"Të dëbuarit e mëdhenj të Europës"/ 12.4 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE në 2025-n
Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një ...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një samiti të dedikuar për sigurinë kibernetike, theksoi se rreziku kibernetik dhe menaxhimi i tij janë sot ndër çështjet më të rëndësishme në agjendën globale, veçanërisht për institucionet financiare.
Ai u shpreh se bota po përballet me një realitet të ri, ku tensionet gjeopolitike dhe konfliktet po marrin formën e një lufte hibride, ndërsa sulmet kibernetike janë kthyer në pjesë të përditshmërisë dhe jo më ngjarje të izoluara.
Sipas Sejkos, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, transformimi digjital dhe përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale, sidomos në sektorin financiar, kanë zgjeruar ndjeshëm hapësirën kibernetike, duke rritur paralelisht edhe ekspozimin ndaj rreziqeve.
Guvernatori theksoi se siguria kibernetike është tashmë një komponent kyç për stabilitetin financiar dhe sigurinë kombëtare, si dhe një faktor thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut ndaj sistemit bankar.
Ai paralajmëroi se ndërprerjet në sistemet kritike apo rrjedhjet e të dhënave mund të dëmtojnë rëndë reputacionin e institucioneve dhe interesat e klientëve.
Është kënaqësi të marr pjesë në këtë Samit për të folur për një nga sfidat më kritike të kohërave moderne - sigurinë kibernetike. Rreziku kibernetik, administrimi i plotë i tij nga institucionet financiare dhe mbikëqyrja e kujdesshme, prej kohësh renditen ndër temat më të debatuara në agjendat globale.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se po jetojmë në një botë më të pasigurt, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike jo rrallëherë marrin trajta të mirëfillta të një lufte hibride. E në këtë realitet, sulmet kibernetike tashmë nuk përbëjnë më lajm, por janë pjesë e rutinës së përditshme.
Kjo panoramë bashkëshoqërohet edhe me zhvillime të vrullshme teknologjike, transformime digjitale, si dhe me përfshirjen e inteligjencës artificiale në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në industrinë financiare. Në këtë kontekst, zgjerimi i hapësirës kibernetike, për shkak të përdorimit gjithnjë e në rritje të teknologjisë së nivelit të lartë, rrit mirëfilli edhe ekspozimin ndaj rrezikut kibernetik.
Siguria kibernetike vlerësohet si një komponent kritik i stabilitetit financiar dhe i sigurisë kombëtare, dhe konsiderohet tashmë si një shtyllë e rëndësishme e besimit publik ndaj sistemit financiar. Ndërprerjet në funksionimin e sistemeve të infrastrukturave kritike, veçanërisht të sistemit financiar, apo rrjedhjet e të dhënave si pasojë e sulmeve kibernetike, dëmtojnë reputacionin dhe vlerat e klientëve dhe institucioneve.
Në kushtet e dinamikave të reja, Banka e Shqipërisë është e bindur se zhvendosja e kujdesshme e vëmendjes mbikëqyrëse nga rreziqet tradicionale, si ai i kredisë - por pa i lënë ato jashtë vëmendjes - drejt rreziqeve të tilla, si ai kibernetik, është e pashmangshme. E njëjta qasje vlen edhe për subjektet e licencuara nga Banka e Shqipërisë. Në këtë kontekst, nuk është rastësi që Autoriteti Bankar Evropian (EBA) e ka përcaktuar monitorimin e rrezikut kibernetik si një nga prioritetet e tij për vitin 2026.
Prej disa vitesh tashmë, Banka e Shqipërisë e ka vendosur rregullimin dhe mbikëqyrjen e rrezikut kibernetik në agjendën e saj të prioriteteve, duke u fokusuar në disa drejtime. Ndër to, do të përmendja: (i) rritjen e kapaciteteve njerëzore mbikëqyrëse; (ii) bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet që kanë rol në këtë drejtim, veçanërisht me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike; (iii) zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira për monitorimin dhe vlerësimin e rrezikut kibernetik; si dhe (iv) përgatitjen e një kuadri rregullativ në përputhje me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.
Por, le të ndalemi pak më shumë te dy çështjet e fundit.
Së pari, zbatimi i standardeve më të mira të fushës për mbikëqyrje dhe monitorim. Me asistencën e Thesarit Amerikan, Banka e Shqipërisë ka ndërtuar dhe vënë në zbatim metodologjinë e vlerësimit të maturisë së sigurisë kibernetike, bazuar në 93 kontrolle që mbulojnë aspektin organizativ, atë të burimeve njerëzore dhe të sigurisë fizike e teknologjike. Deri më tani, ka përfunduar raundi i parë i vlerësimit për të gjithë sistemin bankar dhe është në proces përsëritja e vlerësimit horizontal, e cila pritet të finalizohet brenda tremujorit të tretë të këtij viti. Ky proces do të përsëritet derisa Banka e Shqipërisë të krijojë sigurinë për shkallën e duhur të maturisë nga ana e të gjitha bankave.
Së dyti, përafrimi i kuadrit rregullator me kuadrin ligjor të BE-së, në përputhje me objektivin strategjik të Qeverisë Shqiptare për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030. Banka e Shqipërisë është duke punuar në mënyrë intensive për të përafruar kuadrin rregullator me Rregulloren e BE-së mbi qëndrueshmërinë operacionale digjitale të sistemit financiar (DORA), e cila ka hyrë në fuqi në janar 2025.
Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një ...
Këtë të martë, dollari do të këmbehet me 80.4 lekë në bler...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot ...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 80.4 lekë në blerj...
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral mbeti në nivele të ...
Viti 2025 shënoi përsëri një performancë financiare poziti...
Mos fajësoni IA-në, të paktën ende jo. Pse kompanitë e tek...
Këtë të shtunë, monedha euro do të këmbehet me 95.1 lekë n...
Kursi i këmbimit euro-lekë e ka mbyllur këtë javë në rënie...
Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, ...
Këtë të premte, monedha euro do të këmbehet me 95.1 lekë n...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur ulj...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar ...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar nor...
Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotërua...
Gati 45% e familjeve, që kanë fëmijë në varësi në Shqipëri...
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të kalojnë nga i...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Qeveria shqiptare ka zhvilluar ditën e djeshme ankandin pë...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...