web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Indonezia dhe Kina goditen nga 2 tërmete të fuqishme, viktima dhe të lënduar

16 Qershor 2026, 14:39, Kosova & Bota CNA

Indonezia dhe Kina goditen nga 2 tërmete të fuqishme, viktima dhe

Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy shtete të kontinentit aziatik.

Tërmeti i parë u regjistrua në ishullin qendror Sulawesi të Indonezisë, me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter.

Mediat ndërkombëtare nuk raportojnë për viktima, dëme apo rreziqe për cunami.

Po sot, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi provincën veriperëndimore kineze Qinghai. Siç raportuan mediat shtetërore, si pasojë e lëkundjeve të forta humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Punëtorët në minierat e qymyrit pranë epiqendrës janë evakuuar dhe se autoritetet ende po vlerësojnë viktimat dhe dëmet materiale./CNA





Lajmet e fundit nga