Paqja fiskale, rrezik për pastrim parash/ Ekspertët fiskalë: sektor potencial mbetet ndërtimi
Nisja e zbatimit të ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiska...

Banka e Shqipërisë e mbylli vitin 2025 me rezultat financiar pozitiv, pavarësisht se forcimi i mëtejshëm i lekut në kursin e këmbimit vazhdoi të ushtrojë efekt negativ mbi bilancin.
Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, rezultati financiar neto për vitin 2025 ishte me fitim në vlerën e 2 miliardë lekëve.
Fitimi neto pësoi rënie me 61% krahasuar me një vit më parë, por megjithatë qëndroi në vlera pozitive për të dytin vit radhazi, duke kompensuar pjesërisht humbjet e larta të regjistruara në vitet 2022-2023.
Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë kishte raportuar humbje neto në vlerën e 27 miliardë lekëve, ndërsa në vitin 2022 humbjet kishin vlerën e afërsisht 17.7 miliardë lekëve.
Faktori me impaktin kryesor në ecurinë e rezultatit të Bankës së Shqipërisë në vitet e fundit ka qenë efekti i kursit të këmbimit.
Banka e Shqipërisë mban një rezervë të madhe në valutë të huaj, si mjet i domosdoshëm për të përballuar nevojat emergjente që mund të ketë ekonomia dhe sektori financiar.
Duke qenë se bilanci i Bankës së Shqipërisë raportohet në monedhën vendase, forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit e ka ulur vlerën në monedhën vendase të rezervave të mbajtura në valutë të huaj.
Për vitin 2025, humbjet neto nga ndryshimet e kurseve të këmbimit kishin vlerën e 24.1 miliardë lekëve. Humbjet në këtë zë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë.
Humbjet nga kursi u balancuan pjesërisht nga rritja e vlerës së arit monetar të mbajtur nga Banka Qendrore, si rezultat i rivlerësimit të tij me vlerë tregu në datën e raportimit.
E ardhura nga ndryshimi neto në vlerën e drejtë të arit monetar kishte vlerën e 11.9 miliardë lekëve, në rritje me 109% krahasuar me një vit më parë.
Nëse i referohemi rezultatit të të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shqipërisë (që përfshijnë zërat që nuk klasifikohen si pjesë e fitimit ose humbjes së vitit ushtrimor), viti 2025 shënoi një rezultat më të lartë, me një vlerë totale prej 3.7 miliardë lekësh. Edhe në këtë zë, rezultati ishte më i ulët krahasuar me vitin 2024, me 52% më pak.
Të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin 2025 përfshinë edhe një ndryshim pozitiv prej 1.7 miliardë lekësh në vlerën e drejtë të letrave me vlerë të borxhit.
Rënia e mëtejshme e normave të interesit edhe gjatë vitit 2025 ndikoi në rritjen e mëtejshme të çmimit të instrumenteve financiare, duke bërë që, për të dytin vit radhazi, totali i të ardhurave gjithëpërfshirëse të rezultojë më i lartë se rezultati neto për periudhën.
Banka e Shqipërisë e mbylli edhe vitin 2025 me kapital negativ, në vlerën e rreth -5.3 miliardë lekëve. Megjithatë, vlera negative e kapitalit u përmirësua për të dytin vit radhazi, krahasuar me nivelin prej -9 miliardë lekësh të fundit të vitit 2024.
Përmirësimi i gjendjes së kapitalit neto ka ardhur falë rezultatit më të mirë financiar të vitit të kaluar dhe shtesave në rezervat ligjore të realizuara. Efektin kryesor e ka sërish një rezervë e posaçme për forcimin e kapitalit. Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, rezerva është krijuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës, datë 4 mars 2026.
Rezerva është krijuar nga fitimi i Bankës, me qëllim forcimin e kapitalit, në kushtet kur, pavarësisht fitimit të realizuar, Banka për një periudhë katërvjeçare ka kapital negativ, shkaktuar kjo nga rivlerësimi i kurseve të këmbimit, si rezultat i vlerësimit të monedhës Lek përkundrejt monedhave të huaja.
Ndërkohë, balanca negative në zërin e rezervave të rivlerësimit të parealizuara është thelluar më tej 2025, duke arritur në afërsisht 73 miliardë lekë, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore ishte pikërisht forcimi i Lekut dhe zhvlerësimi i valutave të huaja në rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë.
Pavarësisht se gjendja e kapitalit ngelet negativ, Banka e Shqipërisë, në shënimet e pasqyrave financiare vlerëson edhe njëherë se mbetet e mirëkapitalizuar në bazë të kapitalit të realizuar, edhe pse forcimi i monedhës Lek përkundrejt monedhave ku është investuar rezerva valutore, ka gërryer kapitalin e saj.
Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet apo humbjet nga rivlerësimi janë të luhatshme dhe i nënshtrohen faktorëve ekonomikë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të Bankës së Shqipërisë, që mund të kthehen me ndryshimin e kushteve ekonomike botërore./Monitor.al
Nisja e zbatimit të ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiska...
Nga 9532 aplikime të rivlerësimit për periudhën shkurt-pri...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Këtë të martë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në bler...
Veprimet e bankingut në distancë (home banking), nëpërmjet...
Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tre...
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në prill, për...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të hapë përsëri procedurën e a...
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar bizneseve të pak...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Tregtarët e kontratave të së ardhmes për naftën priren të ...
Shpërthimet e fundit të hantavirusit dhe norovirusit në an...
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër il...
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria ...
Këtë të diel, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karbura...
Këtë të shtunë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në ble...
Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi dir...
Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e ...
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rën...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...