web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në Korçë

29 Maj 2026, 11:47, Denoncim CNA

Në vitin 2022 në datat 17 deri në 21 Gusht Festa e Birrës në Korçë ishte një spektakël i vërtetë. Mijëra vizitorë vendas dhe të huaj vizituan Korçën, që kulmin e saj të turistëve e pati gjatë periudhës ku festohej Festa e Birrës në Korçë.

Festa e Birrës në Korçë është një event që prej rreth 21 vitesh dhuron 5 netë magjike, me këngëtarë të mirënjohur dhe të dashur të skenës shqiptare por edhe asaj ndërkombëtare. (LEXO KETU)

Në 2022, këngëtarë të mëdhenj si Konstantinos Argiros, Anxhela Peristeri, Aurela Gaçe e shumë të tjerë dhuruan emocione të pafundme për turistët, vendasit të cilët shijuan spektaklet magjike prej 5 ditësh dhe produktet më cilësore të brandeve të njohur të pijeve.

Por këtë event e bojkotoi dhe kërkoi ta sabotonte Irfan Hysenbelliu.

CNA raportoi asokohe censurën dhe bojkotin e bërë nga Irfan Hysenbelliu.

Bashkia e Korçës kishte filluar disa javë më parë organizimin duke bërë edhe njoftimet. Mediat e Irfan Hysenbelliut të cilat flisnin jo një herë, por disa herë në ditë nuk jepnin asnjë lajm derisa bënë me dije se, Irfani ishte tërhequr nga "Festa e Birrës".

Përtej tërheqjes dhe mosvajtjes në "Festën e Birrës" në mediat e tij nuk u tha asnjë fjalë dhe nuk u shkruajt asgjë për eventin më të madh veror që ndodh në Shqipëri dhe ndodh vetëm në Korçë.

Irfan Hysenbelliu jo vetëm e bojkotoi por dhe e sulmoi Festën e Birrës në Korçë duke bërë shkrime, kronika, raportime, duke hedhur akuza dhe shpifje sepse nuk mori pjesë në event.

(Më poshtë gjeni shkrime, kronika dhe raportime, sulme ndaj Festës së Birrës në Korçë)

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Qëllimi i bojkotit ishte i qartë; thjesht dhe vetëm dështimi dhe shkatërrimi i Festës së Birrës.

Por në fakt, Festa e Birrës në Korçë u bë më e suksesshme se kurrë pikërisht sepse e sulmoi dhe nuk shkoi Irfan Hysenbelliu. (LEXO KETU)

Irfan Hysenbelliu nuk ishte pjesë e Festës së Birrës në Korçë pasi kishte problemet e tij me mospagimin e taksave dhe mendoi se po të mos shkonte ai, shqiptarët, turistët apo kompanitë e birrave do ta bojkotonin Festën e Birrës.

Por nuk ndodhi sipas pretendimeve të Irfan Hysenbelliut.

Kompanitë e birrave nuk e bojkotuan Festën e Birrës që Irfan Hysenbelliu kërkon ta personalizojë me Birrën Korça dhe në atë event në 2022 u promovuan dhe brande më të mira se Birra Korça e Irfan Hysenbelliut, e cila tregtohet dhe kontrabandë siç e kapën tatimet dhe në evazion fiskal.

Ishin kompani dhe biznemenë të ndershëm që bëjnë tregti shesin produkte cilësore dhe nuk janë mashtrues si Hysenbelliu me produktet e tij dhe abuzimet që bën duke vjedhur shtetin me mospagimin e taksave.

E mira do të ishte që një biznesmen t’ia blinte Irfan Hysenbelliut Birrën Korca që edhe shqiptarëve t’iu rrinë veshët rehat që të mos dëgjojnë më festa e Birra Korça, mashtrimet dhe pallavrat e një manipulatori publik, e një njeriu që nuk paguan taksat, njeriut që ndërton pa leje, njeriu që tenton të prishë festat dhe pastaj kur ato kanë sukses kërkon meritën e tyre, si në rastin e fundit ku çmimin në TEA Awards e ka fituar Bashkia e Korçës me Festën e Birrës, ndërsa Irfan Hysenbelliu mashtron publikisht duke thënë që e ka marrë Birra Korça.

Irfan Hysenbelliu e personalizion Festën e Birrës në Korçë me Birra Korçën për një qëllim të caktuar; për të dëbuar kompani të ndryshme, prodhues të ndryshëm të birrave që ai të shesë sa më shumë.

Por në fakt është njeriu që e ka bojkotuar Festën e Birrës në Korçë dhe këto artikuj e provojnë bojkotin që i ka bërë Irfan Hysenbelliu Festës së Birrës në Korçë për interesin e tij.

E vërteta është një dhe vetëm një

Irfani Hysenbelliu në të vërtetë, zë më shumë sipërfaqe se sa paguan, dhe kjo është e provuar. Bën dhe evazion fiskal atje duke shitur birrë pa limit dhe të padeklaruar siç e kanë kapur dhe tatimet në rastet e kontrolleve.

Irfan Hysenbelliu është abuzuesi më i madh i Festës së Birrës në Korçë. Që nga vjedhja e emrit, tek sulmi që i ka bërë Festës së Birrës. Asnjë subjekt, asnjë kompani prodhuese birre, asnjë media nuk e ka sulmuar Festën e Birrës në Korçë, si Irfan i Hysenbelliu, për interesat e tij.

(Të tjera kronika dhe shkrime kundër Festës së Birrës në Korçë)

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në

Disa prodhues birre dhe kompani serioze birre nuk shkonin në këtë festë pas personalizimit që i bëri Irfan Hysenbelliu. Kur ai e bojkotoi, ishin atje prezent shumë kompani të tjera dhe prodhues të tjerë seriozë jo si Irfani.

Festa e Birrës në Korçë personalizohet në mënyrë kriminale nga Irfan Hysenbelliu. Ashtu siç nuk paguan tatimet dhe shtetin ashtu sillet dhe me Festën e Birrës duke e personalizuar për interesat e tij që të shesë ashtu siç shet ai.

Ndoshta duhet të vijë dita që të dalë një biznesmen dhe ta qërojë njëherë e mirë Irfan Hysenbelliun si pronar të Birra Korçës dhe turistët t'i tregojnë Irfanit sa i vlen lëkura.

CNA do t'u kërkojë turistëve, atyre që marrin pjesë në Festën e Birrës, të provojnë çdo birrë tjetër dhe t'i tregojnë vendin Irfan Hysenbelliut, për sjelljen e tij abuzive me mënyrën se si se si sulmon këtë festë, dhe si abuzon me emrin e saj./ CNA





Lajmet e fundit nga