Shkolla e Aviacionit, projekti më i madh i investimeve publike në janar – mars
Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e heku...

Vendi ynë ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike totale në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të fundit të azhurnuara nga Banka Botërore fqinjët tanë si Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina kanë buxhet mbi 40% të vlerës së PBB-së, Shqipëria operon në kufijtë e 29% deri në 30% me të dhënat që i takojnë vitit 2025.
Ndonëse buxheti total është më i vogli në rajon, qeveria shqiptare alokon rreth 5% të PBB-së për shpenzime kapitale, një shifër kjo që është mjaft konkurruese dhe në shumë raste më e lartë se ajo e vendeve fqinje që kanë shpenzime totale shumë më të mëdha.
Nga ana tjetër, fatura e pagave në Shqipëri mbetet më e ulëta në Ballkanin Perëndimor, duke zënë vetëm rreth 5% të PBB-së, ndërkohë që në vende si Kosova apo Serbia ky tregues është dukshëm më i lartë.
Arsyet kryesore pas kësaj strukture lidhen me hapësirën e kufizuar fiskale që ka Shqipëria, ku mbledhja e të ardhurave mbetet ende një sfidë në krahasim me mesataren e rajonit. Shqipëria mbledh të ardhura sa rreth 28% e Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 35-40% që arkëtojnë shtetet e tjera të rajonit (përveç Kosovës).
Gjithashtu, pesha e madhe e përfitimeve sociale, e cila zë rreth 11% të PBB-së, tregon se një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është e dedikuar për skemën e pensioneve dhe ndihmën sociale.
Shqipëria tentoi të ndryshojë këtë balancë në vitin 2025, si pasojë e nevojës për të adresuar hendekun e pagave dhe për të mbështetur shtresat në nevojë përmes indeksimit të përfitimeve. Pavarësisht këtij trendi rritës, vendi ynë mbetet i angazhuar në një model që kanalizon fondet e disponueshme drejt investimeve. Por efekti I këtyre investimeve në ekonomi nuk është I matshëm, pasi hetimet e viteve të fundit të SPAK ka vërtetuar se në disa projekte madhore që nga inceneratorët, kontratat PPP dhe së fundmi ato të digjitalizimit ka pasur abuzime të frikshme në disa raste të gjithë vlerën e akorduar.
Nga pikëpamja makroekonomike, alokimi i rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investime publike parimisht është strategji zhvillimi, pasi synon ndërtimin e aseteve afatgjata që duhet të shërbejnë si motorë rritjeje. Megjithatë, me numrin e lartë të dosjeve në SPAK, të cilat dëshmojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve tjetërsohen përmes skemave korruptive dhe fryrjes së kostove, vendi po përballet me një faturë të shumëfishtë, pasi nga njëra anë lekët e dhëna janë harxhuar pa prodhuar produktet dhe qytetarët mbeten pa shërbimin për të cilin kanë paguar që prodhon një faturë edhe më të lartë./ Monitor

Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e heku...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe s...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar ministrat e fi...
Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ka pësuar n...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Një raport i American Hotel & Lodging Association (AHLA) z...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...
Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimi...
Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegës...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rr...
Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës paras...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur të ...
Këtë të enjte në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Heqja dhe reduktimi i barrierave tregtare ndërmjet vendeve...
Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të ...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe s...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar përsëri rën...
Këtë të mërkurë në tregun valutor, monedha euro do të këmb...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...