Sipërfaqja e lejeve rritet me 12.5%/ Përmasat reale janë më masive
Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në kë...

Kursi mesatar i anëtarëve në fondet e pensionit privat ngelet në nivele ende shumë modeste.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit të kaluar, çdo kontribuues zotëronte mesatarisht 200 mijë lekë ose rreth 2070 euro asete neto në llogarinë e fondit të pensionit. Ky tregues është rritur me afërsisht 11% krahasuar me një vit më parë.
Shqipëria ka tashmë mbi 49 mijë individë që investojnë në një pension privat, për një vlerë neto të aseteve prej rreth 9.9 miliardë lekësh. Numri i kontribuuesve përbën rreth 6.5% të numrit të individëve që kontribuojnë në skemën shtetërore të pensioneve.
Edhe për pjesëmarrësit në këto skema, kontributet mesatare janë ende në vlera modeste, siç dëshmohet nga treguesi i aseteve neto për anëtar.
Me gjithë rritjen e ndjeshme të pagave në vitet e fundit, mundësitë për të kursyer në shërbim të pensionit janë të kufizuara. Sipas të dhënave më të fundit, paga mesatare bruto në Shqipëri është afërsisht 87 mijë lekë në muaj.
Deri tani, anëtarësimi në skemat private është mbështetur kryesisht përmes skemave të ngritura prej kompanive, në formën e benefiteve për punonjësit. Vetëm në vitet e fundit ka një rritje të numrit të anëtarësimeve mbi baza individuale në këto skema.
Kjo dëshmon një përmirësim të ndërgjegjësimit lidhur me nevojën për të kompensuar rënien e të ardhurave në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe daljes në pension.
Tendencat negative demografike, që po karakterizohen nga një tkurrje dhe plakje e shpejtë e popullsisë, e bëjnë edhe më të pasigurt të ardhmen e skemës shtetërore të sigurimeve shoqërore.
Qeveria shqiptare po konsideron mundësinë e ngritjes së një kolone të dytë, të detyrueshme të pensioneve, si një zgjidhje afatgjatë për të rritur përfitimet në moshë pensioni dhe për të ulur barrën e pensioneve mbi buxhetin e shtetit.
Ndërkohë, për të nxitur qytetarët të investojnë më shumë për një pension privat shtesë në të ardhmen, ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.
Kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 50 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrin në 600 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar shtetëror për një pensionist në qytet në vitin 2024 ishte afërsisht 20 mijë lekë, ndërsa në fshat rreth 12 mijë lekë./Monitor
Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në kë...
Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në...
Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta he...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Kreditimi i ekonomisë u përmirësua përsëri gjatë muajit pr...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Hekurudha shqiptare ka planifikuar hapjen e një tenderi pë...
Banka e Shqipërisë fitoi pothuajse 123 milionë euro nga rr...
Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur n...
Instat ka publikuar rezultatet e Vrojtimit mbi Aktivitetin...
Fondi i investimeve kapitale nga buxheti është në rekordin...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Korporata Atlas ka finalizuar në fillim të këtij viti bler...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në prill 2026, Fondi i N...
Vendi ynë ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike tot...
Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e heku...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe s...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar ministrat e fi...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një zjarr i madh ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve n...
Pallati i Buckingham-it thotë se Princi Harry nuk do të që...
Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formim...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...