web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjegjësit e “rrugëve prej letre”/ Pse projektet e gabuara po shkatërrojnë milionat e shqiptarëve

16 Shkurt 2026, 14:34, Denoncim CNA

Dy ditë më parë CNA dhe mediat e tjera raportuan shembjen dhe bllokimin e një pjese të aksit rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë, pjesë e segmentit Korçë-Gramsh.

Në momentin e parë filluan postimet, akuzat për firmën ndërtuese, subjektin “Gjikuria" sh.p.k. etj.

KATËR HALLKAT

Ajo që duhet parë në thelb është se nuk është vetëm firma e ndërtimit përgjegjëse, sepse janë katër hallka. E para projektuesi, e dyta ndërtuesi, e treta supervizuesi dhe e katërta me kalimin e kohës është mirëmbajtësi i rrugës, i cili bën mirëmbajtjen e segmentit rrugor.

Sipas të dhënave që siguroi CNA, rezulton që muri mbajtës për të cilin thuhet se nuk ka hekur, është projektuar i tillë.

Projektimi i rrugës është bërë nga "T.H.C." sh.p.k. dhe "Erald-G" sh.p.k., ndërsa mbikëqyrjen e punimeve e ka kryer "C.E.C Group" sh.p.k., i cili thotë “beton” dhe e ka projektin, sipas dokumentit që ka siguruar CNA, që është "beton pa hekur".

Përgjegjësit e “rrugëve prej letre”/ Pse projektet e

Përgjegjësit e “rrugëve prej letre”/ Pse projektet e

Dakord, të shkojmë të sulmojmë "Gjikurinë", "Gjokën", "Gener 2", "Salillarin", çdo kompani që ndërton rrugë në Shqipëri. Problemi është i thjeshtë, përgjegjësinë e kanë zbatuesit e projektit apo supervizorët.

Në rast se projekti është bërë “shkel e shko”, ku hidhen qindra miliona euro dhe më pas rrëshqet rruga sepse nuk është kërkuar parametri i duhur i betonit, nuk është kërkuar parametri i duhur i hekurit, nuk është llogaritur pjerrësia, nuk janë llogaritur burimet hidrike dhe dhjetëra probleme që dalin, fajin e ka projektuesi.

Në rast se ndërtuesi zbaton projektin 100% dhe rrugës në këshill teknik kërkohen ndryshime pozitive për projektin dhe korrigjon aq sa janë hapësirat ligjore, është në rregull. Ndërtuesi do të ishte në problem në rast se projekti do të ishte me hekur dhe ai mur do të kishte rënë.

Përgjegjësit e “rrugëve prej letre”/ Pse projektet e

Projektuesi ka thënë: Mur betoni masiv. Është bërë mur betoni masiv, ka ndodhur rrëshqitja e malit dhe e ka rrëzuar. Këtë e llogarisin projektuesit, nuk e llogarit ndërtuesi. Ndërtuesi do të ishte në faj në rast se projektuesi do ta kishte bërë me hekur solid, që ai mur betoni të mbante rrëshqitjen e kodrës, malit, apo reshjeve të ndryshme të shiut, të cilat mund të sjellin erozion apo rrëshqitje toke.

Në rastin konkret, ky është një shembull alarmi.

CNA e ka raportuar edhe më parë sepse kemi projekte si rruga Qukës-Qafë Plloçë që shkojnë mbi 300 milionë dollarë dhe ndërkohë mund të kishte mbaruar një rrugë me katër korsi drejt Korçës.

Por është ndërtuar një rrugë ku të gjithë i kishin pritshmëritë shumë të mëdha, pritej një shkurtim në distancë dhe në kohë. Në fakt, nuk ka më shumë se 20 minuta shkurtim në kohë dhe vetëm 9 kilometra në distancë e janë hedhur mbi 300 milionë euro për shkak të një projekti të gabuar në tërësinë e tij.

Rruga Maliq-Lozhan-Gramsh kalon në gjurmën e vjetër.

Duhet të kishte shumë herë më tepër korrigjime, projekti duhet të ishte shumë i qenësishëm, shumë më serioz, që jo vetëm të zgjerohej disa metra dhe "hajde se po hedhim një asfalt dhe ka një aks sekondar ku mund të kalojë". Jo! Duhet të ishte bërë një rrugë me parametra edhe më seriozë, ku me pak më shumë para dhe me një projekt të duhur nuk do të ishim përballë këtij fakti.

Përgjegjësit e “rrugëve prej letre”/ Pse projektet e

Rrugët nuk bien vetëm për shkak të realizimeve dhe punimeve të kryera nga firmat e ndërtimit. Jo! Rrugët po bien edhe për faktin se janë të projektuara keq apo shumë keq. Nga ana tjetër, në rastet kur rrugët nuk janë zbatuar mirë nga ndërtuesit, problemi qëndron te supervizorët të cilët nuk duhet ta lejojnë.

Ndaj jemi përballë faktit, kush janë përgjegjësit për gjendjen e rrugëve tona në Shqipëri?

Projektuesi është privat, paguhet nga shteti. Ndërtuesi është privat, paguhet nga shteti. Supervizori është privat, paguhet nga shteti. Problemi fillon te projektuesit së pari, të cilët nuk janë të standardeve të larta apo nuk e njohin cilësinë europiane të rrugëve. Janë projektues të standardit "ku thërret qameti".

Nuk po shkojmë më tej te supervizorët dhe nuk po marr në mbrojtje aspak as firmat e ndërtimit, por që të bësh një mur si ky që shikoni në pamje dhe të bjerë pas gjashtë muajsh sepse projektuesi s’i ka vënë hekur, dhe pastaj të fillosh të bërtasësh e të akuzosh qoftë firmën, qoftë supervizorin apo qoftë ARRSH-në, e cila këtu ka një gabim që lidhet me pranimin e projektit dhe me cilësinë e tij.

Përgjegjësit e “rrugëve prej letre”/ Pse projektet e

Përgjegjësit e “rrugëve prej letre”/ Pse projektet e

Zbatimi është sipas projektit, rruga, mbajtësja e betonit ka rënë, është projektuar pa hekur dhe këtu përgjegjës janë projektuesit, të cilët po bëjnë që në shumë investime në akse rrugore të ndryshme të Shqipërisë të kemi problematika të mëdha për shkak të projekteve të gabuara që në fillimin e tyre.

Pa një vizion të qartë për të fituar në kohë, pa një vizion të qartë për të fituar në kilometra, pa një vizion të qartë për të ndërtuar rrugë me standarde cilësore europiane, të cilat projektuesit tanë duket se i shohin së prapthi./ CNA





13:41 Denoncim

Mjerë spitalet tona!

CNA ka kryer vëzhgim në urgjencën e QSUT-së, ku ajo që ësh...

Lajmet e fundit nga