Protestuesit nuk harrojnë Veliajn: I erdhi radha e burgut, të mos lirohet
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...

Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këtij viti, ndërsa shpërndarja sektoriale vazhdon të dëshmojë një orientim kryesisht te tregtia, shërbimet dhe ndërtimi.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për katër muajt e parë të vitit 2026 sektori bankar dha gjithsej 92.8 miliardë lekë kredi të reja për biznesin, në rritje me 11.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë dhe ka shënuar rritje të lartë edhe për muajt e parë të këtij viti. Në katër muaj, kredia e re për tregtinë arriti në 36.2 miliardë lekë, në rritje me 25.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia për tregtinë përbën tashmë 39% të vlerës së kredisë së re, të disbursuar gjatë vitit, në rritje të mëtejshme nga nivelet e vitit të kaluar.
Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, turizmi po e kompenson pjesërisht këtë efekt dhe po bën që shërbimet e lidhura me të, sidomos tregtia, të kenë një rol në rritje në ekonominë shqiptare pas pandemisë.
Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 13.1 miliardë lekë, por në rënie me 4.4% krahasuar me një vit më parë. Pas një ecurie pozitive vitin e kaluar, kredia e re për industrinë përpunuese paraqitet në rënie këtë vit. Industria në tërësi dhe ajo përpunuese në veçanti kanë shfaqur një ecuri të dobët të prodhimit në vitet e fundit dhe kjo po fillon të reflektohet edhe në shifrat e huadhënies.
Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë është ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 11.7 miliardë lekësh. Vlera e kredisë së re për ndërtimin u rrit me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ritëm i ngjashëm me rritjen mesatare të kredisë së re për biznesin. Huaja e re për ndërtimin përbën rreth 12.5% të huasë totale për bizneset, në linjë me ecurinë e vitit të kaluar.
Ndërkohë, rritje të ndjeshme të kreditimit në muajt e parë të 2026 kanë shënuar edhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Kredia e re në këtë sektor arriti në 3.7 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 110%.
Rritje vazhdon të shfaqë edhe sektori që përfshin akomodimin dhe shërbimin ushqimor. Kredia e re arriti në 7.6 miliardë lekë, në rritje vjetore me 78%. Pesha në strukturën e kredisë për biznes u rrit në 8.2%, nga 5.1% një vit më parë. Rritja e kredisë për këtë sektor duket se reflekton kërkesën ende të lartë për investime të lidhura me sektorin e turizmit, kryesisht në hoteleri dhe kapacitete akomoduese.
Për t’u përmendur këtë vit është edhe kthimi i rritjes së kreditimit të sektorit energjetik, që vitin e kaluar kishte pësuar një rënie të fortë. Për katër muajt e parë të këtij viti, kredia e re për energjetikën arriti në 4.5 miliardë lekë, në rritje me 114% krahasuar me një vit më parë.
Sektori i bujqësisë edhe këtë fillimviti regjistroi kreditim në vlera modeste, me 393 milionë lekë ose 26% më pak krahasuar me një vit më parë.
Kredia për bujqësinë po vazhdon të tkurret, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit, duke përfshirë një program të sigurimit të fondeve me çmim preferencial, të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe një skemë të re të garancisë sovrane për kreditë, të aplikuar nga qeveria shqiptare./Monitor
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...
Numri i pensionistëve të rinj në skemën e sigurimeve shoqë...
Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 k...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Çmimi i arit ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjash...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...