Ilir Proda, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik për shndërrimin e policisë në një strukturë dhune. Ndërsa krimi shqiptar është kthyer tashmë në një shqetësim ndërkombëtar, e që marrin jetë në mes të ditës në çdo cep të vendit, Policia e Shtetit nuk është më në ndjekje të tyre, por në ndjekje të çdo të riu dhe të reje, që është kthyer në shqetësim për pushtetin e Edi Ramës.
Por sa rastësore është kjo? A është kjo një rrëshqitje për shkak të mungesës së profesionalizimit apo një plan i paracaktuar që me emërimin e Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Do të ndalemi në fillim me një përshkrim të shkurtër të figurës së Drejtorit të Policisë, e më pas do t'ju analizojmë më gjerësisht se përse për Edi Ramën dhe enturazhin e tij politik e kriminal, Ilir Proda ishte figura ideale për përmbushjen e ca punëve të errëta e paligjshme, që në fund kanë vetëm një qëllim, shërbimin ndaj pushtetit të lidhur me krimin.
Proda, drejtor i Përgjithshëm
I lindur në Sarandë në vitin 1983, Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit në tetor të vitit 2024, në moshën 41-vjeçare. Sipas ligjit për Policinë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm propozohet nga ministri dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ligji specifikon se drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mund të emërohet njëri nga punonjësit e policisë që, më së paku, mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues. Pra, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara në korrik të vitit 2024, tashmë drejtori i policisë nuk duhet të jetë detyrimisht një nga punonjësit me gradën më të lartë Drejtues i Parë, por kushdo nga drejtuesit e mesëm, të cilët mund të mos kenë as ekspertizën dhe as përvojën e duhur për të drejtuar njërën nga strukturat më të rëndësishme të shtetit.
Këto ndryshime ligjore erdhën pas zbrazjes së strukturave të policisë së profesionistëve me një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu, e në vend të tyre u emëruan si drejtues personazhe që shpesh rezultuan se ishin në shërbim të krimit të organizuar. E për shumë të tjerë që vijojnë të jenë në detyrë nuk kanë munguar provat apo akuzat publike se i shërbejnë politikës, e aq më keq janë në shërbim të organizatave të caktuara kriminale.
Ndonësë 41 vjeç, Ilir Proda mori këtë detyrë të rëndësishme, por nga ana tjetër për t'i dhënë fund karrierës së tij policore që në moshë të re. Detyre që në të shkuarën, Drejtuesit e Parë me një karrierë të gjatë në radhët e policisë e kanë marrë si detyrën e fundit për kurorëzimin e një karriere të gjatë, pasi kështu e parashikon edhe ligji. Ligji për Policinë e Shtetit në nenin 56, pika 9, përcakton:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit. Në interes të shërbimit të rendit dhe të sigurisë publike, ai mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike. Me përfundimin e mandatit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
PEZULLIMI I PRODËS NGA DETYRA
Ilir Proda në moshën 41-vjeçare ka vendosur të mbyllë karrierën e tij në Policinë e Shtetit, vendim ky jo i një profesionisti në karrierë, siç jemi mësuar të shohim për këtë pozicion, por sigurisht një vendim i nevojës apo shërbimit të interesave të tjera, për të cilat nuk kanë munguar as akuza nga më të rëndat.
Në karrierën e tij të shkurtër në Policinë e Shtetit, krahasuar me drejtuesit e tjerë në të shkuarën, Ilir Proda ka shërbyer si Shef në Komisariatin nr.2 në Tiranë. Duket se që në detyrën e tij të parë si drejtues, për Ilir Prodën nuk do të mungonin denoncimet dhe problemet.
Siç raportonin mediat në atë kohë, Artan Didi pezulloi menjëherë nga detyra Ilir Prodën, pasi ai u kallëzua penalisht nga një vajzë, pasi Proda e ka qëlluar me shpullë brenda zyrës së tij, duke i rënë të fikët. Me pezullimin e Prodës në nëntor të 2014, nisën edhe hetimet e menjëhershme për rastin, ku vajza denoncuese nga zyra e Ilir Prodës në Komisariatin nr. 2 përfundoi në Spitalin e Traumës pa ndjenja.
Në hermetizimin që qeveria Rama i ka bërë aksesit në informacion është i pamundur zbulimi i së vërtetës së këtij rasti, por ajo që dihet është se kallëzimi pranë AMP mban datën 1 dhjetor 2014 dhe kjo çështje çuditërisht u mbyll brenda 9 ditëve me vulën e Prokurorit. (fq. 45)
Proda e kaloi me sukses këtë siklet dhe nga Komisariati nr. 2 u transferua për në Bulqizë, një tjetër Komisariat delikat në atë kohë për shkak të gëlimit të biznesit të kromit.
NGRITJA NË DETYRË
Në qershor të vitit 2017, pra me ardhjen e Fatmir Xhafajt si ministër, ai shkarkohet si Shef Komisariati dhe emërohet specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në sektorin e hetimit të Krimeve të Rënda. Detyrën e specialistit e mbajti deri në korrik të vitit 2019, pasi u emërua si zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve në Policinë e Qarkut Korçë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Ilir Proda do të emërohej zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Qarkut Elbasan nga Bledi Çuçi. Sigurisht kjo nuk mund të ndodhte pa miratimin e Taulant Ballës si Drejtues Politik i Elbasanit.
Shërbimi në njërin prej qyteteve më problematike, nën kontrollin e bandave dhe grupeve kriminale, Ilir Proda do të rezultonte si drejtuesi i vetëm që në vend të krijimit të problemeve me këto grupe kriminale, do të kthente Policinë e Elbasanit nga një qytet ku krimi shpesh përplasej me policinë, në një qytet, ku duket se krimi dhe policia kishin gjetur gjuhën e kompromisit dhe qetësisë, veçse vrasjet dhe aktivitetet kriminale njihnin veç rritje. E këtu ai mesa duket do të gjente veten, jo vetëm profesionalisht, por edhe mes miqsh.
