"Po pi qumësht të rritem"/ Pankartat "pikante" të protestës së sotme
Në ditën e 37 të protestës, protestuesit kanë vijuar të sh...
Në ditën e 37 të protestës, protestuesit kanë vijuar të sh...

Veprimet e bankingut në distancë (home banking), nëpërmjet internetit ose telefonit celular, u rritën përsëri me ritme dyshifrore në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të këtij viti, numri i transaksioneve në distancë arriti në 3.06 milionë, në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vlera totale e transfertave të kryera nëpërmjet internet banking arriti në 528.4 miliardë lekë, pothuajse 31% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Koncepti i home banking përfshin ato veprime bankare që urdhërohen pa qenë nevoja që klienti të shkojë fizikisht në bankë, që nënkupton përdorimin e internet banking ose aplikacioneve celulare të mbështetura në shërbimin e internetit.
Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri i ofrojnë të gjitha ofrojnë shërbimet e bankingut në distancë, çka nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave.
Transaksionet nëpërmjet kanaleve dixhitale po dominojnë në mënyrë të qëndrueshme strukturën e transfertave të kreditit të kryera nëpërmjet sistemit bankar. Për tremujorin I 2026, transfertat nga kanalet dixhitale përbënin 67% të numrit total të transfertave bankare, në rritje të mëtejshme nga pesha prej 64% që kishin vitin e kaluar.
Për çdo individ apo subjekt që zotëron një llogari bankare, pjesa dërrmuese e pagesave dhe transfertave tashmë mund të kryhet nëpërmjet internetit, pa qenë më nevoja për të shkuar fizikisht në bankë.
Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga lehtësitë tarifore të vendosura nga Banka e Shqipërisë, që parashikon komisione më të ulëta për transfertat e kryera nëpërmjet kanaleve elektronike, krahasuar me ato që kryhen në degë.
Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, miratuar në shtator të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që shtojnë edhe më shumë incentivat për kanalet elektronike të pagesave.
Për pagesat në nisje të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione. Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë.
Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar.
Ndërsa, për transfertat në formë letër (që kryhen në degë) me vlerë deri në 10 milionë lekë, komisioni maksimal i lejuar do të jetë 0.01%.
Në fund të vitit 2025, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.95 milionë, në rritje vjetore me 44%. Vlerësohet se tashmë 49% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 39% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2024 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020.
Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve. Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 45%, ndërsa për llogaritë e bizneseve rritja ishte 39% më shumë krahasuar me një vit më parë./Monitor.al
Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tre...
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në prill, për...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të hapë përsëri procedurën e a...
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar bizneseve të pak...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Tregtarët e kontratave të së ardhmes për naftën priren të ...
Shpërthimet e fundit të hantavirusit dhe norovirusit në an...
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër il...
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria ...
Këtë të diel, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karbura...
Këtë të shtunë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në ble...
Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi dir...
Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e ...
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rën...
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga nj...
Këtë të premte, dollari do të këmbehet me 81 lekë në blerj...
Me botimin në Fletoren Zyrtare ka hyrë tanimë zyrtarisht n...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qytetarët duket ...
Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e a...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...