web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e çmimit të naftës/ Këlliçi, akuza Ramës

26 Korrik 2026, 12:57, Aktualitet CNA

Rritja e çmimit të naftës/ Këlliçi, akuza

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të naftës në vend, duke akuzuar qeverinë se nuk ka ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët nga shtrenjtimi i karburanteve.

Këlliçi thekson se çmimi i naftës ka pësuar rritje të vazhdueshme, duke arritur sot në rreth 206 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë. Sipas tij, kjo rritje rëndon drejtpërdrejt buxhetin e familjeve shqiptare dhe sjell një efekt zinxhir në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera të konsumit.

Ai kritikoi qeverinë për mungesën e masave subvencionuese gjatë periudhave të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke pretenduar se Shqipëria ishte ndër të paktat vende që nuk ndërhyri për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.

“Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Çmimi i naftës po rritet çdo ditë dhe sot ka kushtuar rreth 2 mijë lek litri në pikat e shitjes me pakicë. Sa më shumë rritet çmimi i naftës aq më shumë rëndon në xhepin e qytetarëve shqiptarë që kanë të ardhurat më të ulëta dhe fuqinë më të vogël blerëse në Europë.

Kuptohet se kjo çon në rritjen zinxhir edhe të çmimeve të produkteve të tjera bazë.

Por ka një njeri që përfiton nga kjo situatë, ai është Edi Rama. Sa më shumë rritet çmimi aq më shumë para merr ai nga taksat e larta në karburant.

Herën e fundit që Edi Rama përdori paratë e buxhetit të shtetit si të ishin të kasafortës së tij personale, ishin 4.2 milionë euro për një koncert privat të kthyer në anti miting.

Çmimi i naftës ishte 175 lekë për litër në mesin e muajit qershor. Gradualisht erdhi në rritje dhe sot jemi në 206 lek për litër.

Edhe para disa muajsh kur karburanti pati një rritje në nivel global për shkak të luftës në Iran, qeveria jonë ishte e vetmja në rajon e në kontinent që nuk mori masa subvencionuese për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që të mos ndikohej ekonomia dhe xhepi i tyre.

Nisur nga të ardhurat dhe fuqia blerëse, çmimi i naftës në Shqipëri është më u larti në kontinent, dhe kjo kryesisht nga taksat e larta që qeveria ka vendosur në një litër karburant”, shkruan Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga