web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet parlamentare/ Orban rizgjidhet në krye të Fidesz: Nuk dorëzohem, kurrë

13 Qershor 2026, 22:21, Kosova & Bota CNA

Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet parlamentare/ Orban

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është rizgjedhur sot në krye të partisë së djathtë Fidesz, pavarësisht humbjes së thellë që pësoi partia në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Fitues i zgjedhjeve doli partia Tisza, e udhëhequr nga Peter Magyar, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së pandërprerë të Orbanit. Me shumicën prej dy të tretash në parlament, Tisza ka mundësinë të shfuqizojë ndryshimet kushtetuese të miratuara gjatë qeverisjes së Fidesz.

Pas humbjes zgjedhore, e ardhmja politike e Orbanit u vu në pikëpyetje, ndërsa disa ish-aleatë të tij kërkuan publikisht tërheqjen e tij nga politika. Kjo konsiderohet sfida e parë e hapur ndaj lidershipit të tij që nga marrja e postit të kryeministrit në vitin 2010.

Megjithatë, në kongresin e Fidesz nuk pati kandidat tjetër për drejtimin e partisë. Nga 737 delegatë, 729 votuan pro rizgjedhjes së Orbanit si kryetar.

Në fjalimin e tij para votimit, ai deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika.

"Nuk dorëzohem, kurrë”, tha ai, duke marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen në zgjedhje.

Ai theksoi se Fidesz ka qenë një “parti qeverisëse e shkëlqyer” për 16 vjet, por tani duhet të reformohet për t’u shndërruar në një opozitë efektive dhe të jetë e gatshme të rikthehet në pushtet në të ardhmen. /CNA





Lajmet e fundit nga