Kursi i këmbimit valutor/ Vijon kriza e monedhave të huaja
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një tendencë që shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes të jenë më të larta se ato të investimeve në 4-mujorin e parë të vitit.
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Ministria e Financave mbi ecurinë buxhetore për periudhën 4-mujore vitit 2026 tregojnë përmbysje jo të zakontë të raporteve mes dy zërave kryesorë të shpenzimeve publike.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes kanë arritur në 17,7 miliardë lekë gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti. Nga ana tjetër, shpenzimet kapitale, të cilat përfaqësojnë investimet publike në rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë strategjike, janë 14,8 miliardë lekë ose 16.5 për qind më të ulëta se shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes.
Kjo ecuri thellon tendencën e nisur në vitin 2025, duke dëshmuar se paratë e taksapaguesve po shkojnë më shumë për të mbajtur në punë aparatin shtetëror dhe strukturat ekzistuese në vend që të zhvillojnë projekte të reja që gjenerojnë rritje ekonomike afatgjatë.
Në vende në zhvillim si Shqipëria me nevoja të mëdha për infrastrukturë fizike ky raport nuk konsiderohet normal. Shpenzimet kapitale janë motori kryesor i zhvillimit, pasi çdo lek i investuar në infrastrukturë ka një efekt multiplikator në ekonomi, krijon vende pune dhe rrit produktivitetin. Teksa shpenzimet e mirëmbajtjes dhe ato operative dominojnë mbi kapitalet, po tregon se janë lënë pas dore investimet e reja.
Investimet kapitale kanë një monitorim më të qartë, për shkak të natyrës së punës, shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes kanë një shkallë më të lartë abuzimi, tha një ekspert pranë Autoritetit Rrugor Shqiptare. Infrastruktura rrugore e vendit, duke përfshirë edhe akset që janë ndërtuar së fundmi (rruga e Arbrit) janë në gjendje të mjerueshme.
Ura në rrugën e Kombit është mbyllur në njërin krah pasi paraqet rrezik për shkak të ndërtimit difektoz, teksa çarje të mëdha kanë nisur në murin mbajtës të rrugës në segmentin Kukës-Morinë. Akse për të cilat qeveria nga buxheti financon mirëmbajtjen nuk kanë asnjë punonjës në rrugë. Shembulli më qartë është autostrada nga mbikalimi i Rinasit në Durrës, e cila është tërësisht e rrënuar.
Zëri buxhetor “Shpenzime Operative dhe Mirëmbajtje” nuk përfshin vetëm rrugët, por të gjitha kostot e funksionimit të makinerisë shtetërore. Brenda këtij zëri futen faturat e dritave dhe ujit të institucioneve, karburanti për makinat e administratës, blerjet e letrave dhe pajisjeve të zyrave, qiratë e ndërtesave qeveritare, si dhe shërbimet e konsulencës apo të IT-së.
Vitet e fundit, me digjitalizimin e shërbimeve, kostot e mirëmbajtjes së sistemeve softuerike dhe serverëve qeveritarë, përfshirë kontratat e majme të mirëmbajtjes së tyre kanë marrë një pjesë gjithnjë e më të madhe dhe tani janë nën hetim nga SPAK.
Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e parave që figurojnë si mirëmbajtje apo shpenzime korrente shkojnë për të paguar faturat vjetore të kontratave të Koncesioneve dhe PPP-ve. Pagesat e rregullta që i bëhen privatit çdo vit, sidomos për kontratat në shëndetësi shpesh klasifikohen si transferta ose shpenzime korrente operative.
Në vend që të ketë një strategji kombëtare dhe afatgjatë për mirëmbajtjen e akseve rrugore, paratë shpesh ndahen në dhjetëra tenderë të vegjël e të fragmentuar për ndërhyrje emergjente, gjelbërim apo sinjalistike. Kjo formë copëzimi rrit kostot administrative dhe ul kontrollin mbi cilësinë. i tillë është rasti i Autostradës Tiranë -Durrës, e cila në harkun e dhjetëve viteve po shpenzohem miliona euro për tretën herë për gjelbërimin, ku fillimisht u mbollën, palma, pastaj pisha dhe tani pas zgjerimit do të ketë një konfigurim të ri për gjelbërimin./Monitor.al
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritj...
Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve ...
Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro ...
Këtë të sdiel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po njeh një vrull të ri gj...
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vl...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Kursi mesatar i anëtarëve në fondet e pensionit privat nge...
Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në kë...
Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në...
Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta he...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Kreditimi i ekonomisë u përmirësua përsëri gjatë muajit pr...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Hekurudha shqiptare ka planifikuar hapjen e një tenderi pë...
Banka e Shqipërisë fitoi pothuajse 123 milionë euro nga rr...
Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur n...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një zjarr i madh ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve n...
Pallati i Buckingham-it thotë se Princi Harry nuk do të që...
Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formim...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...