PËR NJË SHQIPËRI TË RE
Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të bo...

Debati mbi investimet në zonat bregdetare, edhe në ato që gëzojnë status mbrojtjeje, është tashmë sa mjedisor aq edhe politik.
Ndër protestues, dominon qëndrimi: “Larg duart nga bregdeti ynë”, ndërsa qeveria shtron pyetjen: “A do ta zhvillojmë turizmin, apo do të mbetemi te turizmi i Mihalit që rreh klientët e lokalit”?
Unë mbështes këtë të dytën, pra zhvillimin.
Por çfarë është, apo çfarë quhet zhvillim?
Zhvillimi duhet të mbështetet në tri shtylla:
-Mbrojtje e natyrës, sipas kategorive dhe bashkëjetesë e ekonomisë me mjedisin.
-Respektim i pronësisë.
-Përdorim i vijës bregdetare vetëm për turizëm.
Çfarë ka bërë e po bën qeveria deri tani?
Shikojeni këtë lagje tip Berati apo Gjirokastre. Është “Gjiri i Manastirit”, ky territor iu hoq zonës së mbrojtur të Butrintit, për zhvillim turistik, në bazë të ligjit famëkeq të “Investimeve Strategjike”. Pra, kjo lagje, është një “Investim Strategjik”.
Por, çfarë gjëje strategjike ka këtu? Çfarë është ndërtuar këtu? Vila dhe apartamente për shitje, nuk ka resort, mesa di vetëm një hotel (mesa duket për të justifikuar lejen).
Të gjitha lejet “Strategjike” kanë qenë hotel shoqëruar me vila e apartamente. Po si mund t'i dhurosh territor mu në vijën e ujit sipërmarrësve që të ndërtojnë shtëpi për shitje?
Bregdeti është pasuri e çdo shtetasi shqiptar, dhe duhet të shfrytëzohet vetëm për qëllime ekonomike.
Sot rrjeti dhe programet televizive janë të mbushura me reklama që njoftojnë shitje vilash dhe apartamente, "vetëm aq” e “vetëm kaq” metra larg nga vija e ujit. Kudo në bregdet, nga Velipoja, Shëngjini, Tale, në Lalëz nuk ka mbetur më pemë në këmbë... e deri ne Ksamil, ndërtohet për shitje, vila e apartamente.
Çfarë shërbimi i bëjnë turizmit këto?
Pothuajse zero!
I shërbejnë jetës së luksit atyre që kanë mundësi ta bëjnë.
Kur dëgjoj, jo resorti i madh, jo modeli turk e grek, kujtoj se në Turqi ka vërtet resorte gjigante. Janë në përmasat e një lagjeje qyteti, dhjetëra hektarë, me disa hotele, vila, pishina, kinema, parqe pa fund, kënde lojërash, teatro e çdo gjë tjetër. Por janë vetëm në shërbim të turizmit, nuk ka aty pasunarë që jetojnë një javë në vit.
Ja, shikojeni foton e dytë. Është një resort pikërisht në Turqi, 3,000 pushues e ka kapacitetin. Ndodhet në mes të pemëve dhe nuk ka banorë aty, ka vetëm pushues.
Duhet të prenotosh në mars-prill për të pushuar në gusht.
Ky lloj zhvillimi që bëjmë ne nuk është zhvillim, por shkatërrim i aseteve natyrore të bregdetit, edhe aty ku nuk është zonë e mbrojtur, por është zonë që duhet t'i shërbejë ekonomisë kombëtare./ CNA
Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të bo...
"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur...
Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin G...
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...
Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment që i dërgova ...
Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non gr...
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e...
Presidenti i Ukrainës ka përdorur një fjalim në samitin e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...