44,3% e ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar kanë ndërmarrë aktivitete inovacioni
Instat ka publikuar rezultatet e Vrojtimit mbi Aktivitetin...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur në një takim dypalësh guvernatorin e Bankës Kombëtare të Austrisë, Martin Kocher.
Në një njoftim të bërë nga Banka e Shqipërisë, thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet ekonomike dhe financiare si dhe bashkëpunimi rajonal.
Sejko evidentoi kontributin e institucioneve financiare austriake në Shqipëri, si shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Njoftimi i BSH
Më 26 maj 2026, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, z. Martin Kocher, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy bankave qendrore. I parë në kontekstin e procesit të integrimit evropian, ky është një moment i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Kombëtare të Austrisë. Kjo është vizita e parë zyrtare e Guvernatorit Martin Kocher në Shqipëri.
Vizita u çel me një takim dypalësh zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, nën kujdesin e Guvernatorit Sejko ku u diskutuan zhvillimet ekonomike dhe financiare, si edhe çështje me interes të përbashkët për sektorin bankar dhe bashkëpunimin rajonal.
Guvernatori Sejko falënderoi Guvernatorin Kocher për vizitën dhe vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe financiare mes Shqipërisë dhe Austrisë. Ai theksoi rolin e rëndësishëm të investimeve austriake në zhvillimin dhe modernizimin e ekonomisë shqiptare, veçanërisht në sektorin financiar. Gjithashtu, Guvernatori Sejko e vlerësoi Austrinë si një partner të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë dhe një mbështetëse e fortë e procesit të integrimit evropian të vendit.
Guvernatori Sejko evidentoi kontributin e institucioneve financiare austriake në Shqipëri, si shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rolin e tyre në zhvillimin e ndërmjetësimit financiar dhe promovimin e praktikave bankare moderne.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u ndal edhe te zhvillimet ekonomike në vend, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka vijuar të shfaqë qëndrueshmëri dhe performancë pozitive, pavarësisht sfidave të mjedisit ndërkombëtar. Sipas tij, zgjerimi i aktivitetit ekonomik mbështetet nga konsumi, investimet, turizmi dhe një sektor bankar i shëndetshëm, ndërsa inflacioni është rikthyer pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori shtoi se stabiliteti i konsoliduar ekonomik dhe financiar i Shqipërisë përbën një premisë inkurajuese për përballimin me sukses të goditjeve që vijnë nga rritja e çmimeve të naftës. Ai theksoi se sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar, likuid dhe fitimprurës, ndërkohë që kreditimi për sektorin privat vijon të zgjerohet dhe niveli i kredive me probleme mbetet në nivele historikisht të ulëta.
Në vijim, Guvernatori Sejko theksoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe të atij financiar, si edhe për modernizimin e infrastrukturës financiare dhe kuadrit mbikëqyrës.
Instat ka publikuar rezultatet e Vrojtimit mbi Aktivitetin...
Fondi i investimeve kapitale nga buxheti është në rekordin...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Korporata Atlas ka finalizuar në fillim të këtij viti bler...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në prill 2026, Fondi i N...
Vendi ynë ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike tot...
Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e heku...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe s...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar ministrat e fi...
Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ka pësuar n...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Një raport i American Hotel & Lodging Association (AHLA) z...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...
Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimi...
Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegës...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rr...
Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës paras...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur të ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...