Nga Iris Beqiri/ A mjafton zemërimi për ta ndryshuar politikën?!
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...

Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non grata” ka prodhuar menjëherë debat politik, entuziazëm tek mbështetësit e tij dhe nervozizëm tek kundërshtarët. Megjithatë, përtej reagimeve të zakonshme, ndoshta vlen të bëjmë një lexim më të thellë të situatës.
Së pari, deri në këtë moment mungon një konfirmim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se Berisha ka gënjyer. Mund të ketë pasur kontakte, komunikime apo sinjale të caktuara. Por a kemi të bëjmë me një heqje reale të “non gratës”, apo me një proces politik shumë më të gjerë sesa vetë statusi personal i Berishës?
Një element që meriton vëmendje është vetë mënyra se si u dha lajmi. Nëse vërtet kemi të bëjmë me një ndryshim kaq të rëndësishëm të qëndrimit amerikan, atëherë është e çuditshme që informacioni u bë publik fillimisht nga vetë Berisha dhe jo nga institucionet amerikane. Kjo krijon përshtypjen se kemi të bëjmë më shumë me një sinjal politik sesa me një akt të formalizuar diplomatik.
Në diplomaci, shpesh rëndësi ka jo vetëm mesazhi, por edhe koha kur jepet. Dhe koha është interesante. Shqipëria po kalon një periudhë ku protestat kanë krijuar një presion të papritur mbi të gjithë klasën politike. Në një situatë të tillë, një lajm i tillë zhvendos menjëherë vëmendjen publike nga protestat te Berisha dhe Partia Demokratike. Praktikisht, debati kalon nga kriza e sistemit politik te fati politik i një individi.
Në politikën ndërkombëtare, vendimet rrallëherë merren duke parë vetëm një individ. Fuqitë e mëdha shohin stabilitetin, interesat strategjike, funksionimin e institucioneve dhe perspektivën afatgjatë të vendit. Për këtë arsye nuk përjashtohet mundësia që mesazhi i vërtetë të mos jetë "Berisha është rehabilituar", por "Shqipëria po hyn në një fazë të re politike".
Një interpretim i mundshëm është se SHBA mund të ketë dhënë sinjale se Shqipëria po shkon drejt një rotacioni politik. Nëse perceptohet se pushteti aktual po hyn në një fazë konsumimi, atëherë partnerët ndërkombëtarë kanë interes të kenë një opozitë funksionale, të organizuar dhe të gatshme për të qeverisur.
Këtu lind pyetja tjetër: “A ka kushte kjo tolerancë e mundshme ndaj Berishës dhe nëse po cilat janë?”
A është e mundur të kemi të bëjmë me një formulë tranzicioni, ku Berisha mund të marrë një lloj rehabilitimi politik, ndërsa në këmbim të kontribuojë në një tranzicion të kontrolluar të Partisë Demokratike drejt një lidershipi të ri?
Në fund të fundit, edhe vetë mosha e Berishës e bën të pashmangshëm diskutimin për pasuesin. Herët ose vonë, çdo forcë politike detyrohet të prodhojë brezin e ardhshëm.
Në këtë skenar, emra si Jorida Tabaku ndoshta do të kishin kuptim. Ajo ka ruajtur marrëdhënie korrekte me partnerët ndërkombëtarë, ka profil institucional, ka shmangur konfliktet e ashpra personale, ka mbajtur qëndrime që në shumë raste kanë qenë më afër standardeve perëndimore sesa retorikës tradicionale të opozitës dhe është shprehur pro protestës qytetare. Për SHBA dhe BE, një lidership i tillë mund të konsiderohej më i parashikueshëm, më i pranueshëm dhe më i menaxhueshëm një figurë e një partie të dalë nga protesta spontane dhe e drejtuar nga figura pa përvojë politike.
Një tjetër element është frika nga destabilizimi. Protestat e ditëve të fundit kanë tronditur establishmentin politik shqiptar. Protestat kanë treguar se zemërimi qytetar është real. Besimi tek partitë tradicionale është në rënie.
Hendeku mes klasës politike dhe qytetarëve po zgjerohet.
Nëse ky proces do të vazhdonte pa kontroll, ai mund të prodhonte jo vetëm ndryshim politik, por edhe destabilizim institucional.
Në momente të tilla, Perëndimi historikisht ka vendosur si primare stabilitetin. Jo gjithmonë përpara demokracisë. Sepse destabilizimi politik, ekonomik dhe social shihet si rrezik më i madh sesa defektet e sistemit. Për këtë arsye nuk është e pamundur që aktorët ndërkombëtarë të kërkojnë një tranzicion të kontrolluar, ku ndryshimi të ndodhë, por pa shembur strukturat ekzistuese.
Por kjo është një zgjidhje afatshkurtër.
Stabiliteti i qëndrueshëm nuk ndërtohet mbi marrëveshje elitash, por mbi demokraci funksionale, institucione që japin llogari dhe zgjedhje të besueshme. Çdo gjë tjetër është thjesht shtyrje e problemit.
Së fundmi, po sikur mesazhi të jetë edhe për Partinë Socialiste, e cila pavarësisht kontrollit institucional dhe avantazheve të pushtetit nuk ndihet e qetë? Protestat i kanë shkaktuar një goditje politike të dukshme, sidomos për shkak të refuzimit të vazhdueshëm për të reflektuar apo për të lëshuar terren.
Për herë të parë pas shumë vitesh, qeveria është përballur me një kundërshtim që nuk kontrollohet lehtësisht përmes logjikës tradicionale të konfliktit me Partinë Demokratike. Dhe reagimi i saj ka qenë kryesisht refuzues. Kokëfortësia për të mos lëshuar pe mund të kthehet edhe në verbëri politike.
Nëse SHBA po sinjalizon se nuk e konsideron më të paprekshëm ekuilibrin aktual politik, atëherë ky është një paralajmërim edhe për qeverinë, e cila fillon të perceptohet si e konsumuar ose që humbet aftësinë për të prodhuar konsensus shoqëror.
Po ashtu, duhet parë edhe në prizmin e integrimit europian. Shqipëria po hyn në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Europian. Në një proces të tillë, partnerët ndërkombëtarë kanë nevojë për dy gjëra: stabilitet dhe opozitë funksionale. Një qeveri pa opozitë reale është shenjë dobësie demokratike. Për këtë arsye, forcimi i opozitës mund të shihet edhe si një nevojë e vetë procesit të integrimit.
Gjithsesi kryelajmi nuk është nëse Berishës i është hequr apo jo “non grata”, por çfarë po përgatitet në prapaskenë për Shqipërinë politike dhe si po projektohet e ardhmja e gjithë sistemit politik shqiptar.
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga autorët e shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme n...
Një rast i trafikimit të heroinës nga Maqedonia e Veriut d...
Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për vrasjen e poli...
Një "Call Center" ku kryhej mashtrim kompjuterik është zbu...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Shpërthime janë dëgjuar në afërsi të qytetit iranian Sirik...
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e parabur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se so...
Banka Qendrore Europiane ka rritur normat e interesit për ...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...