Investimet Publike me fondet e huaja/ Rënia më e fortë që nga viti 2015
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rën...

Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars bankat tregtare në vend raportuan 7913 të punësuar. Numri i të punësuarve është rritur me 0.8% që nga fillimi i vitit dhe me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Punësimi në sektorin bankar po i drejtohet rritjes për të shtatin vit radhazi.
Rritja e punësimit në vitet e fundit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi organik i sektorit, por pjesërisht edhe nga ndryshime strukturore. Efektin kryesor në rritjen vjetore të të punësuarve vlerësohet se e ka dhënë përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank).
Ndërkohë, rritja e punësimit në tremujorin e parë të vitit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi i stafit të Credins Bank, OTP Albania, Bankës së Bashkuar e Shqipërisë dhe, në përmasa më të vogla, edhe të disa bankave të tjera.
Përtej efektit të faktorëve kalimtarë, rritja e punësimit në sektorin bankar është një tendencë e vazhdueshme në vitet e fundit, e lidhur me një cikël të ri rritjes së sistemit. Në vitet pas pandemisë, sektori është karakterizuar nga një zgjerim i shpejtë i aktiveve, rritje me ritme të larta të kreditimit, përmirësim i prfitueshmërisë dhe konkurrencë në rritje mes bankave.
Megjithëse rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në funksion të shërbimeve bazike, kjo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe ciklin e rritjes së biznesit.
Rritja e punësimit, së bashku me presionet e tregut për rritjen e pagave, sollën edhe një rritje të mëtejshme të shpenzimeve për personelin edhe për tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave paralele të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 5.2 miliardë lekë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, statistikat e INSTAT, tregojnë se sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Në tremujorin IV 2025, paga mesatare bruto në këtë sektor arriti në më shumë se 173 mijë lekë në muaj, në rritje vjetore me 6.2%.
Numri i të punësuarve gjatë tremujorit të parë të këtij viti është rritur, pavarësisht uljes së numrit të degëve. Pas një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, numri i degëve në tremujorin e parë të vitit pësoi rënie, i ndikuar kryesisht nga ristrukturimi i ndërmarrë nga Banka Amerikane e Investimeve, pas bashkimit me institucionin financiar jobankë NOA.
Në fund të tremujorit të parë, sektori bankar raportonte gjithsej 443 degë, nga 449 degë që kishte pasur në fund të vitit 2025. Megjithatë, numri i degëve të sektorit ngelet në rritje të dukshme vjetore, me 8.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar./ Monitor
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rën...
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga nj...
Këtë të premte, dollari do të këmbehet me 81 lekë në blerj...
Me botimin në Fletoren Zyrtare ka hyrë tanimë zyrtarisht n...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qytetarët duket ...
Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e a...
Një kontroll i pazakontë duket se ka nisur në tregun e tak...
Këtë të enjte, dollari do të këmbehet me 80.8 lekë në bler...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e zhvilluar ditën e sot...
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka folur për mediet pas...
Banka e Shqipërisë nënshkruan sot partneritetin ndërmj...
Të gjithë ata individë, si ata që kanë fëmijë në ngarkim d...
Pagesat me kartë shënuan një tjetër rritje të lartë në tre...
Këtë të mërkurë, dollari do të këmbehet me 80.7 lekë në bl...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një ...
Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një ...
Këtë të martë, dollari do të këmbehet me 80.4 lekë në bler...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot ...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 80.4 lekë në blerj...
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral mbeti në nivele të ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...