Bie euro, rritet paundi/ Kursi i këmbimit valutor, 26 prill 2026
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe sh...

Shqipëria ka parë një rritje të shpejtë të tregut të makinave me qira i cili u trefishua nga viti 2019 në 2025. Kjo lidhet kryesisht me turizmin, i cili vlerësohet si motori kryesor rritës i këtij tregu. Klientët kryesorë janë vizitorët individualë të cilët priren drejt eksplorimit të lirë të destinacioneve të shumta brenda vendit dhe në një kohë të kufizuar. Këtu ka një rol nxitës edhe transporti publik i cili në disa rajone të parapëlqyer për turistët mbetet i kufizuar.
Teksa numri i kompanive që kanë aktivitet të makinave me qira është rritur, çmimet kanë hyrë në një garë agresive duke shkuar shpesh nën kosto dhe duke vënë në pikëpyetje planet e biznesit dhe strategjitë. Operatorët pohojnë se ky model biznesi, që ka në bazë vetëm çmimin, nuk është i qëndrueshëm dhe e bën operimin gjithmonë e më sfidues në kushtet kur kostot janë të shumta. Tregu ka gjithashtu nevojë për ndërhyrje në mënyrë që rregullat të jenë të qarta, konkurrenca e drejtë dhe ku çmimi të mos jetë mjeti i vetëm i garës, por pjesë e saj të bëhen cilësia dhe siguria.
Nga 840 operatorë në vitin 2019, numri i kompanive që ofrojnë shërbime makinash me qira mëse u trefishua, duke arritur 2785 në vitin 2025, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Kjo rritje e shpejtë shihet nga operatorët si rezultat i një kombinimi faktorësh, por turizmi mbetet nxitësi kryesor.
Fluksi në rritje i vizitorëve të huaj ka krijuar një treg me mundësi të shumta, por edhe me sfida jo të vogla.
Në 2024-n u shënua numri më i lartë i regjistrimeve me 411 kompani t ë reja, që iu shtuan tregut të makinave me qira. Në 2025-n u regjistruan edhe 395 operatorë të tjerë.
Rritja e konkurrencës ka çuar në një garë agresive me çmimet, që kanë prekur çdo vit nivele të reja të ulëta, veçanërisht jashtë sezonit të njohur si i lartë. Këto çmime, që shpesh në disa periudha janë nën kosto, detyrojnë kompanitë të rishikojnë strategjitë e operimit dhe planet e biznesit, duke i vendosur përpara dilemës për zgjerimin apo jo të flotave.
Por sa i qëndrueshëm është një model biznesi që bazohet kryesisht në garën e çmimeve? Sipas operatorëve, jo shumë. Megjithatë, ata nënvizojnë se operimi nën kosto gjatë sezonit të ulët shpesh amortizohet nga fitimet gjatë sezonit të lartë, duke krijuar një balancë vjetore.
Nuk është ideali, por realiteti me të cilin duhet të përballen çdo ditë.
Shqipëria, si destinacion në rritje, po kalon një fazë tipike për tregjet turistike të shpejta ku ka mundësi të mëdha, por një të ardhme e paqartë për industrinë e makinave me qira. Vetërregullimi nuk është i vetmi opsion që mund të shënonte pikën e kthesës.
Tregu ka nevojë për funksionim më të mirë të të gjitha hallkave, veçanërisht nga shteti, në mënyrë që konkurrenca të jetë e drejtë dhe e barabartë, ku përveç çmimit, pjesë e konkurrencës të jetë edhe cilësia e shërbimit dhe siguria.
Turizmi si motor i rritjes së tregut të makinave me qira
Gjatë vitit 2025, Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë të huaj. Shumica e tyre janë individë që udhëtojnë në mënyrë të pavarur dhe parapëlqejnë të eksplorojnë vendin përmes transportit publik ose makinës me qira.
Kufizimet e transportit publik në disa zona e nxisin tregun e makinave me qira, pasi shumë turistë duan të mbulojnë në pak ditë destinacione nga Jugu në Veri dhe alternativa më e mirë është një mjet “personal”.
“Vitet e fundit, turizmi ka funksionuar si motor kryesor i rritjes së tregut të makinave me qira. Nga vëzhgimet tona në terren dhe në platformat ndërkombëtare të ndërmjetësimit të makinave me qira, numri i operatorëve dhe i franshizave është dyfishuar në tre vitet e fundit”, thotë për “Monitor” Dorian Vezuli, CEO i T-Rent sh.p.k. (përfaqësues i Free2move).
Transporti është pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushimeve, dhe makinat me qira janë një alternativë e parapëlqyer edhe në tregje ku transporti publik është i zhvilluar. Në Shqipëri, ato mbeten më të favorshmet për ata që duan të eksplorojnë shumë destinacione në pak kohë.
Eliana Bakiri, administratore e “Top Tours”, shprehet se Shqipëria ende mbetet një destinacion me interes për turistët, por rritja e tregut të makinave me qira nuk ndjek gjithmonë të njëjtin ritëm
“Një faktor kryesor është mungesa e alternativave të transportit publik që mund të sigurojnë fleksibilitet dhe mbulim të shpejtë të destinacioneve. Kjo e bën makinën me qira një zgjidhje praktike. Ne e ndajmë klientelën tonë në dy kategori: ata që marrin makina për periudha të gjata, kryesisht kompani, dhe ata për periudha të shkurtra, kryesisht individë.
