Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026/ Si e ndihmoi taksa e karbonit
Tre muajt e parë të vitit shënuan një rritje të ndjeshme t...

Zonat turistike do të shihen me prioritet në lidhje me investimet në energji. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një inspektimi në nënstacionin e ri të Golemit, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përballimin e fluksit në rritje të turizmit, si dhe prioritetet në disa zona të tjera.
“Në kuadër të planit të masave që ministria dhe OSSH kanë për zonat turistike dhe bregdetare jemi sot në nënstacionin e ri të Golemit ku kemi dyfishuar kapacitetin dhe u kemi dhënë zgjidhje përfundimtare 50 mijë banorëve që furnizon ky nënstacion duke përfshirë dhe zonat turistike, duke përfshirë Malin e Robit, Golemin, por edhe Qerretin,” tha Karakaçi.
Ai shtoi se ndërhyrjet janë pjesë e një programi më të gjerë që shtrihet në vijim.
“Ndërkohë OSSH ka një plan masash edhe për vitin 2026 për këtë zonë,” deklaroi ministri.
Përfaqësues të OSSH konfirmuan se investimet do të fokusohen në përforcimin e infrastrukturës ekzistuese dhe zgjerimin e saj në përputhje me zhvillimin urban dhe turistik.
“Kemi një plan investimesh duke qenë se zona e Golemit është një zonë në zhvillim. Parashikojmë pika të tjera që kërkojnë vëmendje dhe momentalisht jemi futur në procesin e fuqizimit të nënstacionit në Porto Romano, i cili do të kalojë nga 50 mega në 100 mega. Pra, do të shtojmë edhe një transformator tjetër,” tha përfaqësuesi i OSSH-së.
Sipas tij, ndërhyrjet përfshijnë edhe modernizimin e rrjetit ekzistues në zonat turistike.
“Kemi investim në plazhin e Golemit pasi disa fidera kanë mbetur me tension 6 kv dhe do të kthehen në 20 kv. Po kështu do mbyllim edhe disa fidera që të kthehen në unazorë ku përveç shtimit të kapacitetit të kemi edhe fleksibilitet në sigurinë e furnizimit”, shtoi ai.
Ministri theksoi se investimet synojnë jo vetëm rritjen e kapaciteteve, por edhe reduktimin e humbjeve në rrjet. “Këto investime janë të rëndësishme jo vetëm për uljen e humbjeve, por edhe për sigurinë e furnizimit,” tha Karakaçi.
Fokusi i ndërhyrjeve mbetet edhe në zona që vijojnë të kenë problematika, si Spilleja, ku institucionet kanë mbyllur një fazë të parë investimi.
“Ndërkohë kemi pasur një shqetësim gjatë këtyre viteve në zonën e Spillesë. Vitin e shkuar nisëm dhe këtë vit e mbyllim fazën e parë të investimit aty, një investim i rëndësishëm pasi prek zonën ku kemi pasur probleme. Por OSSH parashikon të zbatojë një fazë të dytë. Spilleja është në të paktat zona turistike që kanë ende probleme dhe ku ne po vijojmë investimet. Do të vendoset një rrjet 20 kilovolt dhe kemi disa problematika në fund të linjës për shkak të ngarkesës,” u shpreh ministri.
Zgjerimi i rrjetit energjetik në bregdet vjen në një kohë kur Shqipëria po regjistron rritje të ndjeshme të turizmit, duke shtuar presionin mbi infrastrukturën ekzistuese dhe duke e bërë furnizimin e qëndrueshëm me energji një prioritet kyç për sezonet e ardhshme. /Monitor
Tre muajt e parë të vitit shënuan një rritje të ndjeshme t...
Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perën...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasu...
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke iu afruar nivel...
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë kë...
Borxhi publik i vendit ka shënuar rënie të ndjeshme në rap...
Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së ci...
Veprat penale të lidhura me pastrimin e parave në Shqipëri...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe...
Me çmimet mesatare të apartamenteve në kryeqytet që e kanë...
Administrata Tatimore u ka kujtuar të gjithë personave fiz...
Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të rreth 320 mijë...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë ku r...
Raporti i fundit i Bankës Botërore mbi Perspektivën e Treg...
Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave vazhduan ...
Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer ed...
Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gje...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 80.9 lekë dhe...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...