Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Viti 2025 shënoi përsëri një performancë financiare pozitive për sektorin bankar. 10 nga 11 banka e mbyllën vitin financiar me fitim, por fitimi i sistemit në vlerë absolute pësoi rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave paraprake dhe të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi neto i sektorit arriti vlerën e 34.74 miliardë lekëve, në rënie me 2.8% krahasuar me vitin 2024.
Tendenca e përgjithshme në ulje e normave të interesit, si për Lekun, ashtu edhe për Euron, ndikoi negativisht të ardhurat neto nga interesat, paralelisht edhe me rritjen e shpenzimeve për interesa, të ndikuar në një masë të madhe nga konkurrenca në rritje për tërheqjen e depozitave të publikut.
Përfitueshmëria e sektorit, e shprehur si kthim nga kapitali aksionar, pësoi rënie për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave (me standardet IFRS), kthimi nga kapitali aksionar ra në 16.47%, nga 19.1% që kishte qenë një vit më parë.
Pavarësisht fitimeve të kënaqshme në nivel sistemi, zmadhimi i kapitalit të sektorit, i lidhur kryesisht me kërkesat gjithnjë e më të shtrënguara rregullatore të Bankës së Shqipërisë, ka bërë që norma e kthimit nga kapitali në nivel mesatar të bjerë më tej.
Edhe treguesi i kthimit nga aktivet pësoi rënie në 1.59%, nga 1.76% që kishte qenë një vit më parë.
Frenohet rritja e të ardhurave nga interesat
Të dhënat sipas IFRS nuk janë të detajuara në nivel të zërave të veçantë të të ardhurave dhe shpenzimeve, por disa konkluzione mund të nxirren duke analizuar të dhënat që mbështeten në standardet paralele të raportimit të Bankës së Shqipërisë.
Sipas standardeve lokale, për vitin 2025, sektori bankar arriti një fitim neto në vlerën e 35.6 miliardë lekëve, 4.7% më pak krahasuar me vitin 2024.
Të ardhurat neto nga interesat ishin 75.8 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 0.3% krahasuar me një vit më parë. Stanjacioni i të ardhurave neto nga interesat, së bashku me rritjen me ritme të larta të shpenzimeve, ishte faktori kryesor që fitimi i sektorit bankar në 2025 të pësonte rënie, pas pesë vitesh radhazi në rritje.
Ndërkohë që të ardhurat bruto nga interesat u rritën me 3%, shpenzimet për interesa u rritën me ritme disa herë më të larta, prej 13.5%.
Një ecuri e tillë përputhet me atë që është zakonisht koha e ndryshme e efekteve të ndryshimit të normave të interesit në bilancet e bankave. Në përgjithësi, rritja (ose ulja) e normave të interesit përcillet më shpejt në krahun e aktiveve, ndërsa është më e vonuar në kohë në krahun e detyrimeve.
Rritja e shpenzimeve për interesa është e lidhur edhe me shtimin e depozitave bankare vitin e kaluar. Statistikat treguan se vlera totale e depozitave të sektorit bankar u rrit me 9% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, normat mesatare të interesit të depozitave pësuan rënie të lehtë në monedhën vendase, ndërsa shënuan rritje të vogël në Euro.
Megjithatë, duhet thënë se banka të veçanta, sidomos gjatë sezonit veror, kanë ofruar norma interesi ndjeshëm më të larta se ato mesatare. Veçanërisht, një grup bankash të përmasave të mesme, që po shfaqin ambicie për t’u rritur, po tregohen agresive në çmimin që ofrojnë për depozita dhe duket se kanë pasur sukses në zgjerimin e tyre në treg.
Bankat kanë vazhduar të rrisin të ardhurat jo nga interesat, të lidhura kryesisht me komisionet bankare. Këto të ardhura u rritën me 17% krahasuar me një vit më parë.
Kjo mund të shpjegohet me rritjen e përdorimit të shërbimeve dhe produkteve bankare, por pjesërisht edhe me një tendencë disavjeçare të rritjes së komisioneve të aplikuara nga bankat.
Paralelisht, kostot e sektorit vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sektori bankar, ashtu si edhe sektorët e tjerë të ekonomisë, në vitet e fundit është përballur me rritje të shpenzimeve të personelit dhe të shpenzimeve operative të aktivitetit.
Për vitin 2025, shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 20.2 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shpenzimet e tjera të veprimtarisë së sektorit bankar arritën në 38.2 miliardë lekë, në rritje me 14.7% krahasuar me një vit më parë.
Shpenzimet për provigjione (sipas standardeve lokale) pësuan rënie 28.5% krahasuar me një vit më parë, duke dëshmuar për efekte në rënie të kostos së riskut mbi performancën financiare të sektorit.
