
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e CNA, thuhet se në një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë konstatuar masa dëmi ekonomik që sipas denoncuesit duhet të ishin shoqëruar me kallëzime penale.
Referuar denoncimit, nga verifikimi i dokumentacionit tekniko-ligjor të vënë në dispozicion grupit të auditimit si dhe verifikimit të punimeve në terren për objektin e mësipërm rezultuan diferenca lidhur me volume të situacionuara me punimet faktike në terren si dhe volume të llogaritura jo në përputhje me projektin e zbatimit, projekt-preventivit të rishikuar si më poshtë në objektet e investuara nga Bashkia Tropojë:
1.Në objektin “Rikonstruksion i rrugës së fshatit “Kasaj” sipas kontratës me nr.2319 prot., datë 04.05.2023, lidhur midis AK Bashkisë Tropojë dhe Kontraktorit OE “Nika”.shpk. Vlera e kontratës është 69,023,526.48 lekë me Tvsh. Rezultuan diferenca lidhur me volume të situacionuara me punimet faktike në terren. Në total rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vlerën 956,587.5 lekë pa TVSH.

Në këtë procedurë tenderi, KLSH gjeti shkelje në vlerësimin e procedurës duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët, ku KLSH e quan efekt financiar negativ në buxhet kur në shumë raste të tjera e ka quajtur dëm ekonomik dhe ka bërë kallëzime penale.

Në procedurën e Prokurimit “Rikonstruksion i Rrugës Fshati Kasaj” me fond limit 79,863,397 lekë pa TVSH. Nga shqyrtimi i dokumentacionit në SPE rezulton se skualifikimi i OE “Sh.” nuk është i bazuar në prova e fakte të plota por për mangësi e devijime të vogla që mund të kërkohej sqarim me shkrim nga subjekti. Veprim që ka sjellë një efekt financiar negativ në buxhetin e Bashkisë Tropojë për 1,943,468.4 lekë pa TVSH ardhur nga diferenca e ofertës së shpallur fituese e OE “Nika.” prej 57,519,605.40 lekë dhe ofertës të shkualifikuar në mënyrë të pa mbështetur në ligj të OE “Shendelli.” prej 55,576,137.00 lekë pa TVSH.

2. Në objektin “Rikonstruksion i shkollës 9-Vjeçare Besëlidhja e Malësisë” sipas kontratës me nr. 3888 prot., datë 26.09.2024, lidhur midis AK Bashkisë Tropojë dhe Kontraktorit BOE “M./S”.shpk & “Nika”shpk. Vlera e kontratës është 66,333,240.44 lekë me TVSH. Afati zbatimit të kontratës është përcaktuar periudha kohore 9 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Në raportin e KLSH thuhet se rezultuan diferenca lidhur me volume të situacionuara me punimet faktike në terren si dhe volume të llogaritura jo në përputhje me projektin e zbatimit, projekt-preventivit të rishikuar si më poshtë. Në total rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vlerën 3,051,619 lekë pa TVSH.



Sipas denoncimit, këto dëme cënojnë rëndë ecurin e mësimdhënies në këtë shkollë 9-vjeçare,sidomos pjesa e palestrës shkollës e cila pas restaurimit ka dalë plotësisht jashtë loje ,duke rrezikuar edhe shëndetin e nxënësve.
3. Në objektin “Rikonstruksion sistemim asfaltim rruga Bukovë-Qendër Luzhë”, sipas kontratës nr.2319 prot., datë 04.05.2023, lidhur midis AK Bashkisë Tropojë dhe Kontraktorit OE “Sh.”shpk. Vlera e kontratës është 27,919,401.3 lekë me TVSH. Rezultuan diferenca lidhur me volume të situacionuara me punimet faktike në terren. Në total rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vleren 778,512 lekë pa TVSh.

4. Në objektin “Sistemim asfaltim i lagjes Dardania”, sipas kontratës me nr. 1215 prot., datë 24.20.2023, lidhur midis AK Bashkisë Tropojë dhe Kontraktorit OE “Z.”shpk. Vlera e kontratës është 32,423,422 lekë me TVSH. Rezultuan diferenca lidhur me volume të situacionuara me punimet faktike në terren. Në total rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vleren 621,823 lekë pa TVSH.

5. Në objektin "Blerje mobilje për sallën e muzeut", rezultuan diferenca lidhur me volume të situacionuara me punimet faktike në terren. Në total rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vlerën 175,000 lekë. /CNA

Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime p...
Abuzimet me tenderët nuk kanë të ndalur në Bashkinë e ...
Një situatë problematike raportohet me grumbullimin e mbet...
Makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg...
CNA ka nisur një investigim në lidhje me vendosjet e rekla...
Lidhur me fenomenin e lakrës me dy koka në zonën e Elbasan...
Në fshatin Jagodinë, Elbasan, disa fermerë i janë drejtuar...
Dy shtetas shqiptarë, që jetojnë në Athinë, akuzojnë një b...
Nxënësit e viteve të para dhe të dyta në gjimnazin “Ismet ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është denoncuar një rast m...
Ndërkohë që debati publik shpesh mbytet në tymnajën e ditë...
Javën e parë të muajit shkurt emisionin “Stop” transmetoi ...
Ilir Proda, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,...
Në emisionin e sotëm trajtojmë ankesën e Eduart Sharkës ng...
Lidhur me dhunën fizike dhe psikologjike, që mësuesja Mine...
Në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz,...
Kush e sabotoi investimin 80-milionësh që do të shpëtonte ...
Dy ditë më parë CNA dhe mediat e tjera raportuan shembjen ...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi auditimin fin...
CNA prej ditësh ka publikuar pjesë nga raporti përfundimta...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...