web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pavarësisht hantavirusit dhe norovirusit/ Vijojnë kërkesat në treg për anije turistike

17 Maj 2026, 16:06, Ekonomi CNA

Pavarësisht hantavirusit dhe norovirusit/ Vijojnë kërkesat

Shpërthimet e fundit të hantavirusit dhe norovirusit në anijet turistike duket se nuk kanë gjasa që të zbehin popullaritetin në rritje të anijeve turistike për pushime.

Refruar përfaqësuesve të industrisë dhe ekspertëve të udhëtimit, mediat e huaja raportojnë se gjatë këtij sezoni pritet që një numër rekord njerëzish në të gjithë botën të bëjnë udhëtime me kroçera këtë vit.

Kjo pavarësisht tre pasagjerëve në bordin e MV Hondius që humbën jetën nga hantavirusi pasi anija ndaloi në Argjentinë dhe një shpërthimi të kohëve të fundit të norovirusit në bordin e një anijeje britanike të ankoruar në Bordeaux të Francës.

Në mesin e prillit, një parashikim vjetor nga Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Kroçerave, një grup tregtar i industrisë, vlerësoi se 38.3 milionë njerëz do të udhëtonin me anije oqeanike gjatë vitit 2026, 4% më shumë nga një rekord prej 37.2 milionë pasagjerësh vitin e kaluar./CNA





Lajmet e fundit nga