web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i Jashtëm grek “provokon”: Athina ka në dorë “çelësin” e integrimit të Shqipërisë

17 Qershor 2026, 17:52, Kosova & Bota CNA

Ministri i Jashtëm grek “provokon”: Athina ka në dorë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ndau sot një qëndrim provokues ndaj Tiranës zyrtare.

Kjo pasi në fjalën e tij në parlamentin grek deklaroi se Athina ka në dorë “çelësin” e integrimit të Shqipërisë.

Po ashtu, Gerapetritis u shpreh se nuk është e mundur të bëhet përparim në proces pa respekt të plotë për të drejtat pronësore të pakicës greke në Shqipëri.

“Po e monitorojmë nga afër çështjen e pronave dhe pata mundësinë t’i them personalisht Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë se nuk është e mundur të bëhet përparim në proces pa respekt të plotë për të drejtat pronësore të pakicës. Është e qartë se Greqia ka çdo arsye, historike dhe kombëtare, por edhe sot në rrethanat dhe gjeopolitike, për të qenë ajo që mban çelësin, vendi që po përshpejton procesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Familjen Europiane”,-tha Gerapetritis./CNA





Lajmet e fundit nga