Nga “ethet” e garës, te misioni politik/ Flasin 3 nënkryetarët e sapozgjedhur të PD-së
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024.
Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 mallra, shërbime ose aktivitete që konsiderohen të nevojshme për një standard jetese të përshtatshëm.
Në to përfshihen pagesa e qirasë dhe faturave, përballimi i shpenzimeve të papritura, konsumimi i rregullt i mishit ose peshkut, një javë pushime larg shtëpisë, zotërimi i një automjeti, zëvendësimi i mobilieve të konsumuara, blerja e rrobave dhe këpucëve të reja, mundësia për të shpenzuar një shumë të vogël për veten, pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe aksesi në internet.
Të dhënat tregojnë se rreth 35% e popullsisë në Shqipëri (34.8%) jetonte në kushte të privimit të rëndë material dhe social në vitin 2024, niveli më i lartë në Europë.
Shifrat tregojnë se hendeku mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian mbetet shumë i madh. Mesatarja e BE-së ishte rreth 6.3% në vitin 2024, rreth pesë herë më e ulët se niveli i regjistruar në Shqipëri.
Shqiptarët kanë shumë mungesa jo vetëm në raport me vendet e BE-sw, por edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Maqedonia e Veriut e ka privimin material në nivelin e 11.6%, Serbia 10.3% dhe treguesi është pak më i lartë në Mal të Zi, me 12.3%. Nuk ka të dhëna për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën.
Në krahasim me vitet e mëparshme, norma e privimit material ka ardhur në ulje (në vitin 2018, treguesi ishte gati 46%), sërish ajo mbetet të paktën dy herë më e lartë e i dyti pas nesh.
Më pak europianë në vështirësi se një dekadë më parë
Në nivel të Bashkimit Europian, numri i personave që jetojnë në kushte të privimit të rëndë material dhe social ka rënë nga rreth 41 milionë në vitin 2015 në 27.5 milionë në vitin 2024.
Mesatarisht në BE, rreth 6.3% e popullsisë shfaq nivel të lartë të privimit material, me kryesimin që e mbajnë Rumania (16.8%), Greqia (14.9%), Bullgaria (15%) dhe niveli më i ulët është në Poloni (2%), Holandë (2.6%), Austri (2.9%), Çeki (2.6%).
Si matet treguesi i privimit material
Treguesi i privimit material, sipas përkufizimit të Eurostat, mat mungesën e detyruar të disa elementeve që konsiderohen të nevojshme dhe të dëshirueshme për një jetë të përshtatshme.
Ai mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elementët e mëposhtëm:
-pagesën e qirasë, faturave, kësteve të blerjeve me pagesë të shtyrë ose kësteve të kredive të tjera;
-mbajtjen e banesës mjaftueshëm të ngrohtë;
-përballimin e shpenzimeve të papritura;
-konsumimin e mishit, pulës, peshkut ose alternativave vegjetariane çdo dy ditë;
-një javë pushime larg shtëpisë;
-aksesin në një makinë ose furgon për përdorim personal;
-zëvendësimin e mobilieve të konsumuara;
-zëvendësimin e rrobave të konsumuara me disa të reja;
-zotërimin e dy palëve këpucë të përshtatshme;
-shpenzimin e një shume të vogël parash çdo javë për veten;
-pjesëmarrjen në aktivitete të rregullta argëtuese;
-takimin me miq ose familjarë për një pije apo vakt të paktën një herë në muaj;
-lidhjen me internet.
Elementët 1 deri në 7 lidhen me nivelin e familjes, ndërsa elementët 8 deri në 13 lidhen me nivelin individual./ Monitor
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...
Inflacioni vjetor në Eurozonë u rrit në 3.2% në maj, nga 3...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur rri...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritj...
Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve ...
Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro ...
Këtë të sdiel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po njeh një vrull të ri gj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...