Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vl...
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po njeh një vrull të ri gjatë muajve të parë të vitit 2026, por ajo që serviret si statistikë zyrtare është larg realitetit që ndodh në terren.
Raporti i fundit i Institutit të Statistikave për tremujorin e parë ngre një pikëpyetje të madhe mbi transparencën dhe saktësinë e të dhënave, duke pranuar hapur se shifrat e publikuara janë të paplota dhe nuk pasqyrojnë peshën reale të kësaj industrie.
Sipas INSTAT, periudha janar-mars 2026 u mbyll me 322 leje ndërtimi të miratuara për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 24,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipërfaqja e parashikuar për ndërtim ka arritur në 377.061 metra katrorë me një rritje prej 12,5 %, ndërsa vlera e përafërt e projekteve u llogarit në 20,4 miliardë lekë.
Por, ky bilanc është thjesht një fasadë. Vetë INSTAT ka sqaruar se ky botim mbështetet vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë. Edhe pse ka kaluar më shumë se një dekadë nga miratimi i rregullores së zhvillimit të territorit, e cila ngarkon me përgjegjësi edhe institucione të tjera qendrore në dhënien e lejeve, shteti ende nuk ka arritur të krijojë një sistem të unifikuar raportimi.
“Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.
Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e parë bazohen vetëm në burimet bashkiake. INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor”, thotë INSTAT.
Kjo do të thotë se lejet më masive, si ato që miratohen në nivel qendror për kulla të mëdha në Tiranë apo gjetkë, resorte apo komplekse strategjike, mbeten krejtësisht jashtë këtij raporti. Duke ofruar statistika të bazuara vetëm te burimet bashkiake, institucionet po dështojnë t'i japin publikut pasqyrën e vërtetë të betonizimit të vendit dhe menaxhimit të territorit.
Për sa kohë të dhënat mbeten të fragmentuara, raportet zyrtare do të shërbejnë më shumë për të zbutur realitetin agresiv të ndërtimit dhe jo për të bërë një monitorim transparent dhe llogaridhënës të ekonomisë sonë. /CNA
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vl...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Kursi mesatar i anëtarëve në fondet e pensionit privat nge...
Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në kë...
Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në...
Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta he...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Kreditimi i ekonomisë u përmirësua përsëri gjatë muajit pr...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Hekurudha shqiptare ka planifikuar hapjen e një tenderi pë...
Banka e Shqipërisë fitoi pothuajse 123 milionë euro nga rr...
Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur n...
Instat ka publikuar rezultatet e Vrojtimit mbi Aktivitetin...
Fondi i investimeve kapitale nga buxheti është në rekordin...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Korporata Atlas ka finalizuar në fillim të këtij viti bler...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në prill 2026, Fondi i N...
Vendi ynë ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike tot...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një zjarr i madh ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve n...
Pallati i Buckingham-it thotë se Princi Harry nuk do të që...
Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formim...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...