Normat e interesit pësuan rënie
Viti 2025 u karakterizua nga një ulje e mëtejshme e normave bazë të interesit nga Bankat Qendrore, çka në përgjithësi u reflektua edhe në norma më të ulëta interesi në tregjet financiare.
Banka e Shqipërisë aplikoi vitin e kaluar një ulje të vetme të normës bazë, nga niveli 2.75% në 2.5%, ulje e vendosur në muajin korrik.
Yield-et e titujve qeveritarë, që janë edhe instrumenti kryesor benchmark (referues) në tregun e brendshëm financiar pësuan madje një ulje edhe më të madhe krahasuar me normën bazë të interesit.
Në fund të vitit të kaluar, yield-i i bonove 12-mujore, instrumenti kryesor benchmark, ishte më i ulët se norma bazë, në nivelin 2.44%, 0.32 pikë përqindje më pak se një vit më parë.
Yield-et e titujve qeveritarë shënuan tendencë në rënie gjatë vitit 2025, të nxitur edhe nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, kërkesa e lartë e investitorëve, oferta më e pakët e titujve të rinj të emetuar (ulja e kërkesës së qeverisë për financim në tregun e brendshëm), si dhe nga rreziqet në rënie të lidhura me borxhin publik.
Banka Qendrore Europiane vitin e kaluar aplikoi një linjë edhe më aktive të uljes së normave të interesit. Normat bazë për Euron u ulën katër herë gjatë vitit. Norma bazë e rifinancimit u ul nga 3.15% që ishte në fund të 2024, në 2.15% në muajin qershor 2025. Norma e interesit të depozitave ditore zbriti nga 3% në 2% për të njëjtin horizont kohor.
Forcimi i sinjaleve inflacioniste bëri që BQE-ja ta ndërpriste uljen e interesave në gjysmën e dytë të vitit. Kjo bëri që rënia e treguesit kryesor benchmark për Euron, Euribori, të ishte më e kufizuar gjatë vitit 2025. Në fund të vitit të kaluar, Euribori 12-mujor ishte pranë nivelit 2.2%, nga 2.5% që kishte qenë një vit më parë.
Tendenca në rënie e normave referuese të interesit, por edhe konkurrenca e lartë mes bankave, bëri që normat e interesit të kredisë për shtëpi të pësojnë përsëri rënie vitin e kaluar.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lek në dhjetor të vitit të kaluar ishte 4.19%, nga 4.52% që kishte qenë një vit më parë. Norma mesatare e interesit të kredive për shtëpi zbriti në nivelet më të ulëta që prej mesit të vitit 2022.
Edhe norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash në Euro për vitin e kaluar pësoi rënie të lehtë në 5.18%, nga 5.26% që kishte qenë në dhjetor 2024.
Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.
Një tendencë në rënie shënuan edhe interesat e kredive për bizneset. Norma mesatare e interesit të portofolit në Lek në fund të 2025 ishte 6.17%, nga 6.38% që kishte qenë në fillim të vitit.
Ndërsa norma mesatare e interesit për portofolin e kredisë në Euro zbriti në 5.56%, nga 6.1% që kishte qenë në fund të vitit 2024.
Edhe normat e interesit të depozitave pësuan rënie të lehtë, në terma mesatarë. Norma mesatare e interesit e depozitave me afat në Lek për individët zbriti në 2.4%, nga 2.45% në fund të vitit 2024. Por, në Euro, norma mesatare e interesit të depozitave të individëve u rrit në 1.57%, nga 1.47% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.
Ndërkohë, për bizneset, norma mesatare e interesit të depozitave me afat në Lek pësoi rënie më të ndjeshme në 2.56%, nga 2.94% që kishte qenë një vit më parë. Edhe në Euro, norma mesatare e interesit të depozitave të biznesit pësoi rënie në 1.97%, nga 2.13% që kishte qenë në fund të vitit 2024.
Katër banka morën 70% të fitimit të sektorit
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, 10 nga 11 banka bankat tregtare e mbyllën vitin 2025 me fitim.
Megjithatë, për shumicën e bankave, tetë prej tyre, viti 2025 u mbyll me rezultat më të ulët krahasuar me një vit më parë.
Në vlerë absolute, banka me vlerën më të madhe të fitimeve ishte përsëri Banka Kombëtare Tregtare (BKT), për një shumë totale prej 8.03 miliardë lekësh. Rezultati i BKT u ul me 8.1% krahasuar me fitimin që kishte raportuar në vitin 2024.
Banka e dytë për nga vlera e fitimit vjetor renditet Raiffeisen Bank me një fitim neto në vlerën e 7.49 miliardë lekëve, 1% më pak krahasuar me një vit më parë.
Banka OTP Albania ka ruajtur edhe këtë vit vendin e tretë për vlerën e rezultatit financiar.
