web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr i madh në një shkollë në Tokio/ Evakuohen rreth 300 nxënës dhe stafi

19 Qershor 2026, 09:27, Kosova & Bota CNA

Zjarr i madh në një shkollë në Tokio/ Evakuohen rreth 300

Një zjarr shpërtheu këtë të premte në një shkollë fillore në qendër të Tokios.

Zjarri në shkollën Takinogawa Nr. 3 nisi pranë një salle muzike në katin e sipërm të ndërtesës katërkatëshe, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të kryqytetit japonez.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 300 nxënës dhe stafi u evakuuan nga ndërtesa.

Pamjet televizive treguan tym të zi që dilte nga dritaret, ndërsa zjarrfikësit po luftonin me flakët menjëherë sapo mbërritën në vendngjarje./CNA





Lajmet e fundit nga