Turizmi/ Karakaçi: Plan investimesh për bregdetin, zonat që po shihen me prioritet
Zonat turistike do të shihen me prioritet në lidhje me inv...

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një dalje për mediat njoftoi se nga 1 korriku 2026 do të nisë dhënia e kompensimit të TVSH-së për fermerët.
Ministri Malaj tha se sipas vlerësimeve paraprake mbështetur mes vlerës së transaksioneve të autofaturave të lëshuara për fermerët nga grumbulluesit dhe përpunuesit llogaritet se vlera e kompensimit për 3-mujorin 2026 arrin në 400 mln lekë.
“Kompensimi për TVSH në bujqësi do të nisë nga 1 korriku 2026. Administrata tatimore është duke bërë një vlerësim të impaktit që ka politika e re e ndërmarrë.
Për 3-mujorin 2026 vërehet se kemi një rritje të transaksioneve midis fermerëve me NIPT dhe grumbulluesve dhe përpunuesve me 20%.
Është 5,642 numri i fermerëve në transaksionin me blerësit me TVSH. Ndërsa numri i blerësve me TVSH që kanë bërë transaksioni me fermerët është 448 apo 16 % më shumë sesa 3-mujori i 2025.
Në total numri i fermerëve të pajisur me NIPT është 113,470.
Rreth 400 mln lekë është shuma potenciale për rimbursim për 3-mujorin e 2026.
Ju bëj thirrje përpunuesve dhe grumbulluesve të lëshojnë autofatura te fermerët”, tha Malaj.
Nga 1 janari 2026 ka hyrë në fuqi skema e re e kompensimit të TVSH-së për fermerët, e cila parashikon përfitimin e një kompensimi 10% për prodhimet bujqësore të shitura tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet e certifikuara.
Sipas ndryshimeve ligjore, baza e kompensimit do të jetë autofatura e lëshuar nga subjekti blerës, mbi të cilën llogaritet 10% që i kthehet fermerit.
Qëllimi i kësaj skeme është të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në sektor.
Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero. Nga 1 janari 2022 pas miratimit të ndryshimeve fiskale hyri në fuqi vendosja e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore.
Si do bëhet kompensimi i fermerëve përmes autofaturës
Për të përfituar kompensimin fermeri ai që do të bëjë kërkesën duhet të dorëzojë edhe faturat e lëshuara nga blerësi, pra autofaturat në të cilat të jetë i shënuar edhe NIPTI i fermerit, si dhe numrin e llogarisë së tij bankare.
Administrata tatimore ka sqaruar se kërkesa për kompensim do të paraqitet brenda datës 31 dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës janar-qershor të vitit përkatës. Brenda datës 30 qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit paraardhës.
Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike. Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Ndërkohë fermeri për përfituar kompensimin, së pari fermeri duhet të jetë i pajisur me numër identifikimi (NIPT) nga Administrata Tatimore, pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH-së.
Qarkullimi vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH;
Në total, efekti financiar në vitin e parë të zbatimit llogaritet rreth 1.5 mld lekë./Monitor
Zonat turistike do të shihen me prioritet në lidhje me inv...
Tre muajt e parë të vitit shënuan një rritje të ndjeshme t...
Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perën...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasu...
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke iu afruar nivel...
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë kë...
Borxhi publik i vendit ka shënuar rënie të ndjeshme në rap...
Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së ci...
Veprat penale të lidhura me pastrimin e parave në Shqipëri...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe...
Me çmimet mesatare të apartamenteve në kryeqytet që e kanë...
Administrata Tatimore u ka kujtuar të gjithë personave fiz...
Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të rreth 320 mijë...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë ku r...
Raporti i fundit i Bankës Botërore mbi Perspektivën e Treg...
Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave vazhduan ...
Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer ed...
Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gje...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...