
Të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet e SPAK në lidhje me pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.
Përveç pronave në kryeqytet, Karçanaj ka dhe prona në bregdet përkatësisht në Qerret në Kavajë.
Për blerjen e një apartamenti duplex në Qerret janë përdor persona të tretë.
Shtetasi Ram Basha ka blerë një pronë në maj të 2023 me vlerë 100 mijë euro nga shtetësja Enxhiana Alimeta e cila këtë pronë më herët në 2019 e kishte blerë në vlerën 167 mijë euro.
Hetimet tregojnë se Enxhiana Alimeta, punonjëse pranë shoqërisë “Soft & Solution”, nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar blerjen e pasurisë. Dyshohet se fondet janë siguruar përmes një huaje prej 168,670 euro nga shtetasja Arjola Koromani, administratore e së njëjtës kompani, nëpërmjet një kontrate për njohje detyrimi të firmosur vetëm një ditë pas blerjes së apartamentit.
Megjithatë, verifikimet në sistemin noterial kanë nxjerrë parregullsi, pasi dokumenti përkatës nuk është gjetur i ngarkuar saktë, duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë dhe transparencën e veprimeve.
“Evidentohet me interes se edhe shtetasja Enxhiana Alimeta (si në rastin e shtetasit Kristi Manaj), rezulton se është punonjëse pranë shoqërisë Soft & Solution shpk.
Lidhur me veprimet noteriale të kryera nga shtetasja Enxhiana Alimeta, evidentohet me interes se ajo ka nënshkruar kontratën për njohje detyrimi me nr. 5169/1404 datë 31.07.2019, me shtetasen Arjola Koromani (administratore e shoqërisë Soft & Solution), vetëm një ditë pas nënshkrimit të kontratës së blerjes së apartamentit, por nga verifikimi në sistemet e informacionit janë arritur të identifikohen vetëm të dhënat e kontratës dhe objekti i saj, por nuk është bërë e mundur gjetja e aktit noterial, pasi në sistemin RNSH, rezulton se për kontratën e përshkruar më sipër, është ngarkuar një dokument tjetër/akt noterial, i cili ka palë dhe objekt të ndryshëm nga ajo e përshkruar më sipër.
Referuar tërësisë së dokumentacionit të këqyrur, krijohen dyshime të arsyeshme se ashtu si në rastin e shtetasit Rafael Bistri, dhe shtetasja Enxhiana Alimeta, nuk ka patur fonde të mjaftueshme në emër të saj për blerjen e kësaj pasurie të paluajtshme dhe për këtë shkak, dyshohet se këto fonde janë marrë në formën e huasë, nga shtetasja Arjola Koroman, nëpërmjet kontratës për njohje detyrimi me nr. 5169/1404 datë 31.07.2019 (edhe në rastin e shtetasit Rafael Bistri, evidentohet i njëjti modus operandi)”, thuhet në dosjen e siguruar nga CNA.

Një tjetër pasuri, një apartament duplex në Qerret të Kavajës, rezulton aktualisht në emër të Ram Bashës, por sipas hetimeve, përdorej nga shtetasja Mirlinda Karçanaj. Vetë Basha ka deklaruar se nuk ka dijeni për pronën, dhe se nuk ka qenë kurrë në zonën e Qerretit. Ai ka shtuar se fondet për blerjen i ka marrë borxh në cash nga një shtetas tjetër.
“Më tej, nga tërësia e hetimeve të kryera si dhe nga informacionet e sigurta që disponohen nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesve financiarë të Prokurorisë së Posaçme (informacion date 17.03.2026), rezulton se shtetasja Mirlinda Karçanaj ka në posedim një tjetër pasuri të paluajtshme të tipit apartament dublex i ndodhur në Qerret Kavajë. Kjo pasuri identifikohet me numrin 102/6+2-1 ndodhur në ZK 3101 Qerret, e cila aktualisht është në emër të shtetasit Ram Basha.
Lidhur me kontrollin e vendeve të apartamentit të identifikuar si pasuria e paluajtshme me numrin 102/6+2-1 ndodhur në Z.K. 3101 Qerret, pas marrjes së kontaktit me pronarin e banesës, shtetasin Ram Basha, ai nuk u paraqit me qëllim vënien në dispozicion të ambjentit, me qëllim lejimin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pas marrjes në pyetje të shtetasit Ram Basha, lidhur me blerjen e kësaj pasurie nga shtetasja Enxhiana Alimeta, ky i fundit deklaroi se: "...Në lidhje me këtë kontratë, mbaj mend që e kam firmosur një kontratë për një banesë që më duket se është 100.7 m2, pasuri të cilën e kam blerë për vlerën 100.000 euro. Nuk e di as ku është noteri dhe as kush është shitësja dhe as se si e gjeta këtë banesë. As nuk kam qenë kurrë në këtë shpi dhe as nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as në Durrë jo më në Qerret. Nuk e mbaj mend fare në çfarë rrethanash e kam blerë, as e mbaj mend fare. Lekët për ta blerë këtë shpi mi ka dhënë shtetasi Sokol Parllaku borxh, mbaj mend që mi ka dhënë në kesh dhe unë i kam derdhur në bankë, por nuk mbaj mend detaje të tjera....As nuk e di fare se kush është shitësi apo shitësja dhe as e kam takuar kurrë në jetën time. As emrin e noterit nuk e mbaj mend apo ta di se ku është.....As nuk e kam idene....Siç ju thashë, as në Durrës nuk kam qenë ndonjëherë në jetën time e jo më në Qerret.", thuhet në dosjen hetimore.

Nga ana tjetër, administratori i kompleksit ku ndodhet apartamenti ka konfirmuar se në dokumentacionin e banorëve figuron emri i Enxhiana Alimetës dhe se pagesat e administrimit janë kryer nga persona të tjerë në emër të saj.
Në deklarimet e saj, Alimeta ka pranuar se ka firmosur dokumente pa qenë plotësisht e informuar mbi përmbajtjen e tyre, por thekson se pavarësisht nënshkrimit nuk ka marrë asnjë pagesë nga shtetasja Arjola Koromani.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për të zbardhur plotësisht skemën dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm në këtë rast që dyshohet të përfshijë përdorimin e personave fasadë për fshehjen e pasurive./ CNA
SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t...
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parre...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili ...
Rindërtimi i banesës së 94-vjeçarit, Nikoll Kolaj, të dëmt...
Të udhëtosh me autobusët urban të Tiranës duhet të jesh i ...
Një denoncim për abuzimet me lejet ndërtimore dhe ndërtime...
Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund ...
Dosja “5D” është një nga dosjet më famoze të zbuluara ndon...
Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin ...
Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Sto...
Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në...
Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime p...
Abuzimet me tenderët nuk kanë të ndalur në Bashkinë e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...