Kursi i këmbimit, 25 maj 2026
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe s...

Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e hekurudha të hapura nga qeveria dhe nga ana tjetër, sektori privat në një valë ndërtimesh në Tiranë dhe bregdet. Por në rastin e sektorit publik situata paraqitet pak më problematike sa i takon zbatimit të afateve, dhe mirëpërdorimit të fondeve.
Sipas të dhënave zyrtare të detajuara nga Ministria a e Financave, projekti më i madh i realizuar në janar – mars të vitit 2026 është investimi për ngritjen e shkollës së Aviacionit në Vlorë me një vlerë prej 1,6 miliardë lekësh ose me shumë se 16 milionë euro, e cila është një investim që po kryhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Sektori rrugor ka investimin më të madh në ketë fillim vit. Për segmentet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë janë alokuar mbi 830 milionë lekë, pavarësisht se ky objekt u inaugurua vitin e kaluar.
Projekti i tretë më i financuar në tre-mujorin e parë 2025 ishte sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit ka përfituar mbi 460 milionë lekë investime.
Ndërkohë që projektet e rigjenerimit urban dhe ato të ujësjellës-kanalizimeve shfaqen me shifra më modeste në këtë tremujor, ato pritet të rriten në volum gjatë muajve në vijim.
Ndonëse qeveria shqiptare ka projektuar një vit ambicioz për investimet kapitale me një fond total prej 161 miliardë lekësh, shifrat e tremujorit të parë tregojnë një nisje mjaft të ngadaltë. Sipas të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave gjatë tre muajve të parë të vitit janë realizuar vetëm 5.5 miliardë lekë, në një nivel minimal prej vetëm 3.4% të planit total vjetor prej 162 miliardë lekësh.
Ky nivel i ulët realizimi tregon një mospërputhje të dukshme mes planifikimit buxhetor dhe shpërndarjes faktike të fondeve në projekte konkrete gjatë fillimit të vitit. Pjesa dërrmuese e projekteve të listuara në dokumentin e financave rezultojnë me zero ose fare pak investime të kryera, duke lënë një peshë prej mbi 96% të punimeve dhe pagesave për t’u ekzekutuar në nëntë muajt e mbetur.
Megjithatë, brenda këtij 3.4% të realizuar, vërehet një përqendrim te disa projekte, ku dominojnë projektet e ushtrisë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, ndërsa nevoja për infrastrukturë është në rritje për shkak edhe të kritereve të integrimit në anën tjetër aftësia e shtetit për të realizuar investime kapitale ka rënë në nivele alarmante, duke u lidhur drejtpërdrejt me skandalet e mëdha korruptive që kanë përfshirë institucionet kryesore shqiptare që janë mandatuar për të tu kujdesur për infrastrukturën kritike të vendit.
Fondi i investimeve është shumëfishuar në krahasim me para 10 viteve, por realizmi i investimeve në tremujorin e parë ishte nga më të ulëtat që nga viti 2009./ Monitor

Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe s...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar ministrat e fi...
Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ka pësuar n...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Një raport i American Hotel & Lodging Association (AHLA) z...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...
Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimi...
Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegës...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rr...
Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës paras...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur të ...
Këtë të enjte në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Heqja dhe reduktimi i barrierave tregtare ndërmjet vendeve...
Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të ...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe s...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar përsëri rën...
Këtë të mërkurë në tregun valutor, monedha euro do të këmb...
Banka e Shqipërisë e mbylli vitin 2025 me rezultat financi...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...