KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten
Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës paras...

Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rritje të ndjeshme në muajin prill.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe inflacioni që përjashton ushqimet dhe mallrat energjetike u rritën njëkohësisht, duke treguar se presionet për rritjen e çmimeve ngelen të larta, edhe përtej efektit afatshkurtër të shtrenjtimit të naftës.
Shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se inflacioni vjetor bazë u rrit në 2.92%, nga 2.72% që kishte qenë një muaj më parë. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur shënonte nivelin 2.5.3%.
Inflacioni bazë qëndroi edhe këtë muaj sipër nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për prillin, sipas shifrave të INSTAT, arriti në 2.8%.
Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.
Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, vlerat relativisht të larta të inflacionit bazë në pjesën e parë të këtij viti kanë ardhur kryesisht nga inflacioni i nëngrupit të qirave, me kontribute pozitive, ndonëse në ngadalësim, nga disa kategori shërbimesh, kryesisht të lidhura me aktivitetin e turizmit.
Presionet e brendshme inflacioniste mbeten kontribuuesi kryesor në inflacion. Gjithnjë sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë dhe ai i brendshëm ruajtën kontributet kryesore në formimin e inflacionit total gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, me përkatësisht 2.05 dhe 3.15 pikë përqindje, dhe mbeten relativisht të qëndrueshme, për sa i takon peshës së tyre në inflacion.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto u rrit në përmasa të ngjashme.
Për prillin, ky tregues zbriti në nivelin në 3.61%, nga 3.37% që kishte qenë në mars dhe gjithashtu në rritje nga niveli prej 2.19% i një viti më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 49% të shportës së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në prill 2026 zbriti në nivelin 3.51%, nga 3.28% që kishte qenë në mars dhe 2.12% që kishte qenë një vit më parë. /Monitor
Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës paras...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur të ...
Këtë të enjte në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Heqja dhe reduktimi i barrierave tregtare ndërmjet vendeve...
Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të ...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe s...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar përsëri rën...
Këtë të mërkurë në tregun valutor, monedha euro do të këmb...
Banka e Shqipërisë e mbylli vitin 2025 me rezultat financi...
Nisja e zbatimit të ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiska...
Nga 9532 aplikime të rivlerësimit për periudhën shkurt-pri...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Këtë të martë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në bler...
Veprimet e bankingut në distancë (home banking), nëpërmjet...
Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tre...
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në prill, për...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të hapë përsëri procedurën e a...
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar bizneseve të pak...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Tregtarët e kontratave të së ardhmes për naftën priren të ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...