Për vitin 2024, OTP Albania ka arritur një vlerë të re rekord të fitimit vjetor neto, prej afërsisht 4.7 miliardë lekësh, në rënie me 7.3% krahasuar me vitin 2024.
Së bashku, tre bankat me fitimin më të lartë kanë arritur rreth 58% të të gjithë fitimit të sektorit bankar për vitin 2025. Ndërsa katër bankat me fitimin më të lartë kanë arritur pothuajse 70% të fitimit neto të sektorit.
Banka e katërt për nga vlera e fitimit neto ishte Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me një rezultat neto në vlerën e 3.92 miliardë lekëve, me një rritje prej 27.8% krahasuar me një vit më parë.
Ndjek Credins Bank, që raportoi një fitim prej 3.13 miliardë lekësh, rezultat në rritje me 17.8% krahasuar me vitin 2024.
Vijon Tirana Bank, që për vitin 2025 raportoi një fitim neto prej 2.83 miliardë lekësh, në rënie të lehtë me 1.5% krahasuar me vitin 2024.
Banka Intesa Sanpaolo Albania e mbylli vitin 2025 me një fitim neto prej 2.81 miliardë lekësh, në rënie me 11.2% krahasuar me një vit më parë.
Union Bank raportoi një fitim neto në vlerën e 1.24 miliardë lekëve, në rënie me 4.7% krahasuar me një vit më parë.
Fibank arriti fitim neto prej 1.1 miliardë lekësh, në rritje me 12.6% krahasuar me vitin 2024.
ProCredit Bank Albania për vitin 2025 raportoi një fitim prej 23 milionë lekësh, në rënie me 85.9% krahasuar me një vit më parë.
UBA është e vetmja bankë e sektorit që e ka mbyllur vitin 2025 me humbje, në vlerën e 516 milionë lekëve.
Mjaftueshmëria e kapitalit arrin nivelin më të lartë historik
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u rrit përsëri gjatë vitit 2025 dhe arriti nivelin më të lartë historik.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të dhjetorit, ky tregues u rrit në 20.36%, nga 19.82% që kishte qenë një vit më parë.
Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve, të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut. Gjatë tremujorit të tretë, rritja e këtij treguesi ka ardhur njëkohësisht nga shtimi i kapitalit rregullator të sektorit dhe nga ulja e vlerës së aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku.
Vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar në fund të dhjetorit 2025 arriti në 232.2 miliardë lekë, në rritje me 12.1% krahasuar me një vit më parë. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksionar, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara. Kontributin kryesor në rritjen e kapitalit rregullator në vitet e fundit e ka dhënë performanca e mirë financiare dhe zgjerimi i fitimit të sektorit.
Nga ana tjetër, vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të vitit 2025 arriti në 1140 miliardë lekë, në rritje me 9.1% me bazë vjetore.
Grupi kryesor i aktiveve me rrezik në bilancet e bankave janë kreditë për sektorin privat. Rritja e vlerës së aktiveve të ponderuara me rrezik në thelb është e lidhur me vazhdimin e rritjes me ritme të larta të kredisë për ekonominë.
Raporti minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar është 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave të tjera të lidhura me kuadrin e ri makroprudencial, si dhe atë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme. Kjo i ka rritur ndjeshëm kërkesat për kapital, duke ndikuar edhe në një rritje graduale të niveleve mesatare të këtij treguesi për sektorin.
Duke shtuar edhe shtesën konservuese të kapitalit, prej 2.5%, raporti total i mjaftueshmërisë së kapitalit arrin në 14.5%. Ndërsa duke llogaritur edhe shtesat kundërciklike të miratuara deri tani nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2025, raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit për të gjitha bankat arriti në 15.5%.
Ndërkohë, kërkesat e kapitalizimit janë edhe më të larta për një grup të veçantë bankash, të klasifikuara me rëndësi sistemike. Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen dhe Banka Intesa Sanpaolo kanë shtesa të tjera në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, në masën midis 0.5% dhe 1%.
Gjithashtu, bankat me rëndësi sistemike që nga 1 janari 2024 duhet të plotësojnë edhe shtesën e kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit që lidhet me kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).
Pritet ekuivalenca e mbikëqyrjes bankare me BE-në
Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Bashkimin Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një afat i përafërt për finalizimin e këtij procesi parashikohet të jetë gjysma e parë e këtij viti.
Ky proces kryhet nga Autoriteti Bankar Europian dhe ka si qëllim të certifikojë që kuadri i mbikëqyrjes bankare në Shqipëri është i barasvlefshëm me atë të BE-së.
Certifikimi i ekuivalencës së mbikëqyrjes, në teori, mund ta bëjë më tërheqës tregun shqiptar për investime të reja nga grupet bankare të Eurozonës, por mund të ndikojë pozitivisht edhe strategjitë e biznesit dhe të huadhënies të bankave ekzistuese në treg.
