH-së mbi disponibilitetin e barnave për traj...
Auditi tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimi...
Një tjetër skandal i rëndë del në dritë në sistemin shënde...
Javën e kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një r...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
Një tjetër rast konkret nxjerr në pah problemet e mëdha me...
Raporti i KLSH mbi auditimin financiar dhe të përputhshmër...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sig...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta ...
CNA ka kryer prej ditësh një vëzhgim, prej së cilit ka kon...
Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme ...
Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha k...
CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë...
CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal ...
Me pretekstin e luftës kundër parave të pista, Fatmir Xhaf...
CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë ...
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, ud...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...