Brenda periudhave të shkurtra kemi edhe nënndarje: disa klientë marrin makina për 10 ditë, të tjerë për më pak. Makinat me qira ofrojnë fleksibilitet dhe ky model është i konsoliduar edhe në tregje ku transporti publik është i zhvilluar, siç është rasti i Austrisë”, shprehet ajo.
Gara me çmimet, sa i qëndrueshëm është ky model biznesi
Sot, nëse kërkon një makinë me qira në internet, mund të gjesh çmime aq të ulëta sa të vënë në dilemë rreth leverdishmërisë së këtij aktiviteti. Për shembull, një faqe ofron një mjet Mitsubishi (pa të dhëna të tjera) për 8 euro dita. Në mars, çmimet mund të ishin edhe 10 euro në javë. Pikërisht këto oferta e kanë bërë garën e çmimeve ndër më agresivet në treg.
“Ky ka qenë trendi kryesor gjatë sezonit të dimrit dy vitet e fundit, pa përfshirë shërbimet shtesë si siguracionet apo aksesorët ekstra. Personalisht i konsideroj këto si ‘çmime paniku’. Shumë operatorë, veçanërisht ata me flota të vjetra apo të amortizuara, ofrojnë makina me çmime të ulëta vetëm për të siguruar qarkullim.
Kjo ndodh kryesisht pasi në platformat ndërkombëtare të ndërmjetësve, modelet shfaqen digjitale dhe jo me foto reale, pa vit prodhimi, kështu që klienti nuk e di sa e re apo e vjetër është makina që po rezervon dhe kryesisht zhgënjehet vetëm kur e shikon fizikisht”, shprehet z. Vezuli.
Si përballohen kostot kur çmimet prekin fundin? Kryesisht gjatë sezonit të lartë (ku bën pjesë vera, por edhe disa periudha të tjera të shkurtra gjatë vitit), fitimet kompensojnë çmimet e ulëta të sezonit të ulët.
“Çmimet e tilla nuk përfaqësojnë kostot reale ditore. Ato shpesh reflektojnë zhvillimet e tregut dhe mënyrën se si kompanitë amortizojnë shpenzimet gjatë vitit. Biznesi i makinave me qira ka dy sezone: të lartë dhe të ulët. Shpesh, fitimi i një sezoni kompenson humbjet e tjetrit, duke krijuar një çmim fiks ‘flat price’.
Në Rumani, për shembull, çmimet mund të jenë edhe më të ulëta, deri në 10 cent për ditë. Në këto raste, operatorët mbijetojnë duke ofruar shërbime shtesë. Tregu kërkon aftësi menaxheriale më shumë se thjesht shitje. Njohuria e tregut dhe trajnimi i stafit janë kyç”, nënvizon znj. Bakiri.
Një garë me çmime gjithmonë e më të ulëta nuk është model i qëndrueshëm afatmesëm apo afatgjatë.
“Në një treg ku strategjia kryesore mbetet vetëm çmimi, hapi i radhës është falimentimi ose blerja e kompanive më të vogla nga operatorët më të konsoliduar”, shprehet z. Vezuli.
Nga kostot e biznesit tek informaliteti, sfidat e një tregu në rritje
Biznesi i makinave me qira duket i thjeshtë në pamje të parë, por në praktikë i duhet të përballet me sfida të shumta. Së pari, kostot. Në kushtet e këtij vrulli për të kapur klientin me çmimin më të ulët, është bërë gjithnjë e më e vështirë t’i përballosh shpenzimet e shumta disa të parashikueshme e të tjera jo.
Po kështu siguracione të plota, kredi apo financime për shtim flote, riparime, mirëmbajtje e një listë e gjatë që vijon.
“Nëse një operator ka financuar biznesin përmes kredive, paguan siguracionet e detyrueshme dhe kasko, kryen mirëmbajtje të rregullt dhe nuk shmanget nga taksat, e ka tepër të vështirë të operojë pa ndërprerje gjatë gjithë vitit. Prandaj, disa operatorë po vlerësojnë mundësinë e operimit vetëm gjatë sezonit veror, kur kërkesa e turistëve është më e lartë dhe çmimet justifikojnë kostot operacionale”, pohon z. Vezuli.
Por kjo qasje sjell sfidën tjetër, sigurimin e stafit të kualifikuar dhe të trajnuar, i cili është i vështirë për t’u mbajtur. Ai shton se tregu nuk është ende në kushtet ideale, duke lënë hapësira për përmirësime në kontroll dhe transparencë, që konkurrenca të jetë e drejtë.
Në të njëjtën linjë, znj. Bakiri thekson se Shqipëria ndodhet në një fazë tranzitore dhe tregu nuk është ende i stabilizuar. Arritja e stabilitetit kërkon kohë dhe rolin kryesor duhet ta luajnë institucionet./Monitor
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe sh...
Kriza e çmimeve e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme n...
Ballkani u gjend sërish në vijën e parë të një stuhie që n...
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka kohë që po përballet me ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe ...
Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të dr...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80.9 lekë dh...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut po thellon rënien gja...
Sipas të dhënave nga Eurostat, përgjatë vitit 2025, 2.06 m...
Këtë të enjte në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 mi...
Informacioni ekonomik mbi ndërmarrjet tregon zhvendosje të...
Organizatat e biznesit në hapësirën mbarëshqiptare i kanë ...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë d...
Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në I...
Të ardhurat totale, që mblodhi buxheti për periudhën Janar...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe...
Ndërkohë që shqetësimet për një rritje të inflacionit ngel...
Raporti i fundit i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëta...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...