Protestuesit nuk harrojnë Veliajn: I erdhi radha e burgut, të mos lirohet
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...

Numri i pensionistëve të rinj në skemën e sigurimeve shoqërore po rritet shumë më shpejt se numri i kontribuuesve të rinj në skemë, një trend që pritet të vijojë edhe në të ardhmen për shkak të strukturës së popullsisë drejt plakjes.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se numri i personave që trajtohen me pension pleqërie në 2025 ishin 641,085 ose 33,518 mijë më shumë se në vitin 2024, (+6%).
Në anën tjetër numri i kontribuuesve në skemë arriti 870,964 persona me një shtesë prej 27,097 ose rreth 3%.
Shifrat tregojnë se numri i personave që iu shtuan sistemit si pensionistë ka tejkaluar në mënyrë të ndjeshme numrin e qytetarëve të rinj që hyjnë si kontribuues përmes punësimit. Në vitin 2025 numri i pensionistëve të rinj në skemë ishte 23.6% më shumë se kontribuuesit.
Ndryshe nga tendenca e viteve të mëparshme, skema e sigurimeve u përball vitin e kaluar me një valë daljesh në pension, me 33,518 përfitues të rinj. Përgjatë 2015-2024 numri shtesë i pensionistëve të rinj në skemë luhatej nga 15-17 mijë persona, por në 2025 ky tregues është dyfishuar.
Kjo përmbysje e raporteve nënkupton se për çdo 100 punonjës të rinj që filluan të paguanin sigurime në 2025, skemës iu shtuan rreth 124 pensionistë të rinj.
Plakja e popullsisë dhe vala e daljes në pension po ecin shumë më shpejt sesa aftësia e tregut të punës për të thithur breza të rinj. Por presioni financiar mbi skemën e sigurimeve po mbahet nën kontroll, nga masa e ulët e pensioneve të reja.
Vala e bumit të lindjeve, brezi i viteve 1960, i cili përkon me periudhën e rritjes më të lartë demografike në Shqipëri, po mbërrin tani moshën e pensionit.
Nga ana tjetër, emigracioni i forcës së re të punës, largimi i të rinjve në moshë pune drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe më gjerë ka tkurrur ndjeshëm bazën nga ku tregu shqiptar i punës mund të thithë kontribuues të rinj.
Prej vitesh Shqipëria po vuan nga një rënie e vazhdueshme e numrit të lindjeve. Kjo do të thotë se numri i të rinjve që mbushin moshën 18 apo 22 vjeç dhe hyjnë për herë të parë në tregun e punës është çdo vit e më i vogël sesa brezat që dalin në pension.
Gjithashtu fenomeni i punësimit në të zezë vijon të ndikojë negativisht kontribuuesit e rinj. Shumë të punësuar sezonalë në turizëm dhe të tjerë të vetëpunësuar nuk janë të përfshirë në skemën e sigurimeve./ Monitor
Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 k...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Çmimi i arit ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjash...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...