Tatimet: Edhe 27 ditë kohë për zbatimin e pagesave "cashless" me POS në disa sektorë
Kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati përfundimtar, për zbati...

Treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u ul me 1.5 pikë. Megjithatë, sipas Bankës Qendrore, niveli aktual i tij qëndron 6.4 pikë mbi mesataren historike.
Rënia e besimit për prillin u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e industrisë dhe të ndërtimit dha kontribut pozitiv në treguesin e përgjithshëm.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.5 pikë përqindje në prill, pasi ra me 2 pikë përqindje një muaj më parë. Niveli i tij aktual qëndron rreth 8.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe për ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen, pas rritjes së theksuar një muaj më parë, regjistruan rënie të lehtë këtë muaj.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.9 pikë përqindje në prill. Aktualisht, niveli i tij është rreth 10.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen treguesit ndikoi kryesisht përmirësimi i situatës së porosive aktuale. Komponenti tjetër, vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, dha një kontribut të vogël rënës në indeks. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan pothuaj të njëjtin nivel si një muaj më parë.
Treguesi i besimit në shërbime u ul me 1.7 pikë përqindje këtë muaj. Aktualisht, niveli i tij qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ecuria gjatë muajit prill u ndikua nga ulja e vlerësimit të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.
Treguesi i besimit në tregti u ul me 3.6 pikë përqindje në prill. Megjithatë, niveli i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 13.4 pikë përqindje. Rënia gjatë prillit u ndikua kryesisht nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve. Pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan të shënojnë rritje edhe këtë muaj.
Treguesi i besimit konsumator u ul me 3.2 pikë përqindje në prill, duke rënë rreth 4.5 pikë përqindje poshtë mesatares historike. Në rënie ndikuan rënia në të katërt komponentët përbërës: pritjet për gjendjen e tyre personale financiare, situatën ekonomike në të ardhmen, si dhe situata e blerjeve të mëdha, ajo aktuale dhe pritjet. /Monitor
Kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati përfundimtar, për zbati...
Vlera e kredive të huaja të miratuara, por ende të papërdo...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Kredia për shtëpi e mbylli tremujorin e parë të vitit në r...
Vitin e kaluar, bankat shqiptare filluan operacionet në si...
Që prej vitit 2024, operatorët celularë kanë rezervuar të ...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.9 ekë dhe...
Bizneset shqiptare po konsolidojnë pozitat e tyre në treg,...
Rritja e kostove të energjisë dhe pasiguria e re që po shk...
Sot është 1 Maji, dita që shënon në mbarë botën Ditën Ndër...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një dalje për media...
Zonat turistike do të shihen me prioritet në lidhje me inv...
Tre muajt e parë të vitit shënuan një rritje të ndjeshme t...
Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perën...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasu...
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke iu afruar nivel...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...