web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Guvernatori Sejko: Auditimi i brendshëm, shtyllë kryesore e stabilitetit dhe besueshmërisë financiare

11 Maj 2026, 15:08, Ekonomi CNA

Guvernatori Sejko: Auditimi i brendshëm, shtyllë kryesore e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot i pranishëm në Konferencën e Auditorëve.

Në fjalën e tij, Sekjo u ndal te roli i auditimit të brendshëm, proces që, siç theksoi, është shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare.

Sejko deklaroi se për sistemin bankar, auditimi është pjesë e menaxhimit të riskut, që zhvillohet edhe prej ligjit për bankat si procedurë rregullatore.

“Për Bankën e Shqipërisë dhe për sistemin bankar në tërësi, auditimi i brendshëm është një shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare. Ligji për bankat dhe kuadri ynë rregullator i kushtojnë një rëndësi të veçantë qeverisjes së brendshme, menaxhimit të riskut dhe funksioneve të pavarura të kontrollit, duke përfshirë auditimin e brendshëm si një mekanizëm kyç për garantimin e qëndrueshmërisë së institucioneve financiare. Në një realitet ku sektori financiar përballet me transformime të shpejta, nga digjitalizimi dhe inovacioni teknologjik, te rreziqet kibernetike dhe sfidat globale, roli i auditimit të brendshëm bëhet gjithnjë e më strategjik. Ai nuk është vetëm një instrument kontrolli, por një funksion thelbësor për parandalimin e riskut, përmirësimin e proceseve dhe mbështetjen e vendimmarrjes së shëndoshë. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë ka vazhduar konsolidimin e funksionit të auditimit të brendshëm si linjë e tretë e kontrollit, duke demonstruar maturi të lartë profesionale dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare. Përmes vlerësimeve të jashtme të cilësisë (EQA) dhe vetëvlerësimeve periodike, forcimit të raportimit dhe bashkëpunimit me Komitetin e Auditimit dhe Këshillin Mbikëqyrës, si dhe angazhimit aktiv në projekte strategjike si administrimi i riskut operacional dhe menaxhimi i vijueshmërisë së veprimtarisë (BCM), auditimi i brendshëm ka kontribuuar në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe qëndrueshmërisë institucionale”,-tha Sejko./CNA

 





Lajmet e fundit nga