web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros, kryesojnë 3 shtete të Ballkanit

24 Maj 2026, 16:00, Ekonomi CNA

Rritet shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros, kryesojnë

Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ka pësuar një rritje. Sipas të dhënave nga Eurostat, shkalla e inflacionit ishte 3.0% në prill 2026, nga 2.6% e shënuar në muajin mars.

Ndërsa një vit më parë, shkalla e inflacionit ishte 2.2%.

Shkallët më të ulëta vjetore u regjistruan në Suedi me 0.5%, Danimarkë me 1.2% dhe Çeki me 2.1%. Shkallët më të larta vjetore u regjistruan në Rumani me 9.5%, në Bullgari 6.0% dhe Kroacia me 5.4%.

Krahasuar me marsin e këtij viti, inflacioni vjetor ra në pesë shtete anëtare të BE-së, mbeti i qëndrueshëm në një prej tyre dhe pëspoi rritjhe në 21 shtete të tjera./CNA





Lajmet e fundit nga