Ekuivalenca e mbikëqyrjes është e lidhur edhe me nivelin bazë të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit, që është treguesi më i rëndësishëm rregullator për bankat tregtare. Kërkesa minimale e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat e Eurozonës është 8%, në përputhje me direktivat e Komitetit të Bazelit.
Ndërkohë, Banka e Shqipërisë adopton një qasje shumë më konservatore dhe raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit është 12%.
Sipër këtij niveli, llogariten edhe shtesat e posaçme makroprudenciale dhe ato të lidhura me kuadrin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka. Me gjithë këto shtesa, niveli minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit për banka të veçanta me rëndësi sistemike mund të arrijë deri në 27% brenda vitit 2030.
Duke parë rritjen shumë të lartë të kërkesave për kapital, bankat tregtare kanë kërkuar me ngulm nga Banka e Shqipërisë që, të paktën, kërkesa bazë për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të ulet nga 12% në 8%, aq sa e ka BE-ja. Por, qëndrimi i Bankës së Shqipërisë është se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas certifikimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes me BE-në.
Ulja e nivelit minimal të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit në teori do të çlironte një pjesë të kapitalit të bankave, do të ulte kostot dhe do të krijonte më shumë hapësira për të zgjeruar kreditimin e ekonomisë.
Që pas krizës financiare që nisi në vitin 2008, autoritetet rregullatore të Bashkimit Europian nisën një shtrëngim të kuadrit rregullator për bankat dhe veçanërisht adoptoi një qasje më konservatore në vlerësimin e aktiveve që këto grupe bankare kanë jashtë Eurozonës.
Vlerësimi i aktiveve janë Eurozonës me koeficientë më të lartë rreziku u përkthye në kërkesa më të larta kapitalizimi për grupet dhe ishte një ndër faktorët përcaktues që solli largimin e disa prej grupeve të rëndësishme bankare europiane prej shumë tregjeve të Europës Lindore.
Një tendencë e tillë e largimit të grupeve bankare europiane preku pjesërisht edhe tregun shqiptar.
Kuadri rregullator parashikon që aktivet e grupeve bankare të BE-së në vendet jashtë hapësirës komunitare do të trajtohen në këtë mënyrë, deri në momentin kur për secilin treg të jetë certifikuar ekuivalenca e plotë e mbikëqyrjes me kuadrin e BE-së.
Për rrjedhojë, njohja dhe ekuivalentimi i kuadrit rregullator mbikëqyrës siguron avantazhe të përbashkëta jo vetëm për institucionet bankare e financiare që veprojnë në BE, por edhe për institucionet bankare e financiare në vende të tjera jashtë saj.
Për Shqipërinë, procesi i vlerësimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes nisi vetëm në fund të vitit të kaluar.
Megjithatë, në vitin 2021, Banka e Shqipërisë ka kryer një vlerësimi të pavarur të ekuivalencës së kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator, sipas metodologjisë së publikuar nga Autoriteti Bankar Europian (EBA).
Me asistencën teknike të Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim (EBRD) dhe PricewaterhouseCooper (PwC), u krye një vlerësim i pavarur i kuadrit mbikëqyrës aktual nën një qasje gjithëpërfshirëse, duke u mbështetur në metodologjinë dhe pyetësorin e hartuar nga EBA për këtë qëllim.
Kjo analizë doli në përfundimin se kuadri rregullator e procedural, si dhe praktikat mbikëqyrëse, janë në një nivel të lartë ekuivalente (pranë nivelit 85%) dhe të përafruara me standardet e aplikueshme në vendet e BE-së.
Përafrimi vlerësohet veçanërisht i lartë në drejtim të kërkesave për kapital, teknikave të zbutjes të aplikuara, ekspozimeve të mëdha, të likuiditetit, levës financiare, të mbikëqyrjes makroprudenciale, sekretit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Monitor
Mos fajësoni IA-në, të paktën ende jo. Pse kompanitë e tek...
Këtë të shtunë, monedha euro do të këmbehet me 95.1 lekë n...
Kursi i këmbimit euro-lekë e ka mbyllur këtë javë në rënie...
Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, ...
Këtë të premte, monedha euro do të këmbehet me 95.1 lekë n...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur ulj...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar ...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar nor...
Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotërua...
Gati 45% e familjeve, që kanë fëmijë në varësi në Shqipëri...
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të kalojnë nga i...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Qeveria shqiptare ka zhvilluar ditën e djeshme ankandin pë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar nd...
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ...
Treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve pëso...
Kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati përfundimtar, për zbati...
Vlera e kredive të huaja të miratuara, por ende të papërdo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...