PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën k...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500 trupa.
Rutte këtë deklaratë e bëri gjatë një konference për media në Bruksel, pasi u pyet lidhur me njoftimin e disa ditë më parë se aleanca ushtarake perëndimore synon të reduktojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë.
“Në këtë moment, ju e shihni që KFOR-i ka rreth 4.700 ushtarë. Ajo çfarë do të bëjmë është që do të kthehemi në nivelet e para vitit 2023. Sigurisht, varësisht nga rrethanat, do të shihni një KFOR me 3.000 deri në 3.500 trupa. Dhe, mendoj se duke pasur për bazë përmirësimin e situatës, KFOR-i do të vazhdojë të jetë i fokusuar në misionin e tij thelbësor”, tha Rutte.
Ai tha se ky ndryshim që do të bëhet në NATO vjen pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar si “lajm të mirë”.
“Prandaj, NATO-ja në janar i dha fund dislokimit të forcave rezervë në KFOR. Kjo ndodhi dy vjet pas rotacionit të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë, ne vazhdimisht po shikojmë për pozicionimin më të mirë për KFOR-in për të ardhmen”, tha shefi i NATO-s.
Më 12 qershor, NATO-ja tha se gradualisht, gjatë vitit të ardhshëm, do të përshtatë forcën për mbështetjen e KFOR-it.
“NATO dhe KFOR-i janë të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, tha komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich.
“Është ky angazhim që ka çuar në rritjen e stabilitetit, teksa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”, shtoi ai.
Pas njoftimit të NATO-s, Shtetet e Bashkuara thanë se presin që të ketë ndryshime në kontributin e tyre në KFOR.
Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të bërë nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e trupave në terren.
“Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, NATO-ja do të optimizojë pozicionimin e Forcës së Kosovës [KFOR]. Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje - në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut - të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me këtë rishikim të udhëhequr nga SHAPE”, tha zyrtari për REL-in.
Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon ta konsiderojë misionin një komponent kyç të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, pa dhënë detaje për natyrën apo përmasën e ndryshimeve të mundshme.
Më 2023, për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, NATO kishte dislokuar afër 1.000 trupa shtesë në Kosovë.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999 në vend. Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga 31 vende të botës.
Italia ka numrin më të lartë të trupave, përkatësisht 907, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 590 paqeruajtës dhe Hungaria me 408. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX.
Misioni i NATO-s, po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë./ Rel
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën k...
Vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, e planifiku...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ndau s...
Moska mbështet marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dh...
SHBA-ja dhe Irani pritet të nënshkruajnë zyrtarisht një me...
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e ...
Prezantuesi televiziv Jeremy Clarkson ka zbuluar se është ...
Djali i ish-presidentit brazilian të burgosur, Jair Bolson...
Zvicra njoftoi se ceremonia e nënshkrimin e marrëveshjes m...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua këtë të martë ...
Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në samitin e G...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i dhuroi presidentit të...
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka ngritur dyshime në li...
Banka qendrore e Japonisë ka rritur normën e saj kryesore ...
Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing, kanë humbur...
Donald Trump mund të vendosë të publikojë një marrëveshje ...
Si pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet gjatë kësaj j...
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dha konfirmimin e par...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është raportuar në afërsi të Syrit të Kaltër,...
Pas dy ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 37-vje...
Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angole...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se pas 1...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën k...
Vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, e planifiku...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...