Nga “ethet” e garës, te misioni politik/ Flasin 3 nënkryetarët e sapozgjedhur të PD-së
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...

Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit bankar kanë shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, klientët e sektorit bankar shqiptar nisën 1 milion e 51 mijë transferta jashtë vendit, me një rritje prej 28.5% krahasuar me një vit më parë.
Rritja ishte e ngjashme si te klientët individë, ashtu edhe te bizneset.
Për tre muajt e parë të vitit, individët nisën pothuajse 893 mijë transferta jashtë vendit, 29% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërsa bizneset nisën 159 mijë transferta, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e transfertave ndërkombëtare ishte e dukshme edhe në vlerë. Statistikat tregojnë se shuma e transfertave ndërkombëtare të nisura nga klientët e sektorit bankar shqiptar arriti në 280.6 miliardë lekë, në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.
Përveç zgjerimit të veprimtarisë ekonomike dhe rritjes së përfshirjes financiare, rritja e transfertave ndërkombëtare mund të shpjegohet edhe me efektet e përfshirjes në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke filluar nga tetori i vitit të kaluar.
Kjo ka sjellë një ulje të ndjeshme të komisioneve të transfertave ndërkombëtare për publikun shqiptar. Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë, nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.
Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.
Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 100 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar. E thënë ndryshe, për shumën maksimale të këtij tavani, 100 mijë euro, komisioni për pagesat elektronike do të jetë maksimalisht 10 euro. Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 100 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.
Komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë (për transfertat mbi 100 mijë euro), pavarësisht shumës së transfertës, janë 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.
Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e zonës SEPA nga Këshilli Europian i Pagesave në 21 nëntor 2024. Më parë, sektori bankar në Shqipëri i ekzekutonte transfertat ndërkombëtare nëpërmjet nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sillte komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave./ Monitor
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...