Pasi në mars të vitit 2023 Bledi Çuçi do ta emëronte drejtor të Policisë së Qarkut Elbasan, detyrë të cilën e mbajti deri në emërimin e tij si drejtor i Përgjithshëm edhe kur ministër u emërua Taulant Balla. Madje në këtë periudhë e deri më sot, Elbasani konsiderohet si një strehë e sigurtë për Suel Çelën dhe bandën e tij, që prej vitesh arrin të ushtrojë aktivitetin kriminal i pashqetësuar e në arrati. E bashkë me të edhe shumë organizata të tjera kriminale që së fundmi janë kthyer edhe në bashkëpunëtorë të drejtësisë, që rrëfejnë krimet e kësaj periudhe në Elbasan. Por teksa krimi gëlon, Ilir Proda, në krah të kryeprokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazit, vëlla i kryebashkiakut socialist të Gramshit, Besjon Ajazi, njëherësh mik i Taulant Ballës, kujdeset edhe t'i mohojë këto vrasje të të pafajshmëve në përplasjet mes grupeve kriminale. Në këtë analizë të vitit 2024, Proda me zë e figurë mohoi vrasjen e 29-vjeçarit Enea Thomaraj, i cili mbeti aksidentalisht viktimë e një lufte mes bandave.
Duket se lidhjet e forta me njerëzit e duhur dhe nevoja për një shërbëtor besnik në krye të Policisë së Shtetit bënë që karriera e Ilir Prodës të arrinte kulmin në tetor të vitit 2024, kur Ervin Hoxha të njoftonte emërimin e tij si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ndokush mund të mendojë se mosha relativisht e re për të marrë një pozicion të tillë mund të lidhet edhe me aftësitë personale e profesionale, por këtë pikëpyetje e shuajnë vlerësimet ndaj tij gjatë ushtrimit të detyrës.
VLERËSIMET QË E SHKARKOJNË PRODËN
Gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit, Proda i është nënshtruar 3 herë vlerësimit, kur në vitin 2018, nga 100 pikë ai ka arritur të marrë vetëm 27 dhe në vitin 2021 po me të njëjtën metodologji vlerësimi ka arritur të marrë 28 pikë, çka automatikisht duhet t'i kushtonte atij karrierën e largimin nga pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit, si ngelës. Një vit më pas, kur besimi ndaj tij ishte rritur falë shërbimit të suksesshëm ndaj njerëzve të duhur në Elbasan, Proda arrin të vlerësohet me 100 pikë.
Një ndryshim rrënjësor, po aq sa i pabesueshëm për cilindo profesionist të fushës. Por duket se shërbimi në Elbasan, njërin prej qyteteve më problematike në nivielin e krimit, por me njerëzit më të fuqishëm të kohës në politikë, e shndërruan Prodën nga një ngelës, që duhet të linte detyrën, në një gjeni, të cilit vetëm muaj më pas do t'i besohej drejtimi i Policisë së Shtetit.
Ndërsa partnerët e huaj kanë dhënë alarmin për dekonspirimin e operacioneve të tyre dhe jo vetëm, për arrestimin e kapobandave shqiptare, figurat më të larta të opozitës e cilësojnë Ilir Prodën si njeriun e vendosur në këtë detyrë nga koordinimi i bandave dhe personazheve më të rrezikshme të krimit, si Suel Çela, bandat e Durrësit. Madje pak pas emërimit të tij, në media dolën lajme se SPAK-u i kishte sekuestruar telefonin Ilir Prodës pas dyshimeve për dekonsiprim të operacioneve.
Por drejtori fuqiplotë i policisë, me bekimin e Edi Ramës, që i hoqi qafe edhe ministren e Brendshme, përgjigjen ua jep me dhunë.
Kohët e fundit, në protestat e mbajtura nga opozita, Policia e Shtetit ka kaluar çdo limit, duke u kthyer në një institucion dhe strukturë dhunuese të qytetarëve, madje në terrorin e ushtruar nuk kanë munguar as tentativat për të marrë jetë.
Zelli i përdorimit politik për të shtypur protestat dhe revoltën qytetare, e ka shndërruar Ilir Prodën edhe në një rekordmen të helmimit të qytetarëve me gaz lotsjellës, ku siç u dëshmua në protestat e fundit, më shumë sesa si një strukturë policore e një vendi demokratik, Forcat Speciale u sollën si strukturë të regjimeve diktatoriale për spastrime në rrugë dhe dhunim të kujtdo që kundërshton pushtetin./ Plug-SYRI
Në emisionin e sotëm trajtojmë ankesën e Eduart Sharkës ng...
Lidhur me dhunën fizike dhe psikologjike, që mësuesja Mine...
Në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz,...
Kush e sabotoi investimin 80-milionësh që do të shpëtonte ...
Dy ditë më parë CNA dhe mediat e tjera raportuan shembjen ...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
CNA prej ditësh ka publikuar pjesë nga raporti përfundimta...
Më 23 prill 2025, Mentor Krrashi nga Sukthi i Durrësit, u ...
Ziflo Gjonca denoncon në emisionin “Stop” mungesën e antiv...
Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin...
Auditimi i KLSH-së mbi disponibilitetin e barnave për traj...
Auditi tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimi...
Një tjetër skandal i rëndë del në dritë në sistemin shënde...
Javën e kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një r...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
Një tjetër rast konkret nxjerr në pah problemet e mëdha me...
Raporti i KLSH mbi auditimin financiar dhe të përputhshmër...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për Fondin e Sig...
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxj...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...