web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy dekada me Festën e Birrës në Korçë/ Ja ku do zhvillohet këtë vit

26 Korrik 2026, 14:15, Aktualitet CNA

Dy dekada me Festën e Birrës në Korçë/ Ja ku do

Që nga edicioni i parë në vitin 2006, Festa e Birrës është zhvilluar në disa prej hapësirave më të njohura të qytetit të Korçës. Në vitet e para, aktiviteti u organizua pranë Parkut "Rinia", ku për disa edicione me radhë mblodhi mijëra vizitorë në një atmosferë festive.

Me rritjen e interesit dhe të numrit të pjesëmarrësve, festa u zhvendos në hapësira më të mëdha, si para Stadiumit Skënderbeu, dhe më pas në Pazarin e Vjetër të Qytetit dhe në Terminalin e Autobusëve, për t’iu përgjigjur fluksit gjithnjë e në rritje të vizitorëve.

Këtë vit, për herë të parë, Festa e Birrës do të zhvillohet në ambientet e "Polit të Jugut", në Drenovë, në hyrje të Korçës.

Vendndodhja e re ofron një sipërfaqe më të madhe, infrastrukturë moderne dhe kushte më të përshtatshme për të pritur mijëra vizitorë gjatë netëve të festivalit, duke shënuar një tjetër etapë në historinë e një prej eventeve më të mëdha verore në Shqipëri./ CNA

 





Lajmet e fundit nga