Konsumi i karburanteve ra me 16.4% në prill, por qeveria arkëtoi njësoj taksa nga rritja e çmimeve
Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në...

Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²), raportoi INSTAT.
Megjithatë, këto janë vetëm lejet e dhëna nga Bashkitë.
Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.
Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e parë bazohen vetëm në burimet bashkiake. INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.
Lejet reale shumë më të mëdha, për ndërtime me vlerë 3.7 miliardë euro
Në mungesë të përditësimit të të dhënave nga INSTAT për sipërfaqen e lejeve të ndërtimit, që raporton prej gati një viti vetëm pushtetin vendor dhe jo lejet e Këshillit Kombëtare të Territorit dhe Ujit (KKTU), ky është treguesi më i saktë për përmasat që pritet të marrë ndërtimi në vend.
Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport.
Një tregues indirekt që mat vrullin e lejeve të ndërtimit që po vijojnë të jepen në vend, janë arkëtimet e ndjeshme nga zëri i “Pushtetit vendor”, pjesa më e madhe e të cilës përbëhet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Të ardhurat nga pushteti vendos ishin 26.3 miliardë lekë për janar-prill 2026, me një rritje prej 118%, ose 14.2 miliardë lekë më shumë (rreth 150 mln euro).
Duke pasur parasysh, që taksa e ndërtimit në infrastrukturë është 4-8% e vlerës së shitjeve, duke e llogaritur me të paktën 4%, shifra e arkëtuar prej 150 milionë euro i korrespondon leje të ndërtimit me vlerë totale 3.7 miliardë euro!
Lejet sipas INSTAT
Në tremujorin e parë të vitit 2026:
Janë miratuar 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 24,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku u miratuan 258 leje.
Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²).
Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 20,4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,6 %, krahasuar me një vit më parë (20,1 miliardë lekë).
Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 237 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 185.608 m².
Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 85 leje ndërtimi dhe 191.453 m² sipërfaqe. /Monitor
Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në...
Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta he...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Kreditimi i ekonomisë u përmirësua përsëri gjatë muajit pr...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Hekurudha shqiptare ka planifikuar hapjen e një tenderi pë...
Banka e Shqipërisë fitoi pothuajse 123 milionë euro nga rr...
Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur n...
Instat ka publikuar rezultatet e Vrojtimit mbi Aktivitetin...
Fondi i investimeve kapitale nga buxheti është në rekordin...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Korporata Atlas ka finalizuar në fillim të këtij viti bler...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në prill 2026, Fondi i N...
Vendi ynë ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike tot...
Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e heku...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe s...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar ministrat e fi...
Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ka pësuar n...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...