Nafta i afrohet 120 dollarëve, tensionet SHBA–Iran shtyjnë tregjet në alarm
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke iu afruar nivel...

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur, ndërsa ata të zakonshmit njohën një rritje të papërfillshme të kursimeve të mbajtura në sistemin bankar, bëhet e ditur nga të dhënat e raportuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. ASD është një ent publik, funksioni bazë i të cilës është të arkëtojë një pagesë sigurimi nga bankat dhe shoqëritë e kursimit dhe të garantojë shlyerjen e depozitave në rast se ndonjë nga bankat falimenton. Sipas ligjit, depozitat garantohen dhe shlyhen të plota nëse janë më të ulëta se sa 2.5 milionë lekë dhe garantohen e shlyhen në një përqindje më të ulët nëse janë mbi 2.5 milionë lekë.
Incidentalisht, ky klasifikim ligjor krijon të dhëna që flasin edhe për pabarazinë në kursime të popullsisë, pasi ASD raporton numrin e depozitave dhe sasinë e fondeve të mbajtura në to poshtë limitit 2.5 milionë lekë dhe mbi këtë limit.
Ajo që është vërejtur në të dhënat e raportuara përgjatë pesë viteve të fundit është që fondet e mbajtura në depozita mbi 2.5 milionë lekë i përkasin në shumicë një numri të vogël qytetarësh ndërsa fondet e mbajtura në depozita nën këtë shumë, i pëkasin shumicës që ka depozita të vogla. Situata e pabarazisë në depozita ka ardhur në përkeqësim gjatë këtyre viteve.
Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se kishte pothuajse 138 mijë depozita të mëdha me vlerë mesatare pothuajse 6 milionë lekë secila dhe 1.78 milionë depozita të vogla me vlerë mesatare 319 mijë lekë. Në total, depozituesit e pasur kanë 820 miliardë lekë në banka dhe depozitat e tyre u rritën gjatë vitit të kaluar me 10.8%. Nga ana tjetër, depozituesit e varfër kishin 568 miliardë lekë sëbashku, me rritje 6.4%.
Shqipëria nuk mban statistika për të matur fenomene të tilla si pabarazia sociale dhe për rrjedhojë, kjo çështje mbetet për t’u shqyrtuar me të dhëna të mbledhura për qëllime të tjera, siç është rasti i depozitave. Në këtë rast flitet për “numër depozitash” dhe jo për “individë”, pasi një individ mund të ketë më shumë se një depozitë, si në rastin e depozitave të mëdha ashtu edhe në rastin e depozitave të vogla. Gjatë vitit të kaluar, numri i depozitave ku gjenden vlera monetare në masën 2.5 milionë lekë ose në monedha të tjera me këtë ekuivalent, u rrit në pothuajse 138 mijë, me një rritje 9.2% kundrejt vitit 2024. Numri i depozitave nën 2.5 milionë lekë arriti në pothuajse 1.78 milionë, me rritje pothuasje 4% në krahasim me vitin 2024.
Të 138 mijë llogaritë e të pasurve kishin në gjendje mesatarisht 6 milionë lekë të rinj ose mbi 60 mijë euro ndërsa te llogaritë e shqiptarëve të zakonshëm, të 1.78 milionët, kishte mesatarisht 320 mijë lekë./Reporter
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke iu afruar nivel...
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë kë...
Borxhi publik i vendit ka shënuar rënie të ndjeshme në rap...
Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së ci...
Veprat penale të lidhura me pastrimin e parave në Shqipëri...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe...
Me çmimet mesatare të apartamenteve në kryeqytet që e kanë...
Administrata Tatimore u ka kujtuar të gjithë personave fiz...
Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të rreth 320 mijë...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë ku r...
Raporti i fundit i Bankës Botërore mbi Perspektivën e Treg...
Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave vazhduan ...
Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer ed...
Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gje...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 80.9 lekë dhe...
Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Përgjithshë...
Shporta e konsumit po rrit nga viti në vit varësinë ndaj i...
Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe sh...
Shqipëria ka parë një rritje të shpejtë të tregut të makin...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...