web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korporata Atlas zgjeron aktivitetin, Edil Centro bëhet pjesë e grupit

25 Maj 2026, 20:35, Ekonomi CNA

Korporata Atlas zgjeron aktivitetin, Edil Centro bëhet pjesë e grupit

Korporata Atlas ka finalizuar në fillim të këtij viti blerjen e kompanisë Edil Centro, një kompani e njohur në prodhimin e tullave dhe tjegullave, me aktivitet në zonën e Laprakës dhe me një sipërfaqe prej rreth 80 mijë metrash katrorë.

Ky investim zgjeron me tej aktivitetin e Korporatës Atlas, e cila prej vitesh operon në disa nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Me kete blerje, korporata zgjeron më tej prezencën e saj në industrinë e ndërtimit dhe prodhimit, duke shtuar në grup një kompani me histori dhe eksperiencë të njohur në treg.

Sot, Korporata Atlas operon në disa fusha kyçe të ekonomisë. Në industrinë ushqimore përfaqësohet nga markat Atlas Mills dhe Ola Foods, ku kjo e fundit pati sukses në prezantimin e produkteve në panairin më të madh TuttoFood Milano 2026. Në sektorin e agrikulturës korporata përfaqësohet përmes Besniku Shpk, ndërsa në energji përmes Atlas Energy, me investime në hidrocentrale dhe energji diellore. Paralelisht, grupi ka zgjeruar aktivitetin edhe në zhvillim urban dhe ndërtim përmes Atlas Development.

Blerja e Edil Centro vjen si pjesë e vizionit afatgjatë të korporatës për të investuar në sektorë me potencial dhe duke forcuar më tej praninë e grupit në industrinë e ndërtimit.

Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, u shpreh se ky investim përfaqëson vazhdimësinë e strategjisë së kompanisë për t’u zgjeruar në industri me perspektivë dhe ndikim afatgjatë.

“Prej vitesh, Korporata Atlas ka ndërtuar aktivitetin e saj mbi vizionin për zhvillim dhe investime afatgjata. Edhe përmes këtij investimi, ne synojmë të kontribuojmë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke ndërtuar partneritete dhe projekte me vlerë” u shpreh Domi.

Me këtë investim, Korporata Atlas pozicionohet si një nga grupet shqiptare me aktivitet në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë.





Lajmet e fundit nga