web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do të bëjmë çmos për luftën në Ukrainë”/ Trump takohet me Zelensky-n në samitin e G7

16 Qershor 2026, 17:57, Kosova & Bota CNA

“Do të bëjmë çmos për luftën në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua këtë të martë me presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të samitit që po mbahet në Francë mes udhëheqësve të G7-ës.

Zyra e shtypit e presidencës ukrainase ndau pamje teksa Zelensky bisedonte me Trump dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Trump u tha gazetarëve se do të bëjë çmos për luftën atje, duke shtuar se shumë të rinj po vdisnin në fushën e betejës nga të dyja palët, siç raportojnë mediat e huaja.

Nga ana e tij, Zelensky u shpreh se udhëheqësit e G7-ës kishin rënë dakord në samitin e Évian-les-Bains se Rusia nuk po e fitonte luftën e saj në Ukrainë dhe kishin diskutuar sanksione shtesë për ta sjellë Moskën në tryezën e negociatave./CNA





Lajmet e fundit nga