Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të rreth 320 mijë deklaratave vjetore për vitin 2025, përkatësisht TAK, TAPB dhe DIVA, Administrata Tatimore, në kuadër të përmirësimit dhe thjeshtimit të mëtejshëm të këtij procesi për periudhat në vijim, informon tatimpaguesit mbi disa risi dhe rregulla të rëndësishme që lidhen me plotësimin e deklaratave.
Deklaratat e implementuara përfshijnë rregulla më të qarta dhe më të strukturuara, me synim rritjen e saktësisë dhe transparencës në raportimin fiskal.
Nga përvoja e këtij procesi dhe problematikat e evidentuara, lind nevoja për të rikujtuar tatimpaguesit mbi detyrimin ligjor për plotësimin e deklaratave në mënyrë të saktë dhe korrekte.
Risia kryesore në deklarimin e të ardhurave personale përmes DIVA për vitin 2025 është paraplotësimi i deklaratës. Ajo tashmë paraqitet e paraplotësuar me të dhëna të marra nga deklaratat e tatimit në burim dhe listëpagesat ku individi rezulton i përfshirë gjatë vitit që po deklarohet. Kjo risi, e shoqëruar me kontrolle automatike në sistem, ka sjellë lehtësira të konsiderueshme për individët, duke rritur saktësinë e të dhënave, duke thjeshtuar procedurën dhe duke kursyer kohë në deklarim.
Megjithatë, problematikat e konstatuara lidhen kryesisht me pasaktësi në plotësimin analitik të deklaratave të tatimit në burim, në zbatim me kërkesat ligjore. Këto pasaktësi sollën mospërputhje mes të dhënave të deklaruara dhe atyre të reflektuara në DVAP/DIVA, si dhe vështirësi për individët në verifikimin, plotësimin dhe korrigjimin e deklaratave të tyre.
Duke qenë se paraplotësimi i DVAP/DIVA mbështetet drejtpërdrejt në të dhënat e deklaruara nga tatimpaguesit që mbajnë dhe raportojnë tatimin në burim, me qëllim shmangien e deklarimeve të përgjithshme apo të pasakta, është thelbësore që ky deklarim:
Të kryhet në mënyrë të saktë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi;
Të realizohet në mënyrë analitike për çdo ID përfituesi.
Kujdes! Mosdeklarimi i saktë dhe joanalitik i tatimit në burim:
Cënon të drejtën e individëve për një deklarim të saktë dhe të vërtetë në DIVA;
Krijon pasaktësi në të dhënat e paraplotësuara;
Sjell vështirësi në procesin e verifikimit dhe korrigjimit nga vetë individët.
Për të garantuar saktësinë e deklarimit të tatimit në burim dhe të paraplotësimit të DIVA, Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që kanë kryer deklarime joanalitike apo të pasakta në deklaratën e Tatimit në Burim, t’i rishikojnë dhe korrigjojnë ato, në zbatim të legjislacionit në fuqi.
Zbatimi korrekt i këtyre rregullave ndihmon në shmangien e penaliteteve, rrit vetëpërmbushjen dhe saktësinë në vetëdeklarim, si dhe përmirëson cilësinë e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.
Ky detyrim vlen për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore për tatimin e mbajtur në burim, përfshirë bizneset private, institucionet dhe entet publike, sipas njoftimit./Monitor
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë ku r...
Raporti i fundit i Bankës Botërore mbi Perspektivën e Treg...
Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave vazhduan ...
Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer ed...
Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gje...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 80.9 lekë dhe...
Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Përgjithshë...
Shporta e konsumit po rrit nga viti në vit varësinë ndaj i...
Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe sh...
Shqipëria ka parë një rritje të shpejtë të tregut të makin...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe sh...
Kriza e çmimeve e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme n...
Ballkani u gjend sërish në vijën e parë të një stuhie që n...
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka kohë që po përballet me ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe ...
Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të dr...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80.9 lekë dh...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut po thellon rënien gja...
Sipas të dhënave nga Eurostat, përgjatë vitit 2025, 2.